1 November 2026, 18:01
Nga E.d
Pamje
PRISHTINA- Qytetarët janë mbledhur sërish këtë të diel në qendër të Prishtinës, në një protestë për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën në Vitomiricë të Pejës. Protestuesit kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit dhe përgjegjësi nga institucionet, duke theksuar se viktima kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje, por thirrjet e saj nuk morën përgjigjen e duhur.
Një ndër kërkesat kryesore të protestës është dorëheqja ose shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas informacioneve të bëra publike, Arlinda Zekaj kishte kërkuar për muaj të tërë zbatimin e një vendimi gjyqësor. Më 16 tetor, Gjykata Themelore e Pejës kishte urdhëruar kthimin e saj në banesën e përbashkët me ish-bashkëshortin, pranë djalit të saj.
Megjithatë, pavarësisht kërkesave për ndihmë dhe mbrojtje, ajo u vra me sëpatë nga ish-kunati, Albert Sylaj në Vitomiricë. Rasti ka nxitur reagime të forta dhe pikëpyetje mbi mënyrën se si institucionet trajtuan denoncimet e saj. Viktima kishte lënë pas edhe prova me shkrim dhe regjistrime zanore, përmes të cilave kërkonte ndihmë dhe denonconte situatën e saj.
Protestuesit kanë paralajmëruar se tubimet do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre dhe marrjen e përgjegjësive institucionale për këtë ngjarje të rëndë./Dosja.al
kosova qytetaret proteste
Aktualitet
1 November 2026, 17:33
E.d
Pamje
TIRANA- Një qytetare ka reaguar ashpër ndaj efektivëve të policisë gjatë protestës së zhvilluar këtë t...
Aktualitet
1 November 2026, 16:56
E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shkodër, ku një 67-vj...
Aktualitet
1 November 2026, 16:52
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të të mobilizimit. St...
Aktualitet
1 November 2026, 16:35
E.d
Pamje
FIER- Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkrumbuar një banesë në fshatin Hoxhar i Vjetër në Fier. Fatm...
Aktualitet
1 November 2026, 16:21
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve kundër qeverisë ka vijuar edhe këtë të diel, duke shënuar ditën e 20-të t&eum...
Aktualitet
1 November 2026, 15:40
E.d
Pamje
KUKËS- Rënia e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës ka bërë që rrënojat e Kukësit të Vjetër ...
Aktualitet
1 November 2026, 15:29
E.d
Foto ilustruse
GJILAN- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja tragjike e cila ka ndodhur ditën e sotme në Gjilan, ku një i ri dhe ...
Aktualitet
1 November 2026, 15:21
E.d
Foto ilustruse
GJILAN- Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të diele fshatin Demiraj të Gjilanit, n&eum...
Aktualitet
1 November 2026, 15:17
E.d
Pamje
LIBRAZHD- Një aksident është regjistruar në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj, në bashkin...
Aktualitet
1 November 2026, 15:10
E.d
Pamje
Arrestimi i Leli Kajës për korrupsion shënoi edhe fundin e tij në pozicionin e administratorit të kompanisë publike të...