Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Rama e quajti ‘dhëmballë të prishur’, Berisha: Mezi pres t’i përvishem siç e meriton, do t’i duken lule ato të më
6 September 2021, 19:41Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar Edi Ramën dhe përballja që do të ketë këtë legjislacion me të në Kuvend, do të bëjë që ato të mëparshmet, t’i duken lule, pasi kreu i qeverisë e ka quajtur ‘dhëmballë të prishur’
I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Berisha tha se Rama është një çiban që duhet larguar nga ky vend. I pyetur nëse do ta lërë në hijen kryedemokratin Lulzim Basha, Berisha e mohoi një gjë të tillë.
“Prania ime në Parlament është një dëshmie një përpjekjeje për të mbrojtur të vërtetën. E garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që do t’i duken lule ato që kanë qenë më parë. Ai ka treguar ligësinë shpirtërore me shpifje e mashtrime. Të presë ai se ia tregoj unë se çfarë do të bëj. Ai është një çiban që duhet të hiqet sa më parë nga ky vend. Si? Zotin Basha ta lë unë në hije? Nuk lë unë në hije askënd, ky nuk është një arsyetim i drejtë. Ai ka të drejtë sa unë, madje edhe më shumë se unë, që të thotë gjithçka që mendon dhe të ndërmarrë çdo nismë. Nuk është përpjekja imë të errësoj X-n apo Y-n, por ka të bëjë me mbrojtjen e interesave kombëtare. Po pres me padurim t’i përvishem ashtu siç e meriton. Fjala ime do të shkëlqejë gjithmonë e më shumë, pasi do të jetë e vërteta. Unë gjithçka që them, e bazoj në fakte, argumenta, dokumenta e analiza,”- tha Berisha.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se nuk i ndjek fare takimet mes ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ktyedem...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur Fitim Zekthit, i cili vetëm pak ditë më parë tha se gjëja që duhet të bëjë PD-ja është që ta...
Sali Berisha: Kur po numëroheshin votat e Lul Bashës dhe Ramës, Erla ti ke qenë, mua më erdhën një grup ambasadorësh, më kërkuan që ta ndërpres atë numërim. Edi...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë vendimin e tij përfundimtar për futjen në Parlament. I ftuar në “Now” me Erla Mëhillin, Berisha tha se më da...
TIRANË– Ambasadori gjerman Peter Zingraf dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë e Partisë Demokratike. Takimi me d...
TIRANË– Kur të gjithë janë pushim për shkak të shenjtërimit të Nënë Terezës, ministrja e re e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë të kundërtën. Ajo ka zbuluar ...