Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas relacionit shoqërues, aktualisht informacioni mbi projektet publike, përfshirë financimin, afatet dhe fazat e realizimit, publikohet në burime të ndryshme ose nuk është i disponueshëm në mënyrë të strukturuar.
Qeveria synon të krijojë një platformë të re për transparencën e projekteve publike dhe ndjekjen e ankesave të qytetarëve, të mundësojë aksesin e sektorit privat në të dhënat shtetërore kundrejt tarifave dhe të zgjerojë përdorimin e teknologjisë cloud në sistemet qeveritare.
Ndryshimet parashikohen në projektligjin “Për qeverisjen elektronike”, të hartuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit dhe të hedhur për konsultim publik, i cili ndërhyn në tre fusha të administrimit digjital të shtetit. Projektligji krijon bazën ligjore për “Pasqyra Albania”, e përcaktuar si “platforma kombëtare për transparencën dhe komunikimin me qytetarët”.
Nëpërmjet saj, qytetarët dhe bizneset do të mund të aksesojnë dokumentacionin publik, të ndjekin ecurinë e projekteve shtetërore dhe të gjurmojnë kërkesat dhe ankesat e paraqitura pranë institucioneve.
Sipas relacionit shoqërues, aktualisht informacioni mbi projektet publike, përfshirë financimin, afatet dhe fazat e realizimit, publikohet në burime të ndryshme ose nuk është i disponueshëm në mënyrë të strukturuar.
“Informacioni mbi statusin e çështjes ndodhet i shpërndarë në sisteme të ndryshme institucionale, shpesh i paaksesueshëm për personin e interesuar”, thuhet në relacion, duke iu referuar kërkesave dhe ankesave të qytetarëve.
Platforma do të ndërveprojë me sistemet ekzistuese qeveritare, pa krijuar regjistra të rinj. Zhvillimi dhe mirëmbajtja do të realizohen nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), drejtpërdrejt ose përmes shoqërive operatore të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK). Një tjetër ndryshim lidhet me aksesin e sektorit privat në bazat shtetërore të të dhënave.
Projektligji zgjeron funksionin e platformës qeveritare të ndërveprimit, duke i ngarkuar AKSHI-t mundësimin e lidhjes teknike për subjektet private, sipas kushteve të përcaktuara në legjislacionin përkatës.
“Duke qenë se aksesi i subjekteve private shërben për veprimtari me qëllim fitimi, projektligji parashikon që ai të jetë i tarifuar dhe që të ardhurat të derdhen në buxhetin e shtetit”, thekson relacioni.
Llojet dhe niveli i tarifave do të përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Ministria nuk ka paraqitur ende një vlerësim të të ardhurave të pritshme, ndërsa rregullat e aksesit dhe mbrojtjes së të dhënave personale trajtohen në projektligjin shoqërues për bazat e të dhënave shtetërore.
Ndryshimet përfshijnë edhe zgjerimin e infrastrukturës qeveritare të hostimit, duke njohur shprehimisht përdorimin e infrastrukturës virtuale dhe shërbimeve cloud computing në Qendrën e të Dhënave Qeveritare dhe Qendrën e Vazhdueshmërisë së Punës.
“Sot, infrastrukturat moderne bazohen në platforma virtualizimi dhe në shërbime cloud”, thuhet në relacion, ku theksohet se shumë teknologji të reja, përfshirë inteligjencën artificiale, ofrohen kryesisht në këtë formë.
Detyrimi për ruajtjen e të paktën një kopjeje të të dhënave shtetërore brenda territorit shqiptar mbetet i pandryshuar. Sipas ministrisë, zbatimi i ndryshimeve do të realizohet brenda fondeve ekzistuese, pa krijuar struktura të reja institucionale apo shpenzime shtesë për buxhetin e shtetit./Monitor
Foto ilustruse Lindjet në Shqipëri ranë në 5,787 në tremujorin e tretë të vitit 2026, duke shënuar rënie prej 10....
Foto ilustruse TIRANË - Vendi ynë pritet të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesat...
pamjet nga vendi i ngjarjes SPANJË- Luka Beqiraj, është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në një aten...
SPANJË- Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz në Orihuela Costa të Spanjës, ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar s...
SARANDË- Në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë është regjistruar një aksident mbrëmjen e k&eum...
KOSOVË- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjakovë. Lajmi është...
TIRANË- Qeveria ka hartuar një projektligj si mburojë e pjesëmarrjes publike në cështjet me interes publik pas ashpërsimit t...
TIRANË- Qytetarë, studentë dhe pedagogë kanë vijuar protestën e tyre përpara Kryeministrisë edhe në kët&...
SPANJË- Në Orihuela Costa të Spanjës, është vrarë me armë zjarri në një lokal një shtetas shqiptar ...
GJIROKASTËR- Pas askidentit të ditës së djeshme në Gjirokastër-Kakavije, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën pasi nuk u m...