LIVE UPDATES
Bota

Pse pasiguria e energjisë do të vazhdojë

16 April 2022, 06:31 Nga DOSJA
Pse pasiguria e energjisë do të vazhdojë

 Energjia dhe mallrat qëndrojnë në zemër të regjimit të errët të Vladimir Putinit dhe kërcënimit që ai paraqet për botën. Katër trilionë dollarë në eksporte nafte dhe gazi gjatë dy dekadave të sundimit të tij, kanë paguar për tanket, armët dhe raketat, që tani po vrasin ukrainasit, shkruan The Economist.

Të ardhurat nga burimet natyrore kanë ngritur një elitë, e cila ka krijuar pasuri jashtë vendit me jahte, klube nate dhe kompani të ndryshme, duke penguar politikën përfaqësuese në vend dhe duke kënaqur fantazitë megalomaniake të Putinit. Ndërsa Rusia furnizon 10-25% të eksporteve botërore të naftës, gazit dhe qymyrit, shumë vende, veçanërisht në Europë, janë tepër të varura prej saj.

Për ta, lufta në Ukrainë ka qenë një tronditje e madhe për një sistem energjetik tashmë të tendosur, duke e bërë edhe më urgjent përdorimin e energjisë së erës, energjisë diellore dhe asaj bërthamore, me qëllimin për t’u shkëputur nga varësia e naftës. Megjithatë, mos mendoni se kjo epokë e re do t’i japë fund mallkimit të krizave energjetike dhe autokratëve.

Javët e kaosit në tregjet e energjisë, kanë filluar të dëmtojnë konsumatorët. Çmimet e benzinës në Los Anxhelos kanë arritur, për herë të parë, mbi 6 dollarë për gallon. Ndërsa sanksionet ndaj Rusisë po ndihen, tregtarët parashikojnë se Europa do të vuajë nga mungesa e naftës.

Gjermania po përgatitet të racionojë gazin natyror dimrin e ardhshëm, në rast se Rusia ndërpret furnizimet. Në Azi, importuesit e naftës po përgatiten për një goditje në bilancin e pagesave. Në një treg të tendosur, goditjet janë të vështira për t’u përballuar. Çmimi i naftës u rrit në 122 dollarë për fuçi këtë javë, pasi një tubacion nga Azia Qendrore në Detin e Zi, pësoi dëmtime nga stuhia dhe rebelët Houthi të mbështetur nga Irani, sulmuan fabrikat energjetike saudite.

Reagimi

Reagimi i menjëhershëm i qeverive kudo, ka qenë përpjekja për të gjetur më shumë lëndë djegëse fosile, sado ndotëse për mjedisin. Me nxitjen e Perëndimit, Saudi Aramco, firma më e madhe e naftës në botë, po rrit investimet në 40-50 miliardë dollarë në vit.

Administrata e Biden madje u përpoq të përmirësonte marrëdhëniet me Nicolás Maduron, diktatorin e Venezuelës, ndoshta për të marrë më shumë naftë nga një shtet që në vitin 2005, furnizonte 4% të naftës së papërpunuar në botë.

Pyetja afatgjatë që shtrohet është: sa shpejt mund të braktisen plotësisht lëndët djegëse fosile? Strategjia e energjisë e shpallur këtë muaj nga BE-ja, parashikon pavarësinë nga Rusia deri në vitin 2030, pjesërisht duke gjetur burime të reja të gazit, por edhe duke dyfishuar burimet e rinovueshme.

Diçka është bërë e qartë: fuqia bërthamore është rikthyer në modë. Franca planifikon të ndërtojë gjashtë termocentrale të reja dhe po synon “pavarësinë totale në energji”. Më 21 mars, Britania tha se do të ndërtonte një gjeneratë të re reaktorësh bërthamorë me “shpejtësi të jashtëzakonshme”. Një sistem i ri energjie që përdor më pak karbon, gjithashtu ka rritur shpresat për të eliminuar varësinë energjetike nga despotët.

Rreziqet

Megjithatë, pavarësisht se gjeopolitika do të përshpejtojë tranzicionin e energjisë, kjo do të ketë rreziqet e veta. Tranzicioni do të dëmtojë disa ekonomi dhe do të shkaktojë varësi të re nga disa të tjera. Për ta vlerësuar këtë ndikim, ne kemi parashikuar shpenzimet për dhjetë burime natyrore, duke përfshirë naftën dhe qymyrin, dhe metalet e përdorura në prodhimin e energjisë dhe elektrifikimin e industrisë dhe transportit. Ndërsa bota po dekarbonizohet, këto shpenzime do të bien nga 5.8% e PBB-së, në 3.4%, deri në vitin 2040.

