19 November 2026, 17:10
Nga E. D
Vladimir Putin me zvpresidentin kinez
KINË- Nga pritja në aeroport te vendi në tryezë, Xi Jinping nuk i rezervoi Vladimir Putinit të njëjtin trajtim si Donald Trumpit. Megjithatë, presidenti rus u largua nga Shenzheni me një deklaratë të përbashkët që prek drejtpërdrejt Gjykatën Penale Ndërkombëtare, hap një mundësi për rafineritë ruse dhe nuk e përmend fare Ukrainën.
Mbi të gjitha, me një fotografi dhe një fjali të Trumpit që pritet të mbeten në histori. Së pari, fotografia. Samiti i parë trepalësh në histori mes Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë ishte ideja e Putinit dhe në Shenzhen u bë realitet. Kur një gazetar i gazetës ekonomike ruse “Kommersant” e pyeti nëse bëhej fjalë për një “Jaltë 2.0”, Putin nuk tha asgjë. Por pohoi me kokë.
Më pas erdhi deklarata përfundimtare, e përbërë nga katër pika. Për Putinin, pika e tretë, sipas së cilës Gjykata Penale Ndërkombëtare nuk duhet të shkelë imunitetin e krerëve të shteteve, vlen më shumë se të tjerat. Dokumenti mban edhe firmën e Uashingtonit, në favor të një njeriu ndaj të cilit është lëshuar një urdhër arresti nga Haga.
Pika e dytë, që parashikon më shumë produkte të përpunuara të naftës në treg “në dobi të të gjitha vendeve”, lë një derë gjysmë të hapur për rafineritë ruse, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të sulmeve të vazhdueshme. Pikërisht sot, Reuters raporton se dronët ukrainas, të cilët rifilluan sulmet më 30 tetor pas një armëpushimi të shkurtër në sektorin energjetik, kanë dëmtuar ose nxjerrë jashtë funksionit 15 nga 35 rafineritë e mëdha ruse.
Përpunimi i naftës vlerësohet të ketë rënë nga mbi 700 mijë në rreth 400 mijë tonë në ditë, një ulje prej 45%. Eksperti Sergej Vakulenko, nga Carnegie Berlin, vlerëson se benzina e prodhuar mbulon vetëm 60-65% të kërkesës së nëntorit dhe parashikon rikthimin e radhëve në pikat e karburantit.
Moska ka nisur të importojë sasi rekord benzine nga Maroku, Turqia dhe Egjipti, ndërsa një tjetër rajon rus ka vendosur kufizime për shitjen e saj. Por për Putinin, të paktën, rezultati që ka më shumë peshë është një tjetër: fjalia e Trumpit gjatë shtrëngimit të duarve, “Kush është ai? Është miku im”, si dhe deklarata e Xi Jinpingut, i cili festoi takimin e tyre të pesëdhjetë duke e krahasuar miqësinë me një mal që nuk u trembet as erës, as shiut.
Sigurisht, Putini nuk mori vendin e nderit, siç vëren shtypi perëndimor. Xi shkoi personalisht ta priste Trumpin në fund të shkallëve të avionit, madje duke e përqafuar, diçka që nuk e kishte bërë kurrë më parë si president. Putini, i cili mbërriti në orën dy të mëngjesit, u prit nga Cai Qi, shefi i kabinetit të udhëheqësit kinez dhe figura e pestë në hierarkinë e pushtetit. Në Moskë, ekspertët e Kinës shpjegojnë se edhe kjo përbën një nder shumë të lartë.
Në fotografinë e përbashkët, Xi e drejtoi Putinin pak më tutje, pranë bashkëshortes së tij. Në banket, presidenti rus ishte ulur në një tryezë tjetër nga Trumpi, ndërsa këshilltari i tij, Yuri Ushakov, shprehu keqardhjen që të dy nuk patën mundësi të bisedonin.
Por këto janë hollësi. Në dokumentin e përbashkët, Ukraina nuk përmendet. As edhe një fjalë. Edhe këtë herë nuk u mor asnjë vendim për projektin e gazsjellësit “Forca e Siberisë 2”, i cili parashikohet të transportojë drejt Kinës, përmes Mongolisë, deri në 50 miliardë metra kub gaz në vit nga vendburimet e Siberisë Perëndimore.
Kremlini e dëshiron shumë këtë projekt, për arsye të qarta ekonomike, por Pekini vazhdon ta shtyjë vendimin, siç bëri edhe këtë herë. Kina vijon ta mbajë të hapur mundësinë e gazsjellësit, ndoshta për t'i kujtuar Putinit se kush e ka në të vërtetë kontrollin. Presidenti rus shprehu dëshirën që takimet në këtë format trepalësh të kthehen në një praktikë të zakonshme. Megjithatë, Ushakov pranoi se për momentin është e vështirë të parashikohet nëse do të ketë një takim të dytë.
Ndërkohë, edhe nëse ndoshta vetëm në dukje, “dialogu mbi rreziqet bërthamore” e riktheu Putinin në tryezë si të barabartë me amerikanët, e vetmja fushë ku Rusia vazhdon të jetë një superfuqi. Kremlini këmbëngul se Putini u largua “me humor shumë të mirë”. Me siguri, ai mori skenën ndërkombëtare që kërkonte. Por në Shenzhen, i zoti i shtëpisë ua bëri të qartë të gjithëve se kush ishte i ftuari i nderit dhe kush ishte pjesë e peizazhit të zakonshëm./Dosja.al
Vladimir Putin donald trump takimi ne kine
Bota
19 November 2026, 17:07
G.M
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Një moment i pazakontë ka ndodhur në Parlamentin e Serbisë, ku Aleksandar Vuçiç...
Bota
19 November 2026, 17:03
E.M
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka konfiskuar ditën e sotme telefonat e përfaqësuesve të shtypit në bordin e aeroplanit presiden...
Bota
19 November 2026, 16:48
E.M
PALESTINË-Tre palestinezë janë vrarë këtë të enjte nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, mes tyre dy gra dhe nj&...
Bota
19 November 2026, 16:40
G.M
Donald Trump
SHBA- Një masë e pazakontë është ndërmarrë nga Shtëpia e Bardhë në bordin e avionit pres...
Bota
19 November 2026, 16:35
E.M
SHBA- Instagram njofton një funksion të ri i cili pritet të lehtësojë përdorimin e platformës për përdoruesit. Nga...
Bota
19 November 2026, 16:25
G.M
Saratov
UKRAINË- Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga sulmet ajrore ukrainase në raj...
Bota
19 November 2026, 16:19
E.M
DANIMARKË- Parlamenti danez ka miratuar unanimisht një pakt të ri sigurie për Arktikun midis Groenlandës, Danimarkës dhe SHBA-s&e...
Bota
19 November 2026, 16:09
E.M
TURQI- Presidenti i Këshillit të Arsimit të Lartë, Erol Ozvar, argumentoi se studimet shumëvjeçare çojnë n&eum...
Bota
19 November 2026, 16:02
G.M
Një njoftim në një supermarket në Dublin, pas një sulmi kibernetik që preku frigoriferët e supermarketeve në disa vende...
Bota
19 November 2026, 15:45
E.M
BERLIN- Në Berlin këtë të enjte po zhvillohet takimi për “Koalicionin e të Vullnetshmëve” në mbështetj...