21 October 2026, 08:30
Nga DOSJA

ITALI - Drejtori sportiv i Romës, Tony D’Amico, foli për Sky Sport përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Slovan Bratislavës, duke komentuar situatën e skuadrës dhe planet për merkaton e ardhshme.
Duke u ndalur te minutat e fundit të ndeshjes kundër Real Madridit, ai pranoi se skuadra përjetoi momente të vështira. “Shtatë minutat e fundit ishin të pazakonta, pa hapësirë për të marrë frymë. Ky është futbolli, ndërsa Liga e Kampionëve është një kompeticion shumë i fortë. Skuadra luajti 80 minuta spektakolare”, u shpreh D’Amico.
Drejtuesi verdhekuq theksoi se rezultati ishte aspekti negativ i asaj përballjeje, por nënvizoi se Roma tregoi edhe elementë pozitivë gjatë lojës.
I pyetur për Endrick dhe mundësinë e një lëvizjeje në merkaton e janarit, D’Amico u tregua i kujdesshëm, pa e përjashtuar mundësinë e përforcimeve.
“Janari është ende larg dhe tani jemi të përqendruar te vetja. Më pas, në janar, do të bëjmë më të mirën për t’i dhënë trajnerit burimet e nevojshme për t’u përballur sa më mirë me çdo ndeshje”, deklaroi ai.
Për momentin, nuk ka një konfirmim konkret për një negociatë të Romës për Endrick, por deklarata e D’Amicos lë të kuptohet se klubi do të shqyrtojë mundësitë për të përforcuar skuadrën gjatë merkatos dimërore.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 October 2026, 08:15
FRANCE - Shqetësim i madh te PSG për gjendjen fizike të Khvicha Kvaratskhelias pas ndeshjes ndaj Barcelonës. Sulmuesi gjeorgjian p&eum...
Sport
21 October 2026, 08:00
FRANCE - Paris Saint-Germain i dha fund serisë prej 11 fitoresh radhazi të Barcelonës, duke triumfuar 4-2 në Paris në ndeshjen e ...
Sport
21 October 2026, 07:45
FRANCE - Hansi Flick nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes 4-2 të Barcelonës ndaj Paris Saint-Germain, por u përpoq të shihte edhe an&eu...
Sport
21 October 2026, 07:30
FRANCE - Luis Enrique u shfaq i kënaqur pas fitores 4-2 të Paris Saint-Germain ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Trajne...
Sport
20 October 2026, 23:04
FRANCË - Një mbrëmje e jashtëzakonshme dhe e mbushur me spektakël ka shoqëruar përballjet e UEFA Champions League, ku nuk mun...
Sport
20 October 2026, 21:03
Lojtarët e Dortmundit festojnë një nga golat e tyre kundër Sabahut
AZERBAJXHAN - Borussia Dortmundi mori një fitore të rënd...
Sport
20 October 2026, 20:54
Kacor feston golin e barazimit kundër Fenerbahçes
TURQI - Fenerbahçe vazhdon të vuajë në Europë. Skuadra turke shpë...
Sport
20 October 2026, 19:05
TURQI - Federata Turke e Futbollit (TFF) emëroi të martën Anthony Taylor, një ish-arbitër i famshëm i Premier Ligës, si...
Sport
20 October 2026, 18:45
SPANJE - Një rikthim i bujshëm në Premier League mund të jetë në horizont për Trent Alexander-Arnold. Sipas raportimit ...
Sport
20 October 2026, 18:36
ITALI - AS Roma do të duhet të bëjë pa Paulo Dybalan për disa javë. Sulmuesi argjentinas u detyrua të largohej nga fush...