Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Radio France vëren se që prej mesit të tetorit, edhe studentët i janë bashkuar masivisht kësaj lëvizjeje, ndërsa rrjetet sociale janë kthyer në një prej mjeteve kryesore të organizimit dhe shpërndarjes së pamjeve nga protestat.
TIRANA- Protestat e të rinjve dhe studentëve në Shqipëri kanë tërhequr vëmendjen e mediave franceze. Radio France i ka kushtuar një artikull mobilizimit rinor në vend, duke u ndalur te një fenomen i veçantë që po shoqëron demonstratat në Tiranë. Ajo është kënga “J' comprends pas” e grupit francez të repit PNL, e cila është kthyer në kolonë zanore të videove të protestave.
Në artikull, media franceze shkruan se mijëra të rinj janë mobilizuar në Shqipëri që prej muajit maj. Fillimisht, protestat u përqendruan te kundërshtimi i projekteve të ndërtimit në hapësira natyrore të mbrojtura, ndërsa më pas pakënaqësitë u zgjeruan, duke përfshirë korrupsionin, pabarazinë, mungesën e perspektivës dhe përkeqësimin e shërbimeve publike.
Radio France vëren se që prej mesit të tetorit, edhe studentët i janë bashkuar masivisht kësaj lëvizjeje, ndërsa rrjetet sociale janë kthyer në një prej mjeteve kryesore të organizimit dhe shpërndarjes së pamjeve nga protestat.
Një prej elementeve që ka tërhequr vëmendjen e medias franceze është pikërisht përdorimi i këngës “J' comprends pas”, e publikuar në vitin 2015 dhe që ka kaluar 252 milionë dëgjime në Spotify.
Sipas Radio France, titulli i këngës, që përkthehet “Nuk kuptoj”, duket se përshtatet me ndjesinë e zhgënjimit dhe pakënaqësisë që shprehin të rinjtë shqiptarë. Media thekson se kënga trajton tema si zhgënjimi dhe kërkimi i identitetit, duke gjetur kështu një lloj jehone te protestuesit.
Artikulli ndalet gjithashtu te protestat e të rinjve në Francë, ku nxënës dhe studentë kanë ngritur shqetësime për mungesën e fondeve në arsim, klasat e mbipopulluara dhe mungesën e mësuesve.
Edhe pse situatat politike në të dy vendet janë të ndryshme, Radio France evidenton shqetësime të përbashkëta mes brezit të ri, si pabarazia, pasiguria për të ardhmen dhe ndjesia se institucionet nuk po i dëgjojnë./Dosja.al
Tedi Blushi TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se protesta e studentëve duhet të mbetet në qend...
I moshuari TIRANA- Një i moshuar, i veshur me kostum tradicional, i është bashkuar protestës së zhvilluar para Ministrisë ...
Pamje TIRANA- Studentët dhe aktivistët kanë vendosur një banderolë me mbishkrimin “Rama në burg, Berisha në burg...
TIRANË- Protesta e studentëve është tensionuar përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesve u janë bashkuar edhe mb&e...
Avioni TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, zhvilloi një vizitë në Aeroportin Ndërkomb&e...
TIRANË- Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me një incident, ku një person ësht&...
TIRANË- Një incident është regjistruar gjatë protestës së Partisë Demokratike para Kryeministrisë, ku një pre...
TIRANË- Një i ri gjatë protestës foli për protestën dhe zhgënjimin e tij nga situata në vend. Ai tregoi se k...
TIRANË- Një qytetar ka denoncuar dhunën policore ndaj djalit të tij, i cili është dhunuar gjatë protestës studentore dh...
Miniere MARTANESH- Një aksident tragjik ka ndodhur në një minierë në Martanesh, ku si pasojë ka humbur jetën një perso...