LIVE UPDATES
Bota

Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve afganë

Gjykatësja Valerie Caproni, nga Gjykata Federale e Qarkut për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, vendosi që asnjë plan për dëbimin e shtetasve afganë në Afganistan ose Pakistan të mos zbatohet deri më 7 nëntor.

5 November 2026, 15:04 Nga E.d
Gjykata amerikane pezullon përkohësisht dëbimin e shtetasve
Foto ilustruse

Një plan për dëbimin e dhjetëra shtetasve afganë nga Shtetet e Bashkuara është pezulluar përkohësisht nga një gjykatëse federale në Nju Jorkut. Vendimi vjen pas paralajmërimeve të disa ligjvënësve amerikanë dhe organizatave për të drejtat e njeriut se kthimi i tyre në Afganistan ose në Pakistanin fqinj mund t'ua rrezikojë jetën.

Gjykatësja Valerie Caproni, nga Gjykata Federale e Qarkut për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, vendosi që asnjë plan për dëbimin e shtetasve afganë në Afganistan ose Pakistan të mos zbatohet deri më 7 nëntor.

Christopher George, zëvendësdrejtor i Zyrës së Imigracionit dhe Doganave të SHBA-së (ICE), tha se këtë javë nuk kishte "fluturime çarter apo komerciale që ishin planifikuar ose konfirmuar", për të realizuar operacione të tilla. Megjithatë, ai nuk dha hollësi për planet e mundshme në të ardhmen.

Disa media kanë raportuar, duke cituar burime, se autoritetet amerikane planifikojnë t'i dëbojnë 150 afganë me një fluturim nga Luiziana drejt Pakistanit, e më pas drejt Afganistanit.

 SHIKONI EDHE:Dëbimi i mundshëm i afganëve nga SHBA-ja shton frikën e përndjekjes
Meqë Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie zyrtare diplomatike me talebanët, ato nuk mund të organizojnë drejtpërdrejt dëbimin në Afganistan të të ndaluarve. Për këtë arsye, ata do të dërgohen fillimisht në Pakistan, i cili më pas do t'i riatdhesojë.

Pakistani nuk iu përgjigj disa kërkesave për koment që Radio Evropa e Lirë i bëri përmes postës elektronike dhe telefonit.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk e konfirmoi dëbimin e afganëve. Një zëdhënës i këtij institucioni, në një deklaratë për REL-in më 2 nëntor, tha se SHBA-ja rithekson qëndrimin se "të gjitha vendet duhet të jenë në gjendje t'i menaxhojnë kufijtë dhe proceset e imigracionit në një mënyrë që garanton sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre".

Duke reaguar ndaj raportimeve, udhëheqësit talibanë të Afganistanit thanë se Qeveria amerikane duhet të "veprojë me përgjegjësi".

Duke i kërkuar Shteteve të Bashkuara që t’i respektojnë "të drejtat dhe aspiratat legjitime" të afganëve që përballen me dëbim, Ministria e Jashtme e udhëhequr nga talibanët tha në një deklaratë më 2 nëntor se autoritetet në Kabul janë të gatshme të "angazhohen në mënyrë konstruktive" me Uashingtonin, duke marrë parasysh "realitetet ekzistuese dhe shqetësimet legjitime" të të dyja palëve.

Ky zhvillim vjen në kohën kur autoritetet në vende të ndryshme të botës po shtojnë përpjekjet për t'i detyruar afganët që ishin larguar nga vendi i tyre, të kthehen tani në atdhe. Vetëm Pakistani i ka dëbuar më shumë se 2.5 milionë afganë që nga tetori i vitit 2023.

 Në një letër të datës 2 nëntor, drejtuar sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe sekretarit të Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, demokrati Scott Peters, përfaqësues i Kalifornisë në Dhomën e Përfaqësuesve, shprehu shqetësimin për rreziqet me të cilat mund të përballen afganët që, sipas raportimeve, pritet të dëbohen. Këto rreziqe përfshijnë "persekutimin, torturën, madje edhe vdekjen".

Letra, e nënshkruar nga 65 anëtarë të tjerë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, i cilësoi si "alarmuese" raportimet për atë që mund të jetë "një nga dëbimet më të mëdha të shtetasve afganë" në histori. Ligjvënësit u kërkuan zyrtarëve të lartë ta anulojnë "çdo fluturim për dëbimin e shtetasve afganë ose iranianë, qoftë drejtpërdrejt, qoftë përmes ndonjë vendi tjetër".

