https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"A flisni shqip"? Protestuesit përballen me policinë para Ministrisë së Arsimit: Çfarë bëni kështu more, a s’ju vjen keq? Po helmoni fëmijët tanë me gaz(VIDEO)
Një prej protestuesve iu drejtua policëve me tone të ashpra, duke i pyetur se përse po vepronin në këtë mënyrë ndaj të rinjve.
17 October 2026, 13:29Nga E. D
TIRANË- Situata vijon të jetë e tensionuar para Ministrisë së Arsimit. Në një moment, protestuesit u janë drejtuar efektivëve të policisë, duke i akuzuar për përdorim force ndaj të rinjve që protestojnë. Një prej protestuesve iu drejtua policëve me tone të ashpra, duke i pyetur se përse po vepronin në këtë mënyrë ndaj të rinjve.
“Çfarë bëni kështu, mor jaho?! Po janë fëmijët tuaj ore! A s’ju vjen keq? Për Edi Ramën i bëni këto gjëra? A flisni shqip?”, dëgjohet të thotë protestuesit.
Edhe një qytetare iu drejtua efektivëve, duke shprehur indinjatën për mënyrën se si po trajtoheshin protestuesit. Qytetarja vijoi me kritikat ndaj policisë, duke përmendur edhe të riun që u plagos gjatë protestës së një nate më parë.
“A jeni mirë? A jeni njerëz? Ju paguheni nga taksat tona! Është e turpshme. Po helmoni fëmijët tanë me gaz. A jeni burra? Të jem unë nëna e atij djalit dje, ju djeg, 15 veta. Fytyrat tuaja i keni të gjitha në TV”, tha ajo, duke iu referuar pamjeve të transmetuara nga protesta dje ku një i ri u dhunua brutalisht nga policia.
Në fund, qytetarja u bëri thirrje efektivëve që të mos qëndrojnë në krah të qeverisë, por tu bashkohen qytetarëve, duke e cilësuar qeverinë si “kriminale” dhe situatën si të turpshme./Dosja.al