19 November 2026, 17:23
Nga G.M
Gjykata Ndërkombëtare Penale
KINË- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sundimtari rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping shënjestruan Gjykatën Ndërkombëtare Penale në samitin trepalësh të së enjtes, i cili u ndoq nga afër.
"Gjykata nuk duhet të abuzojë me juridiksionin e saj”, thanë udhëheqësit në një deklaratë drejt paqes me katër pika të lëshuar pas takimit të tyre në Shenzhen të Kinës.
Sipas mediave të huaja, deklarata u publikua fillimisht në median shtetërore kineze dhe më vonë në median ruse. Deri më tani nuk është publikuar asnjë version amerikan i deklaratës. Qortimi erdhi pas një takimi që zgjati një orë e 20 minuta. Trump përmendi gjykatën gjatë pjesës publike të samitit, të cilën e përshkroi si njëorganizatë globaliste mashtruese që ka tejkaluar autoritetin e saj.
Administrata Trump është zotuar ta shkatërrojë Gjykatën Ndërkombëtare Penale “tull pas tulle” dhe lëshoi sanksione të gjera kundër gjykatës me seli në Hagë më 9 tetor. Institucioni lëshoi urdhër-arreste për Putinin dhe zyrtarë të tjerë rusë në vitin 2023 për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së Kremlinit në Ukrainë.
Në deklaratën e përbashkët thuhej se të tre vendet ishin të përkushtuara për të nxitur reformën e OKB-së, planifikonin të rrisnin prodhimin e tyre të produkteve të rafinuara të naftës dhe do të angazhoheshin në dialog për uljen e rreziqeve bërthamore. Por deklarata ishte e pakët në detaje specifike, duke ofruar pak angazhime konkrete ose një plan veprimi për t’i kthyer premtimet e gjera në veprime konkrete. Lidhur me armët bërthamore, udhëheqësit riafirmuan se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të zhvillohet kurrë dhe u zotuan për dialog.
Por, në mënyrë të veçantë, deklarata nuk përcaktoi objektiva apo afate kohore për një kornizë negociuese për reduktimin e arsenaleve të tyre, në thelb një marrëveshje për të vazhduar bisedimet. Deklarata me katër pika nuk përmend luftën e Rusisë në Ukrainë, megjithëse Trump tha në fillim të takimit se tema do të diskutohej gjatë pjesës private të samitit./Dosja.al
donald trump
Bota
19 November 2026, 17:16
G.M
pamje
RIAD- Një sulm që u atribuohet rebelëve Huthi të Jemenit ka goditur një nga rrokaqiejt më të lartë të...
Bota
19 November 2026, 17:11
G.M
Hakera
BRUKSEL- Komisioni Evropian është goditur nga një sulm i madh kibernetik, i cili dyshohet se ka ekspozuar një sasi të konsider...
Bota
19 November 2026, 17:10
E. D
Vladimir Putin me zvpresidentin kinez
KINË- Nga pritja në aeroport te vendi në tryezë, Xi Jinping nuk i rezervoi Vladimir Putinit t&e...
Bota
19 November 2026, 17:07
G.M
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Një moment i pazakontë ka ndodhur në Parlamentin e Serbisë, ku Aleksandar Vuçiç...
Bota
19 November 2026, 17:03
E.M
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka konfiskuar ditën e sotme telefonat e përfaqësuesve të shtypit në bordin e aeroplanit presiden...
Bota
19 November 2026, 16:48
E.M
PALESTINË-Tre palestinezë janë vrarë këtë të enjte nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës, mes tyre dy gra dhe nj&...
Bota
19 November 2026, 16:40
G.M
Donald Trump
SHBA- Një masë e pazakontë është ndërmarrë nga Shtëpia e Bardhë në bordin e avionit pres...
Bota
19 November 2026, 16:35
E.M
SHBA- Instagram njofton një funksion të ri i cili pritet të lehtësojë përdorimin e platformës për përdoruesit. Nga...
Bota
19 November 2026, 16:25
G.M
Saratov
UKRAINË- Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur nga sulmet ajrore ukrainase në raj...
Bota
19 November 2026, 16:19
E.M
DANIMARKË- Parlamenti danez ka miratuar unanimisht një pakt të ri sigurie për Arktikun midis Groenlandës, Danimarkës dhe SHBA-s&e...