1 November 2026, 21:31
Nga E.d
Sekuestrimi i bimëve të kanabisit
ITALI- Një operacion i karabinierëve në zonën e Altedos, pranë Bolonjës në Itali ka zbuluar një aktivitet të përmasave të mëdha të kultivimit dhe përpunimit të kanabisit në ambientet e një ish-kompleksi industrial. Autoritetet kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, që dyshohet se i afrohet një toni, ndërsa në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar 57-vjeçar.
Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan bimë kanabisi ende në fazë rritjeje, lëndë narkotike që po thahej, si dhe sasi të përgatitura për paketim dhe shpërndarje në treg. Në ambientet e kompleksit ishte ngritur edhe një kamp i improvizuar, me çadra dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për të mbështetur veprimtarinë e paligjshme.
Në momentin e ndërhyrjes, tre persona po merreshin me përpunimin e kanabisit. Dy prej tyre arritën të largoheshin dhe aktualisht janë shpallur në kërkim, ndërsa i treti, 57-vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë. Përveç tij, gjashtë shtetas të tjerë shqiptarë, të moshave 51 deri në 65 vjeç, janë vënë nën hetim në gjendje të lirë për përfshirje të dyshuar në këtë aktivitet kriminal.
Mediat italiane shkruajnë se hetimet dhe kontrollet në zonë vijojnë për të përcaktuar sasinë përfundimtare të drogës së sekuestruar, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për shkatërrimin e lëndës narkotike dhe çmontimin e plotë të plantacionit./Dosja.al
itali kanabis shqiptare
Aktualitet
1 November 2026, 20:19
E.d
Foto ilustruse
RROGOZHINA- Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në autostradën Rr...
Aktualitet
1 November 2026, 19:44
E.d
Pamje
TIRANA- Fluksi i shtuar i automjeteve gjatë fundjavës, i shoqëruar edhe me reshjet e shiut, ka sjellë trafik të rëndu...
Aktualitet
1 November 2026, 19:16
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e kësaj të diele në Tiranë është mbyllur pas disa orësh tubimi para Kryeministrisë, ku qy...
Aktualitet
1 November 2026, 18:41
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta studentore vijon edhe këtë të dielë para Kryeministrisë, pavarësisht reshjeve të shiut që kan&e...
Aktualitet
1 November 2026, 18:06
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e një protestuesi të arrestuar më 29 tetor gjatë protestave në ...
Aktualitet
1 November 2026, 18:01
E.d
Pamje
PRISHTINA- Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të diel në qendër të Prishtinës, në një prote...
Aktualitet
1 November 2026, 17:33
E.d
Pamje
TIRANA- Një qytetare ka reaguar ashpër ndaj efektivëve të policisë gjatë protestës së zhvilluar këtë t...
Aktualitet
1 November 2026, 16:56
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shkodër, ku një 67-vj...
Aktualitet
1 November 2026, 16:52
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. St...
Aktualitet
1 November 2026, 16:35
E.d
Pamje
FIER- Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar një banesë në fshatin Hoxhar i Vjetër në Fier. Fatm...