Megjithatë, sipas parashikimit tonë, më shumë se gjysma e shpenzimeve do të shkojnë sërish tek autokracitë, duke përfshirë elektro-shtete të reja që ofrojnë metale ekologjike, si bakri dhe litiumi. Dhjetë vendet me prodhimin më të lartë, do të kenë një pjesë tregu mbi 75% në të gjitha mineralet, çka do të thotë se prodhimi do të jetë tepër i përqendruar.

Dallohen dy probleme kryesore. Së pari, gjeopolitika e tkurrjes së industrisë së naftës është e tensionuar. Ndërsa firmat perëndimore tërhiqen për arsye mjedisore dhe në përgjigje të kostove të larta, pjesa e tregut të vendeve anëtare të OPEC dhe Rusisë, do të rritet nga 45% në 57%, deri në vitin 2040, duke u dhënë atyre më shumë ndikim. Prodhuesit me kosto më të lartë si Angola dhe Azerbajxhani, përballen me një tronditje. Harta e botës do të mbushet me ish-petro-shtete të dëshpëruara.

Së dyti, elektro-shtetet në zhvillim përballen me betejën e burimeve. Shpenzimet për metalet ekologjike mund të kapin vlerën mbi 1 trilion dollarë në vit, deri në vitin 2040. Disa shtete, si Australia, janë të pajisur mirë për t’u përballur me këtë situatë, por jo shtete më të brishta, si Kongo, Guineja dhe Mongolia.

Minierat ishin një burim mosmarrëveshjesh në zgjedhjet e fundit në Kili dhe Peru. Firmat globale të minierave janë të shqetësuara se do të hiqen të drejtat e tyre pronësore. Mungesa e investimeve që ka rezultuar, ka rritur çmimin e metaleve ekologjike me 64% vitin e kaluar. E gjithë kjo situatë ndërlikohet nga Kina, e cila kërkon të njëjtat burime, por është më tolerante ndaj qeverive të korruptuara.

Ashtu si me të gjitha mallrat, rritja e çmimeve do të shkaktojë përfundimisht reagimin e tregut. Furnizimi i ngushtë u jep firmave një nxitje të madhe për të rritur riciklimin dhe për inovacion. Po shfaqen lloje të reja të reaktorëve bërthamorë, në shkallë të vogël.

Tesla, e cila përdor minerale për të prodhuar makina elektrike, po zhvillon modele të reja baterish. Ajo ka arritur gjithashtu një marrëveshje furnizimi me Kaledoninë e Re, një territor në Paqësor me 277,000 banorë, i cili mbart një të dhjetën e rezervave të nikelit në botë. Këtë muaj, firma kanadeze Barrick, ra dakord që të ndërtonte një minierë bakri me vlerë 10 miliardë dollarë në Pakistan.

Tension i lartë

Megjithatë, edhe kur tregjet përgjigjen, qeveritë duhet të dyfishojnë përpjekjet. Për shkak se vetëmjaftueshmëria rrallëherë është një opsion, qëllimi duhet të jetë diversifikimi. Kjo nënkupton partneritete të reja. Më 20 mars, Gjermania nisi bisedimet me Katarin për gaz.

Forcimi i industrisë bërthamore në vendet e zhvilluara, është me rëndësi kyçe, mbi të gjitha sepse i çliron vendet nga varësia kineze dhe ruse. Qeveritë duhet të katalizojnë investimet e tyre në miniera. Firmat nuk duhet të lejohen të hedhin në erë shpellat e mbrojtura me trashëgimi kulturore, ose të rrezikojnë punëtorët, por tranzicioni kërkon më shumë projekte minerare në vendet me rrezik të lartë, me një kosto për ekologjinë lokale.

Rregullat e qeverisjes në vendet e pasura duhet të pranojnë kompromisin. Së fundmi, qeveritë e vendeve të pasura duhet të ndihmojnë elektro-shtetet që të përgatiten, për shembull, duke ndihmuar në hartimin e modeleve të kontratave për një ndarje të drejtë të të ardhurave.

Ndërtimi i një sistemi energjie më të pastër dhe më të sigurt, është një detyrë e madhe, e rrezikshme dhe e frikshme. Por, sa herë që shihni vështirësi, pyesni veten: a do të ishte më mirë po të vareshit nga Rusia e zotit Putin. 

Marrë nga Monitori

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be lufta ukraine-rusi vladimir putin be lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Bota 16 April 2022, 06:18

CIA: Rusia mund të përdorë armë bërthamore

Shërbimi i fshehtë amerikan, CIA ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë të vogla bërthamore në luftën në Ukrainë. Përballë “dëshpërimit të mundshë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin