Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Rama u shpreh se personat që kanë kryer drejtpërdrejt akte dhune do të përballen me përgjegjësi penale, ndërsa frymëzuesit e tyre do të mbajnë përgjegjësi financiare.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar studentët që kanë ushtruar dhunë gjatë protestave në Tiranë. Gjatë një konference për mediat Rama ka deklaruar se përgjegjësia do të shtrihet edhe te ata që e kanë nxitur atë.
Rama u shpreh se personat që kanë kryer drejtpërdrejt akte dhune do të përballen me përgjegjësi penale, ndërsa frymëzuesit e tyre do të mbajnë përgjegjësi financiare. Kryeministri i cilësoi protestat e dhunshme si një formë “terrori urban” dhe akuzoi lëvizjen ANTIFA se synon gjunjëzimin e shtetit dhe nxitjen e përçarjes fetare në Shqipëri.
“Edhe një herë tjetër për ta përmbyllur; protesta, qëllimet, arsyet dhe mbi të gjitha nevoja e asaj pjese të shoqërisë që ka nevojë për një qasje më agresive të qeverisë ndaj shtrenjtimit të kostove të jetesës dhe ndaj problematikave që lidhen me meritën në promovimin e burimeve njerëzore, e kështu me radhë, janë fokusi absolut i imi dhe i qeverisë dhe do të ishte ende më mirë që të kishim një dialog me ata, të cilët duan t'i artikulojnë këto nevoja dhe duan t'i artikulojnë dhe idetë e tyre, për se si mund të adresohen këto nevoja. Gjithsesi ne, çështje orësh, ditësh do të prezantojmë atë që është reflektimi ynë i përgjithshëm mbi këtë që po përpiqet të na thotë një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë thjesht e vetëm, duke simpatizuar një protestë, tek e cila sheh nevojën dhe sheh mënyrën se si ta bëjë qeverinë ende më të vëmendshme.
Ndërkohë që, të gjithë ata, të cilët hymnizojnë dhunën, të gjithë ata, të cilët i bëjnë jehonë dhunës, të gjithë ata, të cilët ushtrojnë dhunën, duhet të kuptojnë se aq sa ishte intensiv dhe i përqendruar dhe i zgjatur terrori urban, terrori mbi popullsinë e Shqipërisë, terrori mbi bizneset dhe mbi familjet e zakonshme, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse, ajo që vjen nga ana e shtetit. Kush mendon se gjunjëzon shtetin, bën kalkulimin më të gabuar dhe kush mendon se duke u fshehur nën maskën e studentit apo duke shfrytëzuar simpatinë natyrale të shoqërisë për figurën e studentëve mund të sjellë këtu terrorin urban të ANTIFA-s, mund të bëjë këtu punën e atyre që e duan Shqipërinë të përçarë nga ana fetare, e duan Shqipërinë të ndarë nga historia e saj e lavdishme e tolerancës, e harmonisë dhe e mirëkuptimit, duhet ta ketë të qartë që, jo vetëm nuk do t'ia dalë, por do të paguajë, do të paguajë në një sërë formash që nga ajo penalja për ushtruesit e drejtpërdrejtë të dhunës tek ajo financiarja për hymnizuesit dhe për propaganduesit e saj," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Arlind Qorin se ka ndikuar në ideologjizimin e një grupi protestuesish, të cilët i ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit janë kryer nga p...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria do të prezantojë së shpejti një paketë masash që lidhen me k&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka akuzuar studentët që protestojnë se synojnë destabilizimin e Shqipërisë, duke pre...
PE STRASBURG- 12 eurodeputetë të Parlamentit Evropian, kryesisht të djathtë të Partisë Popullore Europiane, i kanë dër...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka gjetur një tjetër mënyrë për të ftuar në dialog protestuesit. Tre ditë m&eum...
Ervin Demo TIRANA- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka udhëtuar drejt Italisë, ku po shqyrton përvojat e vendeve eu...
Jim McGover TIRANA- Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat masive studentore të cilat kanë përfshirë ven...
Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë. Fotografi ilustruese nga arkivi. Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së...
Përparim Rama PRISHTINA- Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për drejtimin e Lidhje...