Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas artikullit, tubimi u shoqërua me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit, ku u hodhën gurë dhe bomba molotov, ndërsa u dogjën edhe kosha mbeturinash.
TIRANA- Protestat e të rinjve në Shqipëri kanë marrë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Për zhvillimet e fundit në vend ka shkruar edhe gazeta prestigjioze britanike "The Guardian", e cila i ka përfshirë demonstratat shqiptare në një panoramë më të gjerë të protestave të gjeneratës Z që kanë përfshirë Europën.
Në Shqipëri, protestuesit kanë dalë në rrugë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë dhe akuzave për korrupsion. Sipas artikullit, tubimi u shoqërua me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë së Shtetit, ku u hodhën gurë dhe bomba molotov, ndërsa u dogjën edhe kosha mbeturinash.
"The Guardian" e vendos Shqipërinë në të njëjtën panoramë me shtete të tjera europiane, ku mijëra të rinj kanë protestuar për çështje që lidhen me të ardhmen e tyre, arsimin, kostot e jetesës dhe shërbimet publike.
Në Francë, rreth 320 mijë persona morën pjesë në demonstratat e së shtunës, të zhvilluara në Paris, Marsejë, Grenoble, Bordo, Lion dhe Tuluzë. Protestat u shoqëruan me incidente të dhunshme, ndërsa mbi 770 persona u arrestuan. Prokuroria në Paris ka hapur një hetim për tentativë vrasjeje ndaj personave me autoritet publik, pasi mjete ndezëse u hodhën në drejtim të efektivëve të policisë.
Trazira u regjistruan edhe në Gjermani, veçanërisht në Frankfurt, ku persona të maskuar dëmtuan 17 dyqane dhe plaçkitën pesë prej tyre. Gjatë përplasjeve u hodhën sende të forta dhe bomba molotov. Më shumë se 100 mijë persona marshuan në mbi 30 qytete gjermane, në kuadër të lëvizjes "Gen Z regelt", duke kërkuar përmirësimin e sistemit arsimor dhe uljen e kostos së jetesës.
Në Portugali, policia ndërhyri për të shpërndarë kampet e protestuesve në Lisbonë dhe Porto, ku demonstratat kishin në fokus krizën e strehimit dhe rritjen e çmimeve të qirave. Ndërsa në Zvicër, protestat në Zyrih dhe Bazel përfunduan me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të sigurisë, të cilat përdorën gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome.
Protestat e të rinjve po përhapen në disa vende të Europës, nga Franca dhe Gjermania deri në Shqipëri, duke nxjerrë në pah pakënaqësitë e brezit të ri për kushtet ekonomike, arsimin, strehimin dhe politikat qeveritare./Dosja.al
Pamje SHKODRA- Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër, ku një 67-vjeçare ka humbur jetën...
Sekuestrimi i bimëve të kanabisit ITALI- Një operacion i karabinierëve në zonën e Altedos, pranë Bolonjës në Ital...
Foto ilustruse RROGOZHINA- Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në autostradën Rr...
Pamje TIRANA- Fluksi i shtuar i automjeteve gjatë fundjavës, i shoqëruar edhe me reshjet e shiut, ka sjellë trafik të rëndu...
Pamje TIRANA- Protesta e kësaj të diele në Tiranë është mbyllur pas disa orësh tubimi para Kryeministrisë, ku qy...
Pamje TIRANA- Protesta studentore vijon edhe këtë të dielë para Kryeministrisë, pavarësisht reshjeve të shiut që kan&e...
Pamje nga protesta TIRANA- Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e një protestuesi të arrestuar më 29 tetor gjatë protestave në ...
Pamje PRISHTINA- Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të diel në qendër të Prishtinës, në një prote...
Pamje TIRANA- Një qytetare ka reaguar ashpër ndaj efektivëve të policisë gjatë protestës së zhvilluar këtë t...
Foto ilustruse SHKODËR- Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shkodër, ku një 67-vj...