14 November 2026, 15:51
Nga E.d
Pamje nga heroina e sekuestruar
FRANCA- Një 18-vjeçar shqiptar është dënuar nga drejtësia franceze me 18 muaj burg dhe një gjobë prej 805.690 eurosh, pasi u kap duke transportuar kokainë dhe heroinë me një automjet tip Mercedes në Francë. I riu, Endri Katalina u ndalua nga autoritetet doganore në zonën e Jura-s, ku gjatë kontrollit në makinë u zbuluan mbi 3.5 kilogramë lëndë narkotike të fshehura në një bateri të modifikuar.
Sipas mediave franceze, 18-vjeçari kishte pranuar të kryente transportin kundrejt pagesës prej 400 deri në 500 eurosh. Ai kishte udhëtuar me avion nga Tirana drejt Brukselit, ku kishte marrë automjetin që duhej ta dërgonte në destinacion. Brenda një baterie të rreme në makinë u gjetën 2.36 kilogramë kokainë dhe 1.23 kilogramë heroinë. Zbulimi u bë më 29 qershor, kur një patrullë doganore vendosi të kontrollonte automjetin gjatë natës në Toulouse-le-Château.
Përpara gjykatës së Lons-le-Saunier, i riu ka deklaruar se ishte penduar për veprimet e tij dhe se kishte pranuar ofertën për shkak të vështirësive ekonomike dhe dëshirës për të ndihmuar familjen në Shqipëri. Ai pretendoi se ishte mashtruar nga personat që e kishin angazhuar për transportin, ndërsa mbrojtja ngriti pretendime për parregullsi në procedurën e kontrollit doganor.
Megjithatë, gjykata vendosi ta dënojë me 18 muaj burg, duke llogaritur edhe periudhën e kaluar në paraburgim, si dhe me ndalim hyrjeje në territorin francez për 10 vjet. Krahas dënimit me burg, ndaj tij u vendos edhe një gjobë prej 805.690 eurosh, e llogaritur mbi bazën e vlerës së lëndës narkotike të sekuestruar. Automjeti Mercedes u konfiskua gjithashtu./Dosja.al
france shqiptar heroine
Aktualitet
14 November 2026, 15:30
E.M
TIRANË- Tensionet e para tashmë kanë nisur në revoltën studentore të grumbulluar përpara Ministrisë së Arsimit ku ...
Aktualitet
14 November 2026, 15:29
E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Katër shtetas shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën fajtorë p&e...
Aktualitet
14 November 2026, 15:20
E.d
Foto ilustruse
KRUJA- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Fushë-Krujë&nd...
Aktualitet
14 November 2026, 15:14
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e thirrur nga studentët ka nisur këtë të shtunë në Tiranë, ku protestuesit kanë bllokuar r...
Aktualitet
14 November 2026, 14:53
E.M
FUSHË-KRUJË- Në aksin e vjetër Fushë Krujë-Thumanë, pranë fshatit Luz, është regjistruar një aksident me...
Aktualitet
14 November 2026, 14:44
E.M
TIRANË- Grumbullimi i qytetarëve përpara Ministrisë së Arsimit ka nisur edhe këtë të shtunë, në kuadër t...
Aktualitet
14 November 2026, 14:23
E.M
POGRADEC- Një mjet tip kamionçinë ka humbur kontrollin duke shkaktuar një aksident rrugor pasi u përplas me një mbrojtëse ...
Aktualitet
14 November 2026, 14:06
E.M
RRUGA E ARBRIT- Pas aksidentit të rëndë të regjistruar paraditen e kësaj të shtune në afërsi të tunelit të Mu...
Aktualitet
14 November 2026, 11:40
E.M
TIRANË- Edicioni i 10-të i Maratonës së Tiranës pritet të nisë ditën e nesërme. Sipas informacioneve paraprake do ...
Aktualitet
14 November 2026, 11:31
E.M
RRUGA E ARBRIT- Mëngjesin e kësaj të shtune është regjistruar një aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit. Sipas ...