24 October 2026, 22:17
Nga E.d
Adriana Kalaja
TIRANA- Avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja ka reaguar ashpër lidhur me dhunën e përdorur gjatë protestës në Tiranë, duke u bërë thirrje drejtuesve të Prokurorisë që të ndërhyjnë menjëherë dhe të marrin masat që parashikon ligji. Në një postim në rrjetet e saj sociale, Kalaja iu drejtua drejtuesve të Prokurorisë, duke u kërkuar që prokurorët të dalin në terren dhe të veprojnë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Ajo paralajmëroi se mosveprimi i institucioneve mund të sjellë pasoja të rënda ligjore, duke theksuar se organet e drejtësisë duhet të veprojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjit, e jo sipas urdhrave politikë. Kalaja deklaroi gjithashtu se nëse nuk ka reagim institucional, nga e hëna do të nisë procedurat për kallëzime penale ndaj përgjegjësve. Ajo e cilësoi dhunën e përdorur nga policia si të papranueshme, duke kërkuar që ajo të mos mbetet pa ndëshkim.
Postimi i Adriana Kalasë
Një thirrje dhimbjeje.....
Z. Klodian Braho dhe Z. Arens Çela, ju bëj thirrje si nënë, qytetare dhe avokate që, prej vitesh mbroj falas në gjykatë protestues.
Nëse sot nuk veproni bazuar në Kushtetutë, ligj dhe kompetecat tuaja, nesër përceç se do jeni fytyrat më të urryera të shqiptarëve, do konsideroheni bashkëpuntorë në krim e do përballeni para ligjit.
Nxirrni në terren prokurorët dhe merni masat që ju ngarkon ligji e parandaloni një tragjedi.
SONTE.
NESËR kur "flaka" t'ju vijë te dera, do jetë shumë vonë.
Na tregoni se aty nuk jeni për të zbatuar urdhërat politikë por për të zbatuar Kushtetutën dhe Ligjin. Unë kam vendosur të kontriboj për vendin tim, e nga e hëna, nëse nuk reagoni, do jeni subjekt i kallëzimeve penale.
Kjo masakër dhe kjo dhunë ç'njerëzore, nuk tolerohet e nuk do harrohet.
Madje do ndëshkohet në mos sot, NESËR.
Do t'jua provoj shumë shpejt.../Dosja.al
Adriana Kalaja
Politike
24 October 2026, 21:36
E.d
Mariana Koçeku
TIRANA- Deputetja e pavarur Mariana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës në T...
Politike
24 October 2026, 21:19
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas plagosjes së Erion Vish...
Politike
24 October 2026, 21:12
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar ashpër sulmin ndaj gazetarit Klevin Muka, duke e cilësuar nj&...
Politike
24 October 2026, 19:37
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e cila po zhvillohet në Tiranë. Ai ka postuar n&eu...
Politike
24 October 2026, 19:29
E.d
Pamje
TIRANA- Deputeti i PD-së, Eno Bozdo ka reaguar për dhunën e shumtë që policia po ushtron ndaj protestuesve. Bozdo shkruan ...
Politike
24 October 2026, 19:03
E.d
Pamje
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar aktin kriminal ndaj një studenti gjatë protestës së zhvillua...
Politike
24 October 2026, 18:23
E.d
Gjin Gjoni
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni është përfshirë në një përballje me efektivët e P...
Politike
24 October 2026, 14:33
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj Partisë Demokratike, duke e akuzuar atë për nxitjen dhe orga...
Politike
24 October 2026, 13:47
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nga protesta e thirrur nga PD para Kryeminist...
Politike
24 October 2026, 13:43
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka folur nga bulevardi “Dëshmorët e...