Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Punëtori 63-vjeçar ra nga pallati dhe humbi jetën, arresohen dy inxhinierët e firmës, Policia: Shkelën rregullat e siguris
8 May 2020, 07:03Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Shtetit ka arrestuar dy inxhinerë ndërtimi për vdekjen e punëtorit 63-vjeçar ditën e djeshme në Tiranë. 63-vjeçari, Mëhill Përpepaj ishte duke punuar në një pallat në zonën e “Fushës së Aviacionit”, ku ra nga lartësia duke humbur jetën në vend.
Sot, Policia ka arrestuar inxhinierin e firmës së ndërtimit, B. Ç., 42 vjeç dhe ndihmësin e tij, K. K., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë. Të dy të arrestuarit akuzohen se nuk kishin zbatuar protokollin e rregullave të sigurimit teknik.
NJOFTIMI I PLOTË:
Vihen në pranga për shkelje të rregullave në punë, inxhinieri i firmës ndërtuese dhe inxhinieri për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik të një pallati në ndërtim, ku ditën e djeshme humbi jetën një 63-vjeçar, gjatë kohës që po punonte në këtë objekt. Shërbimet e Komisariatit Nr. 2 dhe grupi hetimor, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë kanë kryer gjithë veprimet hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit arrestuan në flagrancë shtetasit: B. Ç., 42 vjeç, banues në Tiranë, inxhinieri i firmës dhe K. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, ndihmësinxhinier për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 07.05.2020, rreth orës 12:30, ka rënë nga lartësia e pallatit në ndërtim dhe si pasojë ka humbur jetën punëtori i këtij objekti, shtetasi M. P., 63 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI- Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur fushatën e vaksinimit të bagëtive në zonat që janë vlerësuar si vatra potenciale të shfaqjes ...
Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar së fundmi se nënë Limja, një 85-vjeçare nga Shkodra ka fituar betejën me COVID-19. Minis...
TIRANË– Sërish debat në emisionin “360gradë”. Kësaj herë gazetari Bejdo Malo është përplasur me inxhinierin Arben Meço, duke e krahasuar me një pers...
Tiranë- Gazetarja Klodiana Lala , deklaroi në emisionin “Opinion” se nga 24 vendime që janë marr nga SPAK lidhur me operacionin OFL, 23 prej tyre kanë qenë aut...
TIRANË– Sot i është dhënë lamtumira e fundit, arkitektit dhe piktorit të njohur Maks Velo. Në një ceremoni të thjeshtë, ku morën pjesë familjarët dhe të af...
Tiranë- Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e sotme se për protestën që u zhvillua dje në Sheshin Skënderbej nga Shoqëria Civile për heqjen e karantinës, janë p...
Tiranë- Shqipëria javët e fundit ka nisur atdhesimet për shqiptarët që ngelën të bllokuar jashtë vendit. Ndërkohë nuk mungojnë edhe denoncimet nga qytetarët për...
SHQIPËRI– Vendi ynë ul sërish numrin e rasteve të reja me COVID-19. Në Shqipëri janë infektuar me koronavirus 850 persona dhe janë shënuar 31 viktima. Ndër...
Tiranë– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka si lajm të parë vdekjen e Maks Velos. Ballkan web ka në ...