21 November 2026, 12:00
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi vizionin e tij për Tiranën 2030 gjatë Asamblesë së PS-së, duke deklaruar se kryeqyteti duhet të kalojë nga një qytet ku synohej mbijetesa, në një qytet ku qytetarët kërkojnë standarde më të larta jetese. Rama renditi si prioritete strehimin për çiftet e reja, përfundimin e rindërtimit pas tërmetit, furnizimin me ujë 24 orë në të gjithë qytetin, menaxhimin e mbetjeve dhe përmirësimin e transportit urban.
Ai u ndal gjithashtu edhe te nevoja për trotuare të aksesueshme për të moshuarit dhe ruajtjen e banesave të vjetra me vlerë historike, duke theksuar se ato duhet të kthehen në muze dhe jo në pallate. Sipas tij, Tirana 2030 synon të adresojë problematikat që qytetarët ndeshin ende në përditshmëri.
"Në Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin ku kërkohet orë e çast cilësi më e mirë jete, duhet t’ua bëjmë të dukshme njerëzve, të imagjinueshme pa vështirësi Tiranën ku një çift i ri gjen shtëpi, një i moshuar ecën në trotuar i papenguar, çdo familje në Kombinat apo kudo tjetër pret të kthehet në shtëpi pas tërmetit, ka çelësat në dorë, ku uji 24 orë nuk është në një pjesë, por në çdo cep. Tiranën ku mbetjet dhe riciklimi i tyre nuk janë hall për shumë zona, transporti urban nuk është dhimbje koke. Kjo është Tirana 2030, që do të jetë realiteti i secilit që sot këto që thashë i kërkon, se i sheh të parealizuara. Tirana 2030, ku shtëpitë e vjetra nuk bëhen pallate, por bëhen muze, janë bërë muze sepse është një rrjet i tërë në atë drejtim. Bashkia nuk shihet si taksambledhës që shpik tarifa," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama
Politike
21 November 2026, 11:53
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së theksoi se rritja e Tiranës konsiderohet tashm&e...
Politike
21 November 2026, 11:49
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dekalaruar se nga muaji janar bonuset do të rriten sa dyfishi i vitit të kaluar ndërkohë që inde...
Politike
21 November 2026, 11:48
E.M
TIRANË- Në mbledhjen e Asamblesë se PS, Kryeministri Edi Rama prezantoi mundësitë që pritet të ofrojë buxheti për ...
Politike
21 November 2026, 11:42
E.M
TIRANË- Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se në buxhetin e vitit 2027 do të ketë TVSH të ulur në 6...
Politike
21 November 2026, 11:38
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk mund të gjykojë Veliajn për bindjet e tij. Ndër të tjera Rama tha se shpreson q...
Politike
21 November 2026, 11:33
E.M
TIRANË- Në Asmablenë e Partisë Socialiste, Kryeminstri Rama është shprehur se partia do të fitojë sërish Tiran&eum...
Politike
21 November 2026, 11:31
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se një kryepolic i cili ka mbajtu...
Politike
21 November 2026, 11:29
E.M
TIRANË- Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë për zgjedhjet lokale të 2027 për bashkinë e Tiran&...
Politike
21 November 2026, 11:25
E.M
TIRANË- Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Kryeministri Edi Rama citoi se nuk do të ketë më asnj...
Politike
21 November 2026, 11:19
E.M
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur këtë të shtunë Asamblenë e Partisë Socialiste në kua...