https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
VIDEO/ “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët vendosin banderolën në Ministrinë e Arsimit
Banderola është shpalosur në momentin kur demokratët iu bashkuan protestës studentore, duke u pritur me thirrje dhe brohoritma nga protestuesit.
7 November 2026, 15:14Nga E.d
Pamje
TIRANA- Studentët dhe aktivistët kanë vendosur një banderolë me mbishkrimin “Rama në burg, Berisha në burg” në kangjellat e Ministrisë së Arsimit, duke përcjellë mesazhin kundër klasës së vjetër politike.
Banderola është shpalosur në momentin kur demokratët iu bashkuan protestës studentore, duke u pritur me thirrje dhe brohoritma nga protestuesit.
Mesazhi i aktivistëve të “Flamingove” ka shkaktuar debate dhe reagime nga disa prej mbështetësve të Partisë Demokratike, duke sjellë edhe tensione mes protestuesve.
Përmes kësaj thirrjeje, studentët dhe aktivistët kanë shprehur kundërshtimin ndaj të dy liderëve politikë, Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke kërkuar largimin e klasës së vjetër politike./Dosja.al