26 October 2026, 07:52
Nga E. D
Enio Jaço
SERBI- Ish-kreu i Dhomës Amerikane, Enio Jaço ka reaguar pas humbjes së Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet e parakohshme në Serbi. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Jaço e ka cilësuar fitoren e Listës Studentore si një zhvillimin dhe lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që shpresojnë në fundin e pushteteve autokratike në Ballkan.
Në reagimin e tij, Jaço thekson se pushteti i Vuçiçit për një kohë të gjatë është perceptuar si i paprekshëm, por zhvillimet e fundit kanë dobësuar bindjen se liderët autoritarë nuk mund të largohen nga pushteti.
Sipas Jaços, kjo ngjarje ka një domethënie të veçantë edhe për Shqipërinë, për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit serb, si dhe ngjashmërive që ai sheh në mënyrën e ushtrimit të pushtetit në të dyja vendet. Po ashtu ai thotë se përvoja e studentëve serbë mund të shërbejë si shembull për të rinjtë shqiptarë që kërkojnë ndryshim.
“Humbja e Vuçiç është lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që ëndërrojnë fundin e autokratëve ne Ballkan. Pushteti i tij dukej i paprekshëm. Por sot, bindja se “këta nuk ikin kurrë” është më e dobët se kurrë. Në Shqipëri, kjo humbje ka një domethënie të veçantë. Miqësia mes Ramës dhe Vuçiç, ngjashmëritë në qeverisjen autokratike dhe revolta që i nxori studentët në rrugë në të dyja vendet e bëjnë krahasimin të pashmangshëm.
Por ndryshimi në Serbi nuk e sjell automatikisht ndryshimin në Shqipëri.Studentët shqiptarë kanë shumë për të mësuar nga ata serbë: si u organizuan, si fituan besimin e qytetarëve dhe mbi te gjitha – si u zgjeruan përtej universiteteve. Sot fituan një ngritje të jashtëzakonshme morale: në Serbi ia dolën. Për këdo që proteston në Shqipëri, kjo është një arsye më shumë për të besuar se mund t’ia dalin edhe këtu," shkruan Jaço./Dosja.al
enio jaço
Politike
25 October 2026, 22:56
E. D
SERBI- Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka...
Politike
25 October 2026, 17:59
E. D
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Bujanocit dhe M...
Politike
25 October 2026, 17:20
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me rastin e Erjon Vishkullit, pasi motra e 28-vjeçarit të plagosur n&eum...
Politike
25 October 2026, 16:55
E. D
Albana Koçiu
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka akuzuar ekranet dhe konfliktet e vjetra politike se po nxisin d...
Politike
25 October 2026, 14:21
E.M
TIRANË- Erion Vishkulli i cili u godit nga efektivët e policisë në njërin sy, gjatë qëndrimit të tij në spital i k...
Politike
25 October 2026, 13:44
E.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të rënda ndaj kreut të grupit parlamentar ...
Politike
25 October 2026, 13:40
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike u pyet nga qytetarët mbi përgjegjësinë e popullit të thjeshtë në revolt&eum...
Politike
25 October 2026, 13:04
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për plagosjen në sy të Erjon Vishkullit, të riut që humbi syrin gjatë...
Politike
25 October 2026, 12:47
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka përmendur disa nga rastet e të plagosurve gjatë protestave studentore, ndër to edh...
Politike
25 October 2026, 12:32
E.M
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se revolta 12-ditore e studentëve dhe gjimnazistëve të vendit kulmoi ditë...