LIVE UPDATES
Aktualitet

Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti 'përfundon' me 23 kg drogë: Na ndërruan valixhen

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Adriana e cila ishte shtatzënë, pësoi abort spontan pas një periudhe të rëndë stresi dhe problemeve shëndetësore. 

11 November 2026, 12:59 Nga E.d
Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti
Çifti kanadez

TIRANA- Kristian dhe Adriana Gjoni, një çift me origjinë shqiptare që jeton në Toronto të Kanadasë, udhëtuan drejt Shqipërisë për të vizituar familjen, por ajo që duhej të ishte një vizitë e mbushur me gëzim u kthye në një makth të vërtetë. Në aeroportin e Tiranës autoritetet gjetën 23,15 kg kanabis në një valixhe që Kristiani pretendon se nuk ishte e tyre. Ai dyshon se ishte viktimë e një skeme të ndërrimit të etiketave të bagazheve.

Pavarësisht se çifti kishte fotografuar valixhet sipas këshillave të qeverisë kanadeze, Kristiani u arrestua dhe kaloi katër ditë në izolim. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Adriana e cila ishte shtatzënë, pësoi abort spontan pas një periudhe të rëndë stresi dhe problemeve shëndetësore. Më vonë, Policia Mbretërore Kanadeze konfirmoi se çifti kishte dorëzuar për check-in vetëm katër bagazhet e veta dhe shprehu bindjen se Kristiani kishte qenë viktimë e ndërrimit të etiketës së bagazhit. 

Ai u lirua me kusht dhe është kthyer në Toronto, por duhet të paraqitet periodikisht në polici në Tiranë. Çështja pritet të gjykohet në fillim të vitit 2027. Kristiani rrezikon deri në 15 vite burg, ndërsa mbrojtja e tij do të mbështetet në provat e autoriteteve kanadeze dhe investigimin e emisionit W5 mbi trafikun e drogës përmes ndërrimit të etiketave të bagazheve.

Artikulli i plotë:

Pushimet familjare të një çifti të ri nga Toronto u kthyen shpejt në një makth në Shqipëri. Pjesërisht, sepse ata ndoqën këshillat e udhëtimit të qeverisë kanadeze.  Një investigim i fundit i emisionit W5 mbi një skemë të ndërrimit të etiketave të bagazheve, ku përfshiheshin pasagjerë të pafajshëm dhe punonjës të korruptuar të aeroportit, e shtyu qeverinë kanadeze të lëshonte një paralajmërim se “rrjetet kriminale shfrytëzojnë etiketat e bagazheve në aeroport për të transportuar drogë”.

Këshilla e qeverisë kanadeze është: “Mbroni veten nga ndërrimi i bagazheve duke bërë fotografi ose video të qarta të valixheve tuaja dhe etiketave përkatëse të bagazheve, përpara se ato të largohen nga zotërimi juaj.” Kristian dhe Adriana Gjoni e ndoqën dokumentarin e W5 dhe zbatuan këshillat e udhëtimit të qeverisë kanadeze. Megjithatë, ai përfundoi në një qeli izolimi në Tiranë të Shqipërisë. Makthi i tyre nisi këtë verë, kur çifti udhëtoi me një nga fluturimet e para direkte të kompanisë Air Transat nga Toronto drejt Tiranës, për të ndarë me familjarët në Shqipëri lajmin se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Pak pasi mbërritën, një punonjës i doganës shqiptare i pyeti pse njërit prej katër bagazheve të tyre i mungonte etiketa.

“Dhe unë i thashë: Unë nuk jam punonjës i aeroportit Pearson apo i Air Transat. Si mund ta dija unë këtë?”, tregoi Kristian.

Çifti u mbajt për dy orë e gjysmë, derisa një oficer e shoqëroi Kristianin drejt rripit të transportimit të bagazheve dhe e urdhëroi të merrte një valixhe të vetme që vazhdonte të sillej në rrip. Kristiani, një biznesmen i fushës së teknologjisë së informacionit, me natyrë të qetë dhe me origjinë shqiptare, tha se ajo nuk ishte valixhja e tij. Por kjo nuk kishte rëndësi. Një oficer hapi valixhen e vetme, e cila ishte e mbushur me 23,15 kilogramë kanabis. Autoritetet nxorën menjëherë kamerat.

