LIVE UPDATES
Aktualitet

"Qeveria t'i përgjigjet kësaj krize"/ Akademikët shqiptarë jashtë vendit mbështesin protestën e studentëve: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndryshim pa frikë!

Sipas tyre, mungesa e përgjigjeve konkrete ndaj kërkesave të qytetarëve ka thelluar mosbesimin ndaj institucioneve.

19 October 2026, 16:31 Nga E.d
"Qeveria t'i përgjigjet kësaj krize"/ Akademikët
Pamje nga protesta

TIRANA- Akademikë dhe hulumtues shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit kanë rikonfirmuar mbështetjen e tyre për studentët dhe qytetarët që prej muajsh protestojnë për një Shqipëri më demokratike, me institucione të përgjegjshme, drejtësi dhe më shumë mundësi për të rinjtë.

Në deklaratën e tyre, ata theksojnë se protestat pasqyrojnë një pakënaqësi të thellë shoqërore, të krijuar nga dështimet e përsëritura politike dhe institucionale, ndërsa shprehen kundër çdo forme dhune. Sipas tyre, mungesa e përgjigjeve konkrete ndaj kërkesave të qytetarëve ka thelluar mosbesimin ndaj institucioneve.

Akademikët kërkojnë nga qeveria dhe klasa politike llogaridhënie, dialog të vërtetë dhe masa konkrete me afate të qarta, veçanërisht për arsimin, shkencën dhe inovacionin. Ata kërkojnë gjithashtu shqyrtim të pavarur dhe transparent të përdorimit të forcës gjatë protestave. Kjo duke theksuar se policia ka detyrimin të mbrojë qytetarët dhe të drejtat e tyre themelore.

Më tej, ata u kanë kërkuar shoqërisë civile, mediave dhe partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht Bashkimit Evropian dhe Ambasadës së SHBA-së, të ndjekin nga afër zhvillimet dhe të kërkojnë respektimin e lirive demokratike. Sipas tyre, paqja shoqërore nuk arrihet thjesht përmes mungesës së protestave, por përmes drejtësisë, institucioneve që dëgjojnë qytetarët dhe mundësive reale për ndryshim. 

Letra e diaspores akademike

Ne, akademikë dhe hulumtues shqiptarë jashtë vendit, rikonfirmojmë solidaritetin tonë me studentët dhe qytetarët që prej muajsh protestojnë për një Shqipëri më demokratike, me institucione të përgjegjshme, drejtësi dhe mundësi reale për të ardhmen. Përtej bindjeve politike, duhet të na bashkojë një shqetësim themelor njerëzor: asnjë familje nuk duhet të presë me frikë kthimin në shtëpi të një të riu që ka dalë në protestë për të kërkuar një të ardhme më të mirë.

Në deklaratën tonë të parë theksuam se protestat nuk janë reagim ndaj një ngjarjeje të vetme, por shprehje e një pakënaqësie të thellë shoqërore, të krijuar nga dështime të përsëritura politike dhe institucionale. Pas muajsh mobilizimi dhe kërkesash të vazhdueshme, mungesa e përgjigjeve të besueshme ka thelluar mosbesimin ndaj institucioneve. Distancohemi nga çdo formë dhune. Megjithatë, zhvillimet e fundit nuk mund të shkëputen nga historia e protestave dhe shkaqet që i kanë nxitur ato. Përgjigjja ndaj kësaj krize kërkon të kuptohen dhe të adresohen këto shkaqe, jo të zhvendoset vëmendja nga kërkesat e protestuesve.

 Në qendër të kësaj krize qëndron edhe pyetja se çfarë të ardhmeje u ofron Shqipëria të rinjve të saj. Nënfinancimi i arsimit dhe kërkimit shkencor, mungesa e meritokracisë, ndërhyrjet politike dhe perspektivat e kufizuara profesionale nuk janë probleme të shkëputura nga kriza demokratike. Kur dijes dhe punës së ndershme nuk u jepet vlera që meritojnë, dobësohet jo vetëm mundësia e të rinjve për të ndërtuar jetën në vendin e tyre, por edhe besimi se institucionet u shërbejnë qytetarëve. Arsimi, shkenca dhe inovacioni duhet të jenë në qendër të ndryshimit institucional dhe të një kontrate të re shoqërore. Qeveria dhe klasa politike kanë përgjegjësi të veçantë për t’iu përgjigjur kësaj krize.

Nuk mjafton t’u kërkohet qytetarëve qetësi dhe durim, ndërsa kërkesat e tyre mbeten pa përgjigje. Nevojiten dëgjim i vërtetë, llogaridhënie dhe angazhime publike me masa e afate të qarta, veçanërisht për arsimin, kërkimin shkencor dhe mundësitë e të rinjve. Përgjegjësia e atyre që kanë autoritetin dhe mjetet për të vepruar nuk mund të barazohet me atë të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Forcat e rendit kanë detyrimin të mbrojnë qytetarët edhe kur ata protestojnë kundër qeverisë. Pamjet dhe dëshmitë e publikuara mbi përdorimin e forcës kërkojnë shqyrtim serioz, të pavarur dhe transparent, duke vlerësuar domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e ndërhyrjeve, si dhe përgjegjësitë e drejtuesve. Siguria publike dhe respektimi i lirive themelore nuk duhet të trajtohen si qëllime që përjashtojnë njëra-tjetrën. Shoqëria civile dhe mediat kanë përgjegjësinë të mbrojnë hapësirën e protestës demokratike dhe të mos e zhvendosin vëmendjen nga kërkesat e qytetarëve. Partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht institucioneve të Bashkimit Evropian, Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe diaspora-akademike u bëjmë thirrje të ndjekin me vëmendje zhvillimet, të kërkojnë respektimin e të drejtave demokratike dhe të nxisin llogaridhënien institucionale.

Në letrën tonë të mëparshme drejtuar Komisionit Evropian kemi shprehur shqetësimet tona për arsimin dhe të ardhmen demokratike të Shqipërisë. Këto shqetësime mbeten aktuale dhe kërkojnë angazhim të vazhdueshëm, përtej thirrjeve të përgjithshme për qetësi. Paqja shoqërore nuk është thjesht mungesa e protestave apo e konfrontimeve. Ajo kërkon drejtësi, institucione që dëgjojnë dhe mundësi reale që qytetarët të ndikojnë në vendimmarrje. Përgjigjja ndaj krizës nuk mund të kufizohet në ruajtjen e rendit publik, por duhet të adresojë kushtet politike dhe institucionale që kanë cenuar besimin e qytetarëve. Mbështetja jonë për kërkesat legjitime të studentëve dhe qytetarëve mbetet e palëkundur. Të rinjve u detyrohemi një Shqipëri ku të mund ta ndërtojnë jetën me dinjitet dhe të kërkojnë ndryshim pa frikë. Ata duhet ta ndiejnë se ky vend i dëgjon, i mbron dhe ka nevojë për ta./Dosja.al

protesta


Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...