Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Sipas medias spanjolle dy spanjollët dyshohet se ishin përgjegjës për shkarkimin e kamionëve, kolumbiani përfaqësonte prodhuesit e drogës, ndërsa shqiptari dyshohet se ishte pronari dhe financuesi i ngarkesës.
SPANJA- Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është zhvilluar në Valencia të Spanjës, ku autoritetet kanë sekuestruar 1.763 kilogramë kokainë, të fshehur mes një ngarkese trungjesh druri. Në kuadër të operacionit janë arrestuar katër persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar, i cili dyshohet se ishte pronari dhe financuesi i dërgesës së lëndës narkotike. Sipas medias spanjolle, pas kësaj ngarkese dyshohet se qëndron sërish i ashtuquajturi “Karteli i Ballkanit”.
Operacioni u zhvillua nga Garda Civile, Policia Kombëtare dhe autoritetet doganore, pas informacioneve për një ngarkesë të dyshimtë që kishte mbërritur nga porti i Guayaquil-it në Ekuador. Pas kontrollit me skaner të dy kontejnerëve, autoritetet zbuluan kokainën e fshehur mes trungjeve të drurit. Me autorizim të gjykatës, agjentët ndoqën në mënyrë të fshehtë transportin e kontejnerëve deri në një magazinë industriale në Aldaia, ku ndërhynë në momentin e shkarkimit të drogës.
Në pranga përfunduan dy shtetas spanjollë, një kolumbian dhe shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Sipas medias spanjolle dy spanjollët dyshohet se ishin përgjegjës për shkarkimin e kamionëve, kolumbiani përfaqësonte prodhuesit e drogës, ndërsa shqiptari dyshohet se ishte pronari dhe financuesi i ngarkesës.
Hetimet vijojnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet dhe për të identifikuar të gjithë organizatorët e trafikut. Mediat spanjolle raportojnë se ky sekuestrim vjen pas një tjetër operacioni të zhvilluar në Portin e Valencias, ku dy ditë më parë ishte bërë e ditur kapja e afro 3 tonëve kokainë. Autoritetet po hetojnë gjithashtu rikthimin e aktivitetit të rrjeteve të trafikut në këtë port, i cili përdoret si pikë hyrëse për transportimin e lëndëve narkotike drejt Madridit dhe vendeve të tjera të Evropës./Dosja.al
TIRANË- Proestuesit janë zhvendosur nga grumbullimi përpara Ministrisë së Arsimit duke nisur kështu marshimin drejt Zogut të...
Pamje TIRANA- As reshjeve të shiut nuk i kanë ndalur të rinjtë, të cilët vijojnë protestën e tyre përpara Mi...
ITALI- Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Bergamo, pas zbulimit të 15 kilogramëve hashash dhe mar...
Pamje nga heroina e sekuestruar FRANCA- Një 18-vjeçar shqiptar është dënuar nga drejtësia franceze me 18 muaj burg dhe nj...
TIRANË- Tensionet e para tashmë kanë nisur në revoltën studentore të grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit ku ...
Foto ilustruse FRANCA- Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë p&e...
Foto ilustruse KRUJA- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fushë-Krujë&nd...
Pamje TIRANA- Protesta e thirrur nga studentët ka nisur këtë të shtunë në Tiranë, ku protestuesit kanë bllokuar r...
FUSHË-KRUJË- Në aksin e vjetër Fushë Krujë-Thumanë, pranë fshatit Luz, është regjistruar një aksident me...
TIRANË- Grumbullimi i qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit ka nisur edhe këtë të shtunë, në kuadër t...