Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Protestat studentore/ Rama: Dhuna u shkaktua nga persona të radikalizuar nga ANTIFA dhe krimi i organizuar (VIDEO)
Gjatë një konference për mediat, Rama u shpreh se personat që kryejnë akte dhune nuk përfaqësojnë shumicën e protestuesve.
24 October 2026, 11:53Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se aktet e dhunës gjatë protestave të ditëve të fundit janë kryer nga persona të radikalizuar, të cilët sipas tij lidhen me lëvizjen ANTIFA, fenë dhe krimin e organizuar. Gjatë një konference për mediat, Rama u shpreh se personat që kryejnë akte dhune nuk përfaqësojnë shumicën e protestuesve.
Kreu i qeverisë ripërsëriti ftesën për dialog, duke theksuar se protestat janë një mënyrë për të shprehur pakënaqësitë dhe për të kërkuar zgjidhje, por jo për të rrëzuar qeverinë përmes dhunës. Sipas Ramës, protestat në vende të ndryshme të botës zhvillohen për të përcjellë kërkesat e qytetarëve dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve, ndërsa dhuna nuk duhet të jetë mjeti për të arritur ndryshime politike.
“Dhe këtu do ta bëj shumë të qartë ndarjen se dua të bëj shumë të qartë njëkohësisht edhe faktin se ne jemi duke punuar intensivisht me orë të zgjatura për të adresuar të dyja anët e kësaj medaljeje. Duhet të bëj të qartë që jemi shumë të vëmendshëm dhe jam shumë i vëmendshëm personalisht në raport me arsyet reale dhe me shkaqet që bëjnë shumëkënd, përtej faktit që votojnë apo s'votojnë për mua dhe për shumicën qeverisëse, të simpatizojnë një protestë dhe të ndjejnë nevojën për të protestuar pavarësisht se janë të distancuar nga dhuna për sa kohë ajo protestë, ai terror urban u shkaktua jo nga dhjetra mijëra e qindra mijëra qytetarë, por nga një masë e larmishme njerëzish të radikalizuar ideologjikisht ANTIFA, të radikalizuar fetarisht, njerëz të nxitur dhe të paguar për të yshtur dasinë fetare, të radikalizuar qytetarisht, njerëz me precedent penal kriminel të futur në turmë, të maskuar si studentë për të ushtruar dhunë. Protesta është një e drejtë që askush nuk mund ta mohojë. Liria për të protestuar është një e drejtë që askush nuk mund ta diskutojë dhe që çdo shtet demokratik duhet ta garantojë. Dhe rruga e protestës paqësore është rruga që çon tek dialogu," tha Rama./Dosja.al