Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas Kryeministrit, udhërrëfyesi nuk përcakton një datë anëtarësimi dhe as nuk paracakton rezultatin e negociatave, por tregon hap pas hapi rrugën që Shqipëria duhet të ndjekë drejt realizimit të këtij misioni kombëtar.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e udhërrëfyesit të paraqitur nga Komisioni Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si një risi të rëndësishme që përcakton etapat dhe objektivat konkrete në procesin e Integrimit Europian. Sipas Kryeministrit, udhërrëfyesi nuk përcakton një datë anëtarësimi dhe as nuk paracakton rezultatin e negociatave, por tregon hap pas hapi rrugën që Shqipëria duhet të ndjekë drejt realizimit të këtij misioni kombëtar.
Kreu i qeverisë theksoi se koha po merr gjithnjë e më shumë rëndësi dhe se këtë duhet ta kuptojnë veçanërisht ata që janë në vijën e parë të procesit, në radhë të parë shumica qeverisëse. Kryeministri tha ndër të tjera se askush dhe asgjë nuk duhet ta vërë në pikëpyetje mundësinë historike për arsye të parëndësishme politike.
"Dua të ndalem dhe tek një risi me rëndësi të veçantë në paketën e zgjerimit të këtij viti.Për herë të parë Komisionit Europian ka paraqitur udhërrëfyesin orientues për 4 vendet më të përparuara në procesin e negociatave; Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Për Shqipërinë ky udhërrëfyes përcakton etapat dhe objektivat e punës për vitin sfidues që kemi përpara, duke i dhënë procesit shumë qartësi dhe parashikueshmëri. Ndërkohë Komisioni e konsideron objektivin tonë për t’i përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2027 si ambicioz, por të arritshëm dhe ky është një vlerësim tejet i rëndësishëm për Shqipërinë, i cili duhet kuptuar nga të gjithë me peshën dhe kushtëzimet e tij. Udhërrëfyesi nuk përcakton një datë anëtarësimi sepse nuk ka sesi ta përcaktojë dhe natyrisht nuk e paracakton dot as rezultatin e negociatave por udhërrëfyesi na e tregon konkretisht, centimetër për centimetër siç thashë më lart, kilometrin e fundit të rrugës për të përmbushur këtë objekt kombëtar dhe historik.
Kjo do të thotë që koha merr çdo ditë më shumë rëndësi dhe çdo ditë bëhet më e çmuar në raport me këtë objektiv. Këtë duhet ta kuptojnë mirë që të gjithë ata që janë përfshirë në vijën e parë të këtij procesi, në radhë të parë Parlamenti, qeveria, gjyqësori dhe para të gjithëve duhet ta kuptojë shumica jonë qeverisëse. Mundësia që kemi sot për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit në BE është unikale, është historike dhe nuk është aty si një e dhënë e palëvizshme një herë e përgjithmonë. Historia nuk do na e falte kurrë bjerrjen e kësaj mundësie për shkakun tonë, të shqiptarëve prandaj bashkë me të gjithë ata që e duan pa kushte suksesin e Shqipërisë unë do bëj çmosin tim që të ndodhë e kundërta e fatkeqësisë që i ka ndodhur këtij vendi sa herë ka pasur mundësinë te ngjitet lartë dhe që askush dhe asgjë të mos e vërë në pikëpyetje këtë mundësi historike për mustaqet e asnjë Çeloje.’, tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke komentuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, tha se vlerësimi i progre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjetjet e progres-raportit për Shqipërinë, duke theksuar rëndësinë e re...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, duke e cilësuar atë si r...
Sofia Moreira de Sousa dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me ambasadoren e Bashkimit Evropian në Tiranë, gjat&...
Ilir Meta TIRANË- Ish-presidenti Ilir Meta paraqiti tri kërkesa në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa. Gjat&eum...
TIRANË- Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku zhvillohet se...
BRUKSEL- Komisioni Europian ka evidentuar një sërë problematikash në sistemin e sigurisë ushqimore në Shqipëri, duke k&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër...
pamjet FRANKFURT- Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga shqiptarët në Frankfurt të Gjermanisë. Siç...