Protesta e 177-të kundër qeverisë/ Qytetarët vijojnë revoltën, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimi dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor 23 Nëntor, ...
Ekzekutimi në Fier/ Kush ishte Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami”, i dënuar me 25 vite burg për vrasje 23 Nënt...
https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720 Kushtet atmosferike në ...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Duke folur në takimin vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin, më 23 nëntor, Rutte tha se Ukrainës i është ofruar perspektiva e anëtarësimit në të ardhmen, por se, aktualisht, nuk ekziston unanimitet mes vendeve anëtare për pranimin e saj.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se vendet anëtare të aleancës ende nuk kanë arritur konsensus për pranimin e Ukrainës, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për anëtarësimin e vendit të tij.
Duke folur në takimin vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin, më 23 nëntor, Rutte tha se Ukrainës i është ofruar perspektiva e anëtarësimit në të ardhmen, por se, aktualisht, nuk ekziston unanimitet mes vendeve anëtare për pranimin e saj.
Ai theksoi se vendimet për anëtarësimin në aleancë u takojnë vetëm vendeve të NATO-s.
“Ekziston qartësi e plotë brenda aleancës se vendimi se kush është ose nuk është anëtar i NATO-s, i takon vetë NATO-s”, tha Rutte.
Deklaratat e tij vijnë në kohën kur Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë e ofrimit të garancive të sigurisë për Ukrainën, të ngjashme me mbrojtjen kolektive që NATO-ja u ofron anëtarëve të saj.
Më herët gjatë ditës, Zelensky u bëri thirrje sërish vendeve të aleancës që ta pranojnë Ukrainën, duke argumentuar se anëtarësimi i plotë do të ishte një zgjidhje më e sigurt dhe më efektive sesa garancitë alternative të sigurisë.
“A nuk do të ishte më efektive që Ukraina thjesht të pranohej në NATO? A nuk do të ishte kjo më mirë për të gjithë ne, më pak e kushtueshme dhe më e besueshme për garantimin e sigurisë?”, pyeti Zelensky gjatë një fjalimi përmes videolidhjes nga Kievi.
Presidenti ukrainas ngriti pikëpyetje për mënyrën se si do të funksiononin garancitë e propozuara nga Uashingtoni, të cilat do të ngjasonin me nenin 5 të Traktatit të NATO-s.
Ky nen përcakton se një sulm i armatosur kundër një vendi anëtar konsiderohet sulm kundër të gjithë anëtarëve të aleancës.
“Cilat vende do ta mbështesin Ukrainën nëse sulmohet përsëri? Çfarë saktësisht do të bëjnë partnerët tanë? Cilat trupa do të vendosen paraprakisht në territorin tonë? Sa do të kushtojë e gjithë kjo?”, pyeti Zelensky.
Ai nuk e hodhi poshtë drejtpërdrejt propozimin amerikan, por këmbënguli se siguria e Evropës do të ishte më e fortë me Ukrainën brenda NATO-s.
Çfarë propozojnë Shtetet e Bashkuara?
I dërguari amerikan, Jared Kushner, tha më 22 nëntor se presidenti Donald Trump mund të shqyrtojë ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, të ngjashme me detyrimet e mbrojtjes kolektive të NATO-s, nëse bindet se rreziku i një pushtimi të ri rus zvogëlohet mjaftueshëm.
Në një postim në platformën X, Kushner e cilësoi gatishmërinë e raportuar të Rusisë për të diskutuar garanci të tilla si një hap të rëndësishëm drejt paqes.
Megjithatë, ai sqaroi se nuk bëhet fjalë për një zotim përfundimtar amerikan dhe se çdo marrëveshje do të kërkonte miratimin e Trumpit, në përputhje me procedurat kushtetuese dhe ato të Kongresit.
Sipas Kushnerit, garancitë duhet të jenë konkrete dhe të besueshme, si dhe të mbështeten nga mekanizma për parandalimin e përshkallëzimit ushtarak dhe menaxhimin e krizave.
Ai theksoi, gjithashtu, se siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për sigurinë evropiane pas luftës, e shoqëruar me reforma dhe masa për rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Rusia kundërshton anëtarësimin e Ukrainës
Moska kundërshton fuqishëm anëtarësimin e Ukrainës në NATO, si dhe vendosjen e trupave perëndimore në territorin ukrainas në kuadër të garancive të sigurisë.
Më 20 nëntor, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, e cilësoi të papranueshme çdo marrëveshje që do t’i jepte Ukrainës një status të ngjashëm me anëtarësimin në NATO.
Ai tha se Kievi dhe partnerët perëndimorë duhet ta pranojnë kërkesën e Moskës që Ukraina të mos bëhet anëtare e aleancës.
Këto deklarata vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Rusisë për të pranuar garanci të sigurisë, të ngjashme me ato që ofron NATO-ja.
Rutte tha se çështja nëse anëtarësimi i Ukrainës mund të bëhet pjesë e negociatave me Rusinë, është e ndarë nga vendimmarrja e aleancës.
Por, sipas tij, është herët të spekulohet për përmbajtjen e negociatave përderisa ato nuk kanë nisur.
Ai i vlerësoi përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të mundësuar bisedimet, duke theksuar se Uashingtoni po bashkërendon veprimet me Ukrainën dhe vendet evropiane.
Megjithatë, Rutte tha se përparimi do të varet edhe nga gatishmëria e presidentit rus, Vladimir Putin, për t’u angazhuar në proces.
NATO-ja ka konfirmuar më herët se e ardhmja e Ukrainës është në aleancë, por se pranimi i saj kërkon pajtimin e të gjitha vendeve anëtare.
Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në vitet e fundit, ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, përsëriti të hënën qëndrimin se rruga e Ukrainës drejt NATO-s është e pakthyeshme.
Diskutimet për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe për garancitë e sigurisë për të zhvillohen derisa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, që Rusia nisi kundër Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.
pamje nga sulmet UKRAINA- Mbi 350 mijë konsumatorë në rajonin e Dnipropetrovskit, në Ukrainë, kanë mbetur pa energji elektrike p...
pamje ANGLI- Emigrantët që përpiqen të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar po përdorin një metodë...
Jensen Huang SHBA- Jensen Huang rikthehet në drejtimin e NVIDIA-s, vetëm nëntë ditë pas largimit të tij nga posti i Drejtorit Ek...
INDI- Kryeministri Narendra Modi deklaroi kë të të hë në se India do të mbështesë Nepalin me një paketë ndihm...
Pedro Sánchez SPANJA- Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez ka propozuar vendosjen e një takse të re për individët q&e...
Recep Tayyip Erdogan TURQI- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë Libinë për herë të parë që nga viti 20...
ITALI- Vetëvrasja e ish-kreut të Policisë italiane, Gianni De Gennaro, ka qenë nën hetim ndërsa tashmë janë zbulua...
LinkedIn SHBA- Një rrjet kompanish të dyshuara si fasada për operacione të mbledhjes së informacionit në interes të ...
SHBA- Një ngjarje tronditëse është regjistruar në Cincinnati të Ohajos, SHBA, ku një djalë në moshën 4-vje&cc...
EUROPË- Pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë po ndihen gjithnjë e më shumë edhe në Gjirin e Finlandës.&...