9 November 2026, 10:19
Nga G.M
anije turistike
SHBA- Pianisti i një anijeje të kompanisë Royal Caribbean u gjet rreth 32 kilometra larg brigjeve të Kalifornisë nga dy peshkatarë. Ai u dërgua në spital në gjendje të qëndrueshme. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Oqeanin Paqësor, ku një pianist i një anijeje turistike arriti të mbijetojë për rreth nëntë orë në det të hapur, pasi kishte rënë nga anija.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, burri u gjet të premten, rreth 32 kilometra larg bregdetit të Kalifornisë, pranë ishullit Catalina, nga dy peshkatarë, Grant Garrett dhe Sean Norton, të cilët e vunë re rastësisht teksa ndodheshin në det. Pasi e nxorën nga uji, ata mësuan se burri punonte si pianist në anijen turistike 'Ovation of the Seas', në pronësi të Royal Caribbean. Identiteti i tij nuk është bërë publik. Pas shpëtimit, pianisti u dorëzua te ekipet e emergjencës dhe u transportua në spital, ku u konfirmua se ndodhej në gjendje të qëndrueshme.
Dy peshkatarët besojnë se temperatura relativisht e lartë e ujit, rreth 24°C, mund të ketë ndihmuar në mbijetesën e tij gjatë orëve të gjata në oqean. Kompania Royal Caribbean konfirmoi ngjarjen dhe bëri të ditur se po i ofron mbështetje punonjësit të saj. Ndërkohë, Roja Bregdetare amerikane ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat misterioze se si pianisti përfundoi në det dhe si arriti të qëndronte për kaq shumë orë në ujë./Dosja.al
anije turstike
Bota
9 November 2026, 10:10
G.M
foto ilustruese
GREQI- Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Athinë, ku trupi i pajetë i një vajze të re ë...
Bota
9 November 2026, 10:04
G.M
Jensen Huang dhe Donald Trump
SHBA- Nvidia po përballet me një situatë të vështirë pas publikimit të pretendimeve p&...
Bota
9 November 2026, 10:00
G.M
TURQI- Samiti i Kombeve të Bashkuara për klimën, COP31, ka nisur në Antalia të Turqisë, në një klimë tensionesh dh...
Bota
9 November 2026, 09:46
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Çmimet e naftës kanë shënuar rënie në nisje të tregtimit këtë të hënë, duke...
Bota
9 November 2026, 09:32
E.d
Ekipet e zjarrfikësve përpiqen të shuajnë zjarrin
Autoritetet ukrainase po përpiqen të rikthejnë furnizimin me energji elek...
Bota
9 November 2026, 09:07
E.d
Foto ilustruse
GREQI- 12 persona kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte emigrantë u gjet në ujërat n&...
Bota
9 November 2026, 09:03
E.d
Gadi Eisenkot
Presidenti izraelit, Isaac Herzog, ka vendosur t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë udhëheqësit të o...
Bota
9 November 2026, 08:49
G.M
GREQI- Athina bëhet pjesë e një nisme të Bankës Evropiane të Investimeve që synon të mobilizojë deri në 80 mi...
Bota
9 November 2026, 08:46
G.M
protesta ne France
FRANCA- Dy raporte, njëri nga Bashkimi Evropian dhe tjetri nga Ministria e Jashtme Franceze, dokumentojnë se si rrjetet e dezinfo...
Bota
9 November 2026, 08:25
G.M
pamje
SHBA- Përleshja përfshiu tifozë të San Francisco 49ers dhe Las Vegas Raiders pas ndeshjes. Pamjet tregojnë momentet kur ...