“Mendoni tapetin e kuq në Hollywood, ku qindra njerëz bëjnë fotografi nga të gjitha anët, ndërsa në mes hapet një valixhe e vetme”, tha ai.

Për fat të mirë, mendoi Kristiani, ata ishin të përgatitur dhe kishin fotografi të bagazheve të tyre. Por kjo nuk funksionoi. Madje, sipas Kristianit, policia shqiptare e konsideroi këtë veprim “jashtëzakonisht të dyshimtë”.

“Më pyetën: Pse i ke fotografuar valixhet e tua? Dhe unë u thashë: Sepse kjo ka qenë kudo në lajme dhe aktualisht përbën një rrezik sigurie në Kanada”, tregoi ai.

Si funksionon ndërrimi i etiketave të bagazheve?

Një punonjës i korruptuar fut kontrabandë në aeroport një valixhe të mbushur me drogë, heq etiketën nga bagazhi i një pasagjeri të pavetëdijshëm për atë që po ndodh dhe ia vendos atë një valixheje të mbushur me drogë. Nëse valixhja me drogë arrin të kalojë kontrollet, një person që pret në destinacion e merr atë. Nëse jo, pasagjeri i pafajshëm mbetet përballë detyrimit për të shpjeguar situatën.

Një qeli pa dritare

Pavarësisht protestave të Kristianit, policia e dërgoi me shpejtësi në një burg aty pranë, ku, sipas tij, kaloi katër ditë në izolim.

Realiteti i tij i ri ishte një qeli me përmasa rreth 2.4 me 2.7 metra, pa dritare dhe me një dritë fluoreshente që nuk fikej kurrë.

Ishte një ndryshim tronditës për biznesmenin nga Toronto, i cili deri në atë moment kishte pasur në historikun e tij ligjor vetëm disa gjoba parkimi.

Brenda një çasti, ai u shndërrua në një të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge, i përfshirë në një operacion që policia shqiptare e kishte pagëzuar me emrin “Operacioni Valixhet” (Operation Suitcases).

Për të ruajtur arsyen gjatë izolimit, Kristiani tregoi se luante shah me veten, duke krijuar një tabelë shahu me hirin e cigareve dhe bojën që kishte fërkuar nga muret.

Për t'i përkeqësuar edhe më shumë gjërat, Adriana u dërgua në një spital lokal për shkak të ngërçeve të forta abdominale.

Mjekët atje i kryen një ekzaminim me ultratinguj (eko), por jo një analizë gjaku, dhe i thanë policisë se ajo nuk ishte shtatzënë.

Policia shqiptare pretendon publikisht se çifti gënjeu për shtatzëninë

Emri i Kristianit u publikua gjerësisht në mediat shqiptare, së bashku me pretendimin e policisë se çifti kishte gënjyer për shtatzëninë.

“Dyshohet se ai u përpoq t’i shmangej kontrollit duke pretenduar se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë”, shkruhej në një artikull. “Autoritetet thanë se ekzaminimet mjekësore të kryera më vonë përcaktuan se pretendimi ishte i rremë.”

“Pra, i gjithë rrëfimi ishte ndërtuar përpara se të merreshim në pyetje dhe ishte publikuar edhe në media”, tha ai. “Në portale, televizione, rrjete sociale, kudo.”

Ndërkohë, ndërsa Kristiani ishte ende në burg, Adriana u nxor nga urgjenca dhe u rikthye në paraburgimin policor.

“Ajo që më ndihmoi ta përballoja ishte mendimi: ‘Do të dal prej këtej. Të paktën familjen e kemi ende. Do të kemi fëmijën tonë’”, tha ai.

Adrianën e nxorën nga spitali 12 orë më vonë, por në atë kohë ajo ishte ndier sërish keq dhe u dërgua me urgjencë në një spital tjetër.

Atje, një analizë gjaku vërtetoi se ajo ishte shtatzënë, por tashmë ishte tepër vonë. Adriana pësoi abort spontan.