Në gusht, mediat raportuan se zyrtarët amerikanë të imigracionit kishin bashkëpunuar me Iranin për dëbimin e shtetasve iranianë gjatë vitit 2025. Një raport i mëhershëm i agjencisë Reuters, duke cituar burime zyrtare, tha se administrata e presidentit Donald Trump planifikonte të dëbonte një numër iranianësh dhe emigrantësh të tjerë drejt Republikës së Afrikës Qendrore.

Edhe organizatat për të drejtat e imigrantëve kanë shprehur shqetësim për rrezikun me të cilin përballen personat që dëbohen në Afganistan. Sipas tyre, në mesin e personave të shënjestruar për dëbim ka edhe familjarë të njerëzve që ndihmuan forcat amerikane para tërheqjes ushtarake të SHBA-së nga Afganistani në vitin 2021.

Organizata joqeveritare me seli në Kaliforni, AfghanEvac, kishte paralajmëruar se Qeveria amerikane po përgatitej të dëbonte më shumë se 150 afganë me një fluturim çarter nga Luiziana “qysh më 2 nëntor", sipas raportimeve.

Shaën VanDiver, president i kësaj organizate, tha se avioni me shtetasit afganë, në mesin e të cilëve janë edhe dy gra, do të ulej në Islamabad. Ai shtoi se "nuk e di se çfarë marrëveshjeje është arritur mes Uashingtonit dhe Islamabadit për këtë çështje".

Organizata amerikane humanitare, Refugees International (RI), e cila mbron të drejtat e refugjatëve, kërkoi pezullimin e "këtij dhe fluturimeve të ardhshme", duke thënë se imigrantët përballen me "persekutim të synuar" nga talibanët.

 SHIKONI EDHE:Pesë vjet pas marrjes së pushtetit nga talibanët, të rinjtë afganë mësohen të jetojnë nën sundimin shtypës
Yael Schacher, drejtoreshë e RI-së, tha në një deklaratë më 1 nëntor se, ndonëse "nuk kemi hollësi për marrëveshjen me Pakistanin", dihet se "avioni do të ulet në një vend që ka kryer dëbime masive dhe të detyruara të njerëzve drejt Afganistanit".

Duke cituar tre zyrtarë amerikanë, gazeta The New York Times raportoi më 30 tetor se imigrantët afganë aktualisht po mbahen në Luiziana. Edhe agjencia Associated Press publikoi raportime të ngjashme, duke iu referuar dokumenteve gjyqësore.

Në një referencë që duket se i drejtohet Pakistanit, talibanët thanë në deklaratën e tyre se "vendet e treta nuk duhet të negociojnë për fatin e shtetasve të një vendi tjetër në këmbim të lëshimeve të përkohshme dhe të kufizuara, apo përfitimeve të tjera".

Në kuadër të një fushate të gjerë dëbimesh, Pakistani ka kthyer me forcë rreth 2.5 milionë afganë në vendin e tyre të shkatërruar nga lufta që nga shtatori i vitit 2023.

Dhjetëra mijëra afganë u larguan nga vendi pas marrjes së pushtetit nga talibanët në Kabul, në gusht të vitit 2021. Mijëra prej tyre ende jetojnë në Pakistan, në pritje të zhvendosjes në vende të treta.

Shumë prej tyre u larguan nga Afganistani nga frika e hakmarrjes së talibanëve, ndërsa të tjerë ikën për t'iu shmangur kufizimeve të tyre ndaj lirive civile, përfshirë ndalimin e arsimit, muzikës dhe lirisë së shprehjes.

Afganistani renditet vazhdimisht në mesin e vendeve me gjendjen më të rëndë në botë sa i përket shkeljeve së të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtave të grave.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht se ndalimi i arsimit për vajzat nga talibanët në Afganistan po krijon një "brez të humbur".

Sipas të dhënave të OKB-së, të paraqitura para Këshillit të Sigurimit në qershor, rreth 3.8 milionë vajza afgane të moshës 7 deri në 18 vjeçe mbesin jashtë sistemit arsimor./REL

Gjykata amerikane afganë Afganistani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin