Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
Raporti i OSBE-së, Basha: Provë e tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve. 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe
26 July 2021, 19:25Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar raportin e OSBE/ODHIR-it në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Facebook, Basha ka shkruar disa nga konkluzionet e raportit final të OSBE/ODHIR-it mbi zgjedhjet e 25 prillit. Basha ka theksuar se raporti i OSBE/ODHIR-it ka konfirmuar atë që të gjithë shqiptarët e dinë, që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Ndër konkluzionet që Basha ka publikuar janë: Blerja masive e votave, presioni ndaj votuesve, shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin, keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet, abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike, rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorales, presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet, përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën, legalizime në këmbim të votës, vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve, përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve dhe ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Postimi i plotë:
Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve. Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin: – Blerja masive e votave. – Presioni ndaj votuesve. – Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin. – Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet. – Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike. – Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale. – Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet. – Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën. – Legalizime në këmbim të votës. – Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve. – Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. – Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias. E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE! Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.
(I.A;f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Siguria ligjore është minuar gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Kështu shkruan OSBE në raportin për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas raportit, pava...
TIRANË– Gazetarët kanë qenë gjithashtu nën presion nga ana e politikanëve. Sipas raportit të publikuar nga OSBE-ja për zgjedhjet e 25 prillit, gazeta...
TIRANË– Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk janë kuresyer as më Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në raportin për zgjedhjet e 25 prillit, OSBE shkruan se KQ...
TIRANË- Presioni që qeveria u bëri administratave në zgjedhjet e 25 prillit ishte i madh. Këtë gjë shkruan OSBE/ODIHR në raportin përfundimtar për zgjedhje...
TIRANË- Presioni që shqiptarët patën nga patronazhistët është një shqetësim serioz. Kështu shkruan OSBE/ODIHR në raportin përfundimtar të zgjedhjeve të 25 ...
TIRANË- Ndryshimet kushtetuese duhet që të ishin bërë me miratimin e të gjitha palëve. Këtë gjë ka theksuar OSBE/ODIHR në raportin përfundimtar të publikua...
TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar ditën e sotme raportin përfundimar të zgjedhjeve të 25 prillit në vend. OSBE shkruan se në raportin e publikuar se, në 25 p...
TIRANË– OSBE ka publikuar raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit që u zhvilluan në Shqipëri. Në faqen zyrtare të OSBE-së është publ...
TIRANË- Ambasadorja amerikanë në vendin tonë, Yuri Kim ka përgëzuar emërimin e gjyqtarit të tetë të Gjykatës së Lartë, Artur Kalaja, duke e konsideruar atë...
TIRANË– Djali i filantropit George Soros, Alex ka vizituar Shqipërinë. Përmes një postimi në rrjetet sociale Alex Soros ka bërë me dije se është kthy...