23 October 2026, 21:33
Nga E.d
Ervin Demo
TIRANA- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka udhëtuar drejt Italisë, ku po shqyrton përvojat e vendeve europiane në fushën e sigurisë publike dhe parandalimit të dhunës, në një kohë kur në Tiranë vijojnë protestat e të rinjve.
Përmes një videomesazhi, Demo deklaroi se zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë nxjerrë në pah nevojën për forcimin e sigurisë publike dhe përmirësimin e kuadrit ligjor dhe kapaciteteve institucionale. Sipas ministrit, Italia dhe vende të tjera të Bashkimit Europian kanë ndërmarrë masa konkrete për këtë qëllim, përvoja të cilat institucionet shqiptare po i shqyrtojnë.
Ai theksoi se e drejta për të protestuar është e garantuar nga Kushtetuta dhe se institucionet janë të angazhuara për ta mbrojtur atë. Megjithatë, ministri nënvizoi se kjo e drejtë nuk duhet të shoqërohet me akte dhune apo dëmtim të pronës.
Ervin Demo: Zhvillimet e fundit në Shqipëri kanë nxjerrë në pah nevojën për të ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e sigurisë publike dhe parandalimin e dhunës dhe mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës. Italia ka ndërmarrë masa konkrete në këtë drejtim, ashtu si dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian.
Ne po i shqyrtojmë me vëmendje këto përvoja për të forcuar instrumentat ligjorë dhe kapacitetet tona institucionale. Dua të jem shumë i qartë për një gjë: E drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese dhe ne jemi plotësisht të vendosur ta garantojmë dhe ta mbrojmë.
Por e drejta për të protestuar nuk është e drejtë për të ushtruar dhunë, për të sulmuar punonjësit e Policisë, apo për të shkatërruar pronën publike, si dhe atë private./Dosja.al
Ervin Demo
Politike
23 October 2026, 20:55
E.d
Jim McGover
TIRANA- Kongresmeni demokrat amerikan Jim McGovern ka reaguar për protestat masive studentore të cilat kanë përfshirë ven...
Politike
23 October 2026, 20:12
G.M
Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së...
Politike
23 October 2026, 19:31
E.d
Përparim Rama
PRISHTINA- Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për drejtimin e Lidhje...
Politike
23 October 2026, 18:18
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Ra...
Politike
23 October 2026, 17:25
E.d
Pamje nga protestat
TIRANA- Në një bisedë për median britanike UnHerd, nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlli...
Politike
23 October 2026, 17:18
E.d
Pamje nga intervista
TIRANA- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka qenë e ftuar në CNN International, në një intervistë me ga...
Politike
23 October 2026, 16:35
E.d
Anna Strolenberg
TIRANA- Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar lidhur me pretendimet se qytetarët shqiptarë që marrin pjesë n&...
Politike
23 October 2026, 16:15
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë ësht&e...
Politike
23 October 2026, 13:59
E. D
Protestues duke hedhur karrige të lëna nga kryeministri Edi Rama si ftesë simbolike për dialog, gjatë një demonstrate para Kryemi...
Politike
23 October 2026, 13:51
E. D
KOSOVË- Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), dorëheqja e Bedri Hamzës ka hapur rrugën për zgjedhjen e një...