17 October 2026, 14:57
Nga E. D

TIRANË- E përditshmja e njohur austriake, Kurier, i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri dhe udhëtimit të kreut të ekzekutivit shqiptar në Vjenë. Sipas gazetës austriake, kjo vizitë shihet si një “pushim i mirëpritur” për Ramën nga revolta popullore që prej muajsh ka përfshirë vendin, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij pas 13 vitesh në pushtet.
Më tej, gazeta Kurier vë në pah rolin e rëndësishëm të Austrisë në ekonominë shqiptare, duke përmendur kompani të njohura. Pikërisht për shkak të këtyre lidhjeve tregtare, Austria mbetet një nga mbrojtëset më të zëshme të integrimit të Shqipërisë në BE, ku Tirana synon anëtarësimin brenda vitit 2030.
Sidoqoftë, gazeta vë në dukje kontrastin e fortë mes pritjes zyrtare në Vjenë dhe situatës kritike në rrugët e Shqipërisë, ku revolta e nisur nga mbrojtja e mjedisit u kthye në një lëvizje mbarëpopullore kundër regjimit.
Pjesë nga artikulli i Kurier:
Për kryeministrin shqiptar, vizita në Vjenë të hënën do të jetë një pushim i mirëpritur nga protestat që prej muajsh ziejnë në vendin e tij. Për më tepër, një vizitë e shkurtër në Austri është gjithmonë si vizita e mirësjelljes te i afërmi i pasur – Austria është investitori i gjashtë më i madh i huaj në vend, në 2025 mes dy vendeve u tregtua më shumë se kurrë më parë.
Ndërsa Edi Rama do të pritet me nderime ushtarake nga kancelari federal Christian Stocker (ÖVP), protestuesit në Shqipëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit që qeveris prej 13 vitesh. Të ashtuquajturat ‘Protestat Flamingo’, të cilat fillimisht ishin kundër një projekti të planifikuar turistik luksoz, në të cilin thuhet se është i përfshirë edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, në një zonë shumimi për flamingot, janë shndërruar në një zjarr masiv kundër qeverisë – fjalë për fjalë./Dosja.al
Kurier protesta studentore
Aktualitet
17 October 2026, 14:45
E. D
TIRANË- Një protestuese është lënduar me plumba gome gjatë tubimit te Ministria e Arsimit. E reja, e cila ka pësuar l&e...
Aktualitet
17 October 2026, 14:32
E. D
TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga protesta te Rruga e Durrësit. Pas denoncimeve dhe raportimeve se policia ka që...
Aktualitet
17 October 2026, 14:22
E. D
TIRANË- Një përballje e tensionuar është regjistruar në avion mes një studenteje, deputetit socialist Bledi Çu&c...
Aktualitet
17 October 2026, 14:05
E. D
TIRANË- Pas përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga forcat e policisë për shpërndarjen e turmës, disa protestues...
Aktualitet
17 October 2026, 14:04
E. D
TIRANË- Ky është momenti kur efektivi i policisë mbush armën me plumb gome dhe qëllon në drejtim të protestuesve.&...
Aktualitet
17 October 2026, 13:42
E. D
TIRANË- Situata duket kaotike në rrugën e Durrësit. Gjatë tubimit ka pasur përplasje të ashpra mes protestuesve d...
Aktualitet
17 October 2026, 13:29
E. D
TIRANË- Situata vijon të jetë e tensionuar para Ministrisë së Arsimit. Në një moment, protestuesit u janë dr...
Aktualitet
17 October 2026, 13:27
E. D
RINAS- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar pas informacioneve të shpërndara në rrjetet sociale lidhur me funksionimi...
Aktualitet
17 October 2026, 13:20
E. D
TIRANË- Tensionet po vijojnë në protestë, ku policia ka qëlluar me plumba gome, ndërsa protestuesit nuk janë tërhequr d...
Aktualitet
17 October 2026, 13:19
E. D
TIRANË- Tensionet vijojnë në protestë, ku policia ka qëlluar me plumba gome, ndërsa protestuesit nuk janë tërhequr dhe ...