Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
Në rrjetin shtetëror të monitorimit u regjistruan 171 ditë me tejkalime të vlerës kufitare ditore për grimcat PM10 - ndotës që mund të depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes dhe të dëmtojnë shëndetin.
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del nga të dhënat e monitorimit të ajrit në Kosovë për vitin 2025. Në rrjetin shtetëror të monitorimit u regjistruan 171 ditë me tejkalime të vlerës kufitare ditore për grimcat PM10 - ndotës që mund të depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes dhe të dëmtojnë shëndetin.
Të dhënat u bënë publike më 10 nëntor nga Avokati i Popullit, në një raport që paralajmëron se ndotja vazhdon të jetë ndër sfidat kryesore mjedisore dhe shëndetësore në vend. Raporti, i mbështetur në të dhënat e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, vëren se ndotja arrin nivelet më të larta kryesisht gjatë dimrit, kur rritet përdorimi i lëndëve djegëse për ngrohje.
Por, çfarë tregojnë këto shifra për ajrin që thithin qytetarët? Sa e rrezikuar është Kosova krahasuar me vendet e tjera evropiane? Dhe pse problemi vazhdon, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura? Çfarë fshihet pas grimcave PM10 dhe PM2.5?
Ndotja e ajrit nuk është gjithmonë e dukshme. Ndër ndotësit më shqetësues janë grimcat e imëta të pezulluara në atmosferë, të njohura si PM10 dhe PM2.5. PM10 janë grimca me diametër deri në dhjetë mikrometra, ndërsa PM2.5 janë edhe më të vogla. Grimcat PM10 mund të hyjnë në sistemin e frymëmarrjes, ndërsa PM2.5 depërtojnë më thellë në mushkëri dhe mund të kalojnë edhe në qarkullimin e gjakut.
Ekspozimi ndaj tyre lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje të mushkërive, probleme kardiovaskulare dhe vdekje të parakohshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përqendrimi mesatar vjetor i PM2.5 nuk duhet të tejkalojë pesë mikrogramë për metër kub ajër. Për PM10, udhëzimi vjetor është 15 mikrogramë.
Pse ndotet ajri në Kosovë?
Burimet e ndotjes janë të shumta, por tri prej tyre dallohen: prodhimi i energjisë nga linjiti, ngrohja e shtëpive me dru e qymyr dhe transporti rrugor. Termocentralet e Kosovës mbështeten në linjit, ndërsa shumë familje vazhdojnë të përdorin lëndë të ngurta djegëse për ngrohje.
Një vlerësim i OBSH-së për ndotjen e ajrit brenda shtëpive në Kosovë, i publikuar në vitin 2024, konstatoi lidhje të fortë mes përdorimit të drurit për ngrohje dhe shqetësimeve shëndetësore. Raporti theksoi se mënyra e ngrohjes dhe gatimit ndikon ndjeshëm në cilësinë e ajrit që qytetarët thithin edhe brenda banesave.
Gjatë dimrit, kushtet atmosferike mund ta përkeqësojnë situatën. Kur ajri i ftohtë mbetet i bllokuar pranë tokës, ndotësit shpërndahen më ngadalë dhe përqendrimi i tyre rritet. Kjo shpjegon pse ndotja mund të arrijë nivele të larta pikërisht gjatë muajve kur kërkesa për ngrohje është më e madhe.
Si krahasohet Kosova me vendet e tjera?
Problemi nuk kufizohet vetëm në Kosovë. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, gjatë vitit 2024, në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor u regjistruan përqendrime të PM2.5 mbi kufirin vjetor të Bashkimit Evropian. Agjencia identifikon përdorimin e lëndëve të ngurta djegëse, industrinë dhe automjetet e vjetra si faktorë të rëndësishëm të ndotjes në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
Një raport i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), i publikuar këtë vit, tregon se pasojat shëndetësore janë veçanërisht të rënda në Ballkanin Perëndimor. Mesatarja rajonale ishte 126 vdekje të parakohshme për 100 mijë banorë, krahasuar me 39.5 në Bashkimin Evropian - më shumë se trefishi.
Maqedonia e Veriut kishte shkallën më të lartë të raportuar në rajon, me 146 vdekje për 100 mijë banorë, ndërsa Mali i Zi më të ulëtën, me 89. Në një raport të publikuar më herët këtë vit, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike paralajmëroi për pasojat shëndetësore të ndotjes së ajrit dhe kërkoi, ndër të tjera, kontrolle më rigoroze teknike të automjeteve dhe monitorim të vazhdueshëm të filtrave të termocentraleve.
Pse nuk po zgjidhet problemi?
Avokati i Popullit nuk e sheh problemin vetëm te burimet e ndotjes, por edhe te mënyra se si institucionet përgjigjen ndaj tij. Raporti evidenton mungesë të kapaciteteve njerëzore dhe teknike për inspektim, dobësi në zbatimin e legjislacionit dhe nevojë për koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve. Në vendet evropiane, masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit përfshijnë zgjerimin e sistemeve të ngrohjes qendrore, izolimin e ndërtesave, kufizimin e emetimeve industriale dhe zhvillimin e transportit më pak ndotës.
Për Kosovën, këto masa kërkojnë investime afatgjata, por edhe zbatim të rregullave ekzistuese. Avokati i Popullit kujton se mbrojtja e qytetarëve nga ndotja nuk është vetëm çështje e politikave mjedisore, por edhe detyrim i shtetit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Gjatë prezantimit të programit të Qeverisë në shtator, kryeministri Albin Kurti premtoi modernizimin e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B. Kurti paralajmëroi, gjithashtu, zgjerimin e ngrohjes qendrore në Prishtinë dhe vendosjen e saj në tetë komuna të tjera, si dhe investime prej 150 milionë eurosh në efiçiencë të energjisë për ndërtesa publike dhe familje./REL
ELBASAN- Një aksident automobilistik është shënuar paraditen e kësaj të mërkure në rrugën që lidh Tunelin e K...
Foto ilustruse VLORA- Kushtet e përkeqësuara atmosferike në detin e Vlorës kanë detyruar autoritetet të marrin masa për kuf...
Luka Beqiraj SPANJA- Luka Beqiraj, 39-vjeçari nga Vlora i cili u vra me armë zjarri mesditën e së martës në Orihuela Co...
Foto ilustruse TIRANË- Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 165-të...
Pamje Vrasja e biznesmenit italian, Eduardo Sarchi, në fshatin Salari të Tepelenës, është klasifikuar nga Prokuroria e Gjirokastr&eum...
Foto ilustruse FIER- Një rrjedhje gazi në një furrë buke në lagjen “Afrim i Ri” në Fier ka vënë n&eu...
Foto ilustruse Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të shpejta, ...
Foto ilustruse Njëri nga operatorët celularë në vend mori në fund të tetorit autorizimin për përdorimin eksperimental ...
Pamje Qeveria synon të krijojë një platformë të re për transparencën e projekteve publike dhe ndjekjen e ankesave të q...
Foto ilustruse Lindjet në Shqipëri ranë në 5,787 në tremujorin e tretë të vitit 2026, duke shënuar rënie prej 10....