Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri i Dardanëve zbulon planet për ndërtimin e skuadrës në prag të kualifikueseve të ardhshme të Europianit. Për dy ndeshjet e nëntorit, Kosova do të ketë edhe disa mungesa të rëndësishme.
KOSOVE - Dardanët po përgatiten për dy sfidat e fundit të këtij edicioni të UEFA Nations League, fillimisht ndaj Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe më pas kundër Irlandës në transfertë. Dardanët renditen në vendin e dytë të grupit me 5 pikë dhe synojnë ta mbyllin aventurën në pozicionin më të mirë të mundshëm.
Megjithatë, trajneri Franco Foda nuk po mendon vetëm për takimet e radhës. Tekniku gjerman ka nisur të planifikojë edhe të ardhmen e përfaqësueses, duke konfirmuar se stafi po monitoron futbollistë të rinj, si në kampionatin vendas, ashtu edhe në ligat ndërkombëtare.
“Është e rëndësishme që kemi disa mundësi edhe për ndeshjet e ardhshme. Megjithatë, duke pasur parasysh skuadrën, ne nuk përgatitemi vetëm për ndeshjet aktuale, por edhe për vitin e ardhshëm dhe kualifikimet për Kampionatin Evropian. Po i ndjekim të gjithë lojtarët, edhe ata që aktivizohen në ligat ndërkombëtare. Është e rëndësishme të ndjekim edhe talentet e rinj. Ne punojmë së bashku për t’i arritur këto objektiva”, u shpreh Foda.
Ndërkohë, Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar edhe disa mungesa për dy takimet e nëntorit. Valmir Matoshi dhe Erblin Osmani nuk do të jenë në dispozicion për shkak dëmtimesh, ndërsa Enis Rexhepi mungon pasi ende nuk ka marrë miratimin e FIFA-s.
Në dyshim mbetet edhe Lumbardh Dellova, i cili do t'i bashkohet grupit, por fillimisht do t'i nënshtrohet testeve mjekësore për të përcaktuar nëse mund të jetë i gatshëm për ndeshjet.
B.T (Dosja.al)
TIRANE - Kombëtarja shqiptare nis sot përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të UEFA Nations League, por grumbullimi i nëntorit vjen me n...
TIRANE - Etrit Berisha kërkon që Kombëtarja shqiptare të lërë pas atë që ndodhi në përballjen e parë me F...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare po përgatitet për dy sfidat e fundit në UEFA Nations League, fillimisht ndaj Finlandës më 12 në...
TIRANE - Ivan Balliu nuk do ta veshë më fanellën e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi ka vendosur të tërhiqet nga përfaq&eu...
SPANJE - Ndërsa po përpiqet të sigurojë kohë loje te Real Madridi, Endrick po fillon të ndihet i frustruar. I bllokuar nga i domos...
SPANJE - Legjendat e Real Madridit gjithmonë bëjnë bujë në Spanjë. Ndërsa Zinedine Zidane është tani në krye t...
ITALI - Milani po konfirmon një tendencë të veçantë këtë sezon: zhgënjimet në arenën evropiane pasohen nga r...
ITALI - Marcus Thuram po kalon një formë të jashtëzakonshme te Interi, aq sa ka tërhequr vëmendjen edhe të partnerit të ...
FRANCE - Kombëtarja e Francës nis këtë të hënë grumbullimin në Clairefontaine, në prag të dy sfidave t&e...
ANGLI - Michael Carrick nuk ka ndërmend të dorëzohet. Pavarësisht rezultateve zhgënjyese dhe pozicionit alarmant të Manchester Un...