9 November 2026, 10:29
Nga G.M
Marco Rubio dhe Donald Trump
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte paralajmëruar administratën e Donald Trump për lidhjen e dyshuar mes drejtuesit të Nvidia-s, Jensen Huang, dhe një biznesmeneje kineze që dyshohet se bashkëpunonte me shërbimet e inteligjencës së Pekinit. Sipas informacioneve të bëra publike, Rubio kishte mbikëqyrur përgatitjen e një memorandumi tepër sekret gjatë pranverës së kaluar, i cili u shpërnda te zyrtarët e lartë amerikanë.
Dokumenti bazohej në informacione të mbledhura nga agjencitë e inteligjencës dhe ngrinte shqetësime për marrëdhënien e Huang me Alice Huang. Kjo e fundit, ish-drejtuese e kompanisë Megaspeed me seli në Singapor, dyshohet se kishte lidhje me inteligjencën kineze dhe ishte përfshirë në aktivitete të paligjshme për transportimin e procesorëve të avancuar të Nvidia-s drejt Kinës.
Sipas hetimeve amerikane, Megaspeed kishte blerë produkte të Nvidia-s me vlerë rreth 2 miliardë dollarë, ndërsa dyshohet se teknologjia mund të jetë transferuar në kundërshtim me kufizimet amerikane të eksportit. Trump ishte informuar për çështjen rreth një vit më parë, por kishte zgjedhur të mos ndërhynte. Madje, fillimisht Jensen Huang nuk ishte përfshirë në delegacionin e biznesmenëve që do të shoqëronin presidentin amerikan në vizitën në Kinë, por më pas iu bashkua udhëtimit me kërkesë të vetë Trumpit.
Ndërkohë, Huang ka pranuar se kishte pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me Alice Huang, duke kërkuar falje ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Nvidia ka nisur një hetim të brendshëm, por ka deklaruar se nuk ka arsye të besojë se informacionet konfidenciale të kompanisë apo siguria kombëtare janë komprometuar. Çështja ka shtuar presionin mbi drejtuesin e gjigantit të inteligjencës artificiale, ndërsa mbetet e paqartë nëse marrëdhënia e tij personale ka pasur ndonjë lidhje me aktivitetet e dyshuara të spiunazhit./Dosja.al
marco rubio donald trump
Bota
9 November 2026, 10:19
G.M
anije turistike
SHBA- Pianisti i një anijeje të kompanisë Royal Caribbean u gjet rreth 32 kilometra larg brigjeve të Kalifornis&eum...
Bota
9 November 2026, 10:10
G.M
foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Athinë, ku trupi i pajetë i një vajze të re ë...
Bota
9 November 2026, 10:04
G.M
Jensen Huang dhe Donald Trump
SHBA- Nvidia po përballet me një situatë të vështirë pas publikimit të pretendimeve p&...
Bota
9 November 2026, 10:00
G.M
TURQI- Samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën, COP31, ka nisur në Antalia të Turqisë, në një klimë tensionesh dh...
Bota
9 November 2026, 09:46
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në nisje të tregtimit këtë të hënë, duke...
Bota
9 November 2026, 09:32
E.d
Ekipet e zjarrfikësve përpiqen të shuajnë zjarrin
Autoritetet ukrainase po përpiqen të rikthejnë furnizimin me energji elek...
Bota
9 November 2026, 09:07
E.d
Foto ilustruse
GREQI- 12 persona kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte emigrantë u gjet në ujërat n&...
Bota
9 November 2026, 09:03
E.d
Gadi Eisenkot
Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka vendosur t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë udhëheqësit të o...
Bota
9 November 2026, 08:49
G.M
GREQI- Athina bëhet pjesë e një nisme të Bankës Evropiane të Investimeve që synon të mobilizojë deri në 80 mi...
Bota
9 November 2026, 08:46
G.M
protesta ne France
FRANCA- Dy raporte, njëri nga Bashkimi Evropian dhe tjetri nga Ministria e Jashtme Franceze, dokumentojnë se si rrjetet e dezinfo...