21 November 2026, 11:48
Nga E.M

TIRANË- Në mbledhjen e Asamblesë se PS, Kryeministri Edi Rama prezantoi mundësitë që pritet të ofrojë buxheti për vitin 2027. Ai tha se me këtë buxhet populli nuk do mbetet pa pension dhe pa kujdes mjekësor nga pamundësia për të paguajtur sigurimet ndërkohë që përmendi edhe mbështetjen për kujdestarinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara,
Gjatë fjalë së tij ai tha se nëpërmjet ligjit të ri do të adresohet nevoja për strehim të përballueshëm. Ndër të tjera Rama shtoi se me programin nga viti 2030 do të dorëzohen rreth 55 mijë celësa si një mënyrë që shteti tu vijë në ndihmë familjeve në nevojë.
"Dyfishimi i mbështetjes i fëmijëve me aftësi të kufizuar një tjetër shenjë se po shkojmë në drejtimin e duhur. Larg syve të botës qëndrojnë të mbyllura nëna, duke i qëndruar mbi kokë një fëmije të mrekullueshëm që ka nevojë për kujdesje orë e cast. Me buxhetin 2027 iu themi ‘ju nuk jeni vetëm, nuk mund të mbeteni pa një pension, pa një kujdes mjekësor se nuk paguani dot sigurime. Këto do t’I mbulojmë ne për ju. Jemi rruga e vetme për fuqizimin shoqëror të Shqipërisë, e dimë si do adresojmë cështjen e mprehtë që ka krijuar zhvillimi dhe rritja e shpejtë, koston e rritur të strehimit. Në një vend si Shqipëria, strehimi nuk është më vetëm halli i familjes së varfër, është halli i mësueses, infermieres, ushtarakut, policit, një të riu apo të reja që shërben në administratë.
I dy të rinjve që dashurohen dhe martohen paguajnë cdo detyrim po s’mund të kenë shtëpinë e tyre. Pra nuk është vetëm një nevojë për më të varfërit, por për një shtresë të mesme që nuk e përballon dot rritjen e cmimeve të apartamentit. Me ligjin e ri adresojmë dicka që deri dje ishte jashtë planeve të vendit dhe është problem I vendeve më të zhvilluara, adresojmë nevojën për strehim të përballueshëm. Kredi pa interes për shtëpinë e parë, garanci për kë nuk ka kolateralin, mbështetje për qiranë. Janë të gjitha pjesë e këtij projekti. Ndërkohë, me buxhetin e ri dhe me sistemin e ri për strehimin, 10 mijë të parët, familje të reja do kenë shansin të marrin celësin duke nisur nga viti i ardhshëm. Ne kemi ambicien që deri ne 2030 e kemi të shtruar në program të dorëzojmë 55 mijë celësa, ku shteti u gjendet pranë gjithë atyre që meritojnë një mbështetje për të patur catinë e tyre”, tha Rama./Dosja.al
Edi Rama
Politike
21 November 2026, 11:42
E.M
TIRANË- Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se në buxhetin e vitit 2027 do të ketë TVSH të ulur në 6...
Politike
21 November 2026, 11:38
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk mund të gjykojë Veliajn për bindjet e tij. Ndër të tjera Rama tha se shpreson q...
Politike
21 November 2026, 11:33
E.M
TIRANË- Në Asmablenë e Partisë Socialiste, Kryeminstri Rama është shprehur se partia do të fitojë sërish Tiran&eum...
Politike
21 November 2026, 11:31
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se një kryepolic i cili ka mbajtu...
Politike
21 November 2026, 11:29
E.M
TIRANË- Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë për zgjedhjet lokale të 2027 për bashkinë e Tiran&...
Politike
21 November 2026, 11:25
E.M
TIRANË- Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Kryeministri Edi Rama citoi se nuk do të ketë më asnj...
Politike
21 November 2026, 11:19
E.M
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur këtë të shtunë Asamblenë e Partisë Socialiste në kua...
Politike
21 November 2026, 11:12
E. D
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka prezantuar 7 amendamentet e kësaj force politike ...
Politike
21 November 2026, 11:03
E. D
Petrit Malaj
TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka vlerësuar ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke iu referuar raportit të...
Politike
21 November 2026, 10:53
E. D
Klodiana Spahiu dhe Edi Rama
TIRANË- Projektligji i ri “Për shërbimet e kujdesit social” ishte në fokus të mbledhjes...