W5 ka parë dokumentet spitalore nga Toronto dhe Shqipëria, të cilat konfirmojnë shtatzëninë e Adrianës dhe humbjen e saj të shtatzënisë. Kristian beson se kjo ndodhi si pasojë e gjithë kalvarit të vuajtjeve lidhur me bagazhet.

“Ne ende nuk kemi arritur ta kapërcejmë këtë përvojë”, tha ai. “Nuk besoj se do të arrijmë ndonjëherë ta lëmë plotësisht pas.”

Edhe një tjetër pasagjere kanadeze që ndodhej në të njëjtin fluturim u ndalua, pasi etiketa e bagazhit të saj ishte vendosur në një valixhe tjetër që përmbante 23 kilogramë kanabis. Ajo u lirua pa u ngritur akuza ndaj saj.

Sipas policisë shqiptare, vlera e përgjithshme e kanabisit ishte pothuajse 400 mijë dollarë kanadezë.

Lufta kundër akuzave, duke përdorur hulumtimin e W5

Më në fund, Kristiani u lirua nga burgu me kusht, pasi avokati i tij paraqiti prova që përfshinin dhjetëra lidhje me raportimet e W5 mbi ndërrimin e etiketave të bagazheve dhe korrupsionin në aeroportin Pearson.

Ai është kthyer në Toronto, por duhet të udhëtojë rregullisht drejt Tiranës për t’u paraqitur pranë policisë. Fillimisht, autoritetet i kërkonin të paraqitej një herë në muaj, por së fundmi ky detyrim është lehtësuar dhe tani duhet të paraqitet një herë në katër muaj.

Muajin e kaluar, W5 e shoqëroi Kristianin në një nga këto udhëtime. Pas një udhëtimi 12-orësh, procedura e paraqitjes pranë policisë zgjati vetëm pak minuta. Një oficer shënoi emrin e tij në një regjistër dhe Kristiani u lejua të largohej.

Kristiani ka angazhuar avokatin e njohur shqiptar kundër korrupsionit, Ndue Pjetra, i cili tha se argumentet e tij ligjore do të mbështeten gjerësisht në raportimet e W5 për ndërrimin e etiketave të bagazheve. Pjetra i ka paraqitur gjykatës informacione lidhur me “shqetësimet serioze për sigurinë në aeroportet kanadeze”.

Ai do të ketë në dispozicion edhe një letër të rëndësishme nga Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP). RCMP-ja tha se ka verifikuar që çifti kishte dorëzuar për check-in vetëm katër bagazhet që kishte marrë dhe se pajtohet me versionin e ngjarjeve të Kristianit.

“RCMP-ja beson se ju keni qenë viktimë e një rasti të ndërrimit të etiketës së bagazhit, ku etiketa e valixhes suaj të regjistruar për udhëtim është vendosur mbi një valixhe që ju nuk e keni dorëzuar për check-in”, shkroi një oficer në një email dërguar Kristianit në muajin tetor.

Shqipëria është një vend i njohur për korrupsionin, vuri në dukje Kristiani. “Por kurrë nuk e kisha menduar se do të më duhej të udhëtoja përsëri këtu për shkak të korrupsionit… brenda aeroporteve kanadeze.”

Procesi gjyqësor ndaj Kristianit pritet të nisë në fillim të vitit 2027. Ai rrezikon deri në 15 vjet burg. Një zëdhënëse e Air Transat tha se kompania ajrore i merr “shumë seriozisht” pretendimet për ndërhyrje në sistemin e menaxhimit të bagazheve.

“E kuptojmë shqetësimin dhe vuajtjen që kjo situatë i ka shkaktuar zotit Gjoni dhe familjes së tij”, tha Stéphanie Dussault.

Ajo theksoi se, megjithëse kompanitë ajrore janë përgjegjëse për transportimin e bagazheve të regjistruara, sistemi i menaxhimit të tyre përfshin gjithashtu “autoritetet aeroportuale, partnerët e sigurisë dhe institucionet shtetërore”. “Në këtë rast, ekipet tona bashkëpunuan me autoritetet përkatëse dhe u vunë në dispozicion informacionin operacional që kishin, për të ndihmuar hetimet e tyre”, tha ajo./Dosja.al

Shqipëri skandali drogë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin