LIVE UPDATES
Bota

Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes së armatosur brenda vendit

Grupet e armatosura dhe forcat iraniane të sigurisë janë përleshur pothuajse çdo ditë në të gjithë provincën e varfër, ku prej dekadash zhvillohet një kryengritje e armatosur me intensitet të ulët.

16 October 2026, 15:59 Nga G.M
Sfidat e sigurisë për Iranin rëndohen nga rritja e kryengritjes
Një pikëkalim kufitar përgjatë kufirit mes Afganistanit dhe Iranit.

Grupet separatiste dhe militantët islamistë në Sistan-Baluçistan, ku jeton pakica etnike e margjinalizuar e baluçëve në Iran, po i bashkërendojnë gjithnjë e më shumë përpjekjet për të sfiduar shtetin iranian, thonë ekspertët. Intensifikimi i kryengritjes së armatosur shton presionin e sigurisë ndaj Iranit, i cili mbetet në luftë me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin dhe po përgatitet për mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha luftarake amerikane.

“Sulmet e ripërtërira në Sistan-Baluçistan vijnë në një kohë kur Republika Islamike po përballet me presion të pashembullt ushtarak dhe ekonomik”, tha Hamidreza Azizi, analist i lartë për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, me seli në Bruksel.

“Ajo që e bën situatën më shqetësuese për Teheranin është mundësia që aktivitetet e armatosura lokale të bëhen pjesë e një sfide më të gjerë të sigurisë”, shtoi ai.

Grupet e armatosura baluçe kanë marrë përgjegjësinë për një sërë sulmesh të shpejta e të befasishme, shpërthimesh vdekjeprurëse të bombave në rrugë dhe të shtënash me armë zjarri, që kanë shënjestruar Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), njësinë elitare të forcave të armatosura iraniane, forcën paramilitare Basixh dhe policinë lokale në të gjithë provincën gjatë javëve të fundit.

Më 14 tetor, një polic dhe një komandant lokal i Basixhit u vranë në sulme të ndara në qytetin Mehrestan, raportuan mediat iraniane. Një ditë më parë, IRGC-ja njoftoi se një prej anëtarëve të saj ishte vrarë pasi një përpjekje për marrjen e pengjeve shkaktoi përleshje në Zahedan, kryeqytetin e provincës Sistan-Baluçistan. Po ashtu, më 13 tetor, në qytetin Taftan shpërthyen shkëmbime zjarri mes personave të armatosur dhe IRGC-së.

Në përgjigje, autoritetet kanë shtuar operacionet e sigurisë në provincë, përfshirë bastisjet parandaluese kundër celulave të dyshuara kryengritëse, duke nënvizuar kërcënimin në rritje. Më 11 tetor, Irani ekzekutoi gjithashtu një militant të njohur baluç. Omar Dorostaran ishte dënuar për rebelim të armatosur, anëtarësi në një grup terrorist dhe bashkëpunim në një kryengritje të armatosur.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, pretendoi më 12 tetor se “grupet terroriste” që veprojnë në këtë zonë po zbatonin “plane të hartuara nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara për të destabilizuar kufijtë e vendit”. Azizi, nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, tha se zyrtarët iranianë druhen gjithnjë e më shumë se kundërshtarët e tyre mund të përpiqen të shfrytëzojnë pakënaqësitë ekzistuese etnike dhe politike për të hapur fronte të reja brenda vendit.

“Teherani duket i vendosur të parandalojë që një problem i kahershëm i sigurisë të shndërrohet në një dobësi më serioze në rast të një lufte të re të mundshme”, tha ai.

Sistan-Baluçistani, provinca e dytë më e madhe e Iranit, me një sipërfaqe afërsisht sa ajo e Sirisë, ka rëndësi të veçantë strategjike dhe është veçanërisht e ndjeshme. Ajo kufizohet me Afganistanin, që drejtohet nga talebanët, dhe me provincën Baluçistan të Pakistanit, ku po ashtu zhvillohet prej dekadash një kryengritje e armatosur.

Në Sistan-Baluçistan ndodhet edhe Çabahari, porti i vetëm i Iranit me dalje të drejtpërdrejtë në oqeanin e hapur. Ai i mundëson Iranit të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit, një pikë kyçe e tensioneve në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Bashkimi i militantëve

Në dhjetor të vitit 2025, katër grupe të veçanta të armatosura baluçe u bashkuan nën Frontin Popullor Mobarizoun, duke sinjalizuar një bashkërendim më të ngushtë mes fraksioneve militante. Koalicioni përfshin Jaish al-Adl, një grup militant separatist baluç, të cilin Irani dhe Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste.

Jaish al-Adl, që besohet se vepron nga Pakistani, është grupi më i fuqishëm i armatosur baluç që lufton kundër Teheranit. Irani i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin se e armatosin këtë grup.

“Qeveria iraniane po përballet aktualisht me presione të shumta, brenda dhe jashtë vendit, dhe është e natyrshme që grupet e armatosura të kenë arritur në përfundimin se u është krijuar një mundësi e mirë për të zgjeruar operacionet e tyre”, tha Fatemeh Aman, analiste për Iranin me bazë në Shtetet e Bashkuara.

“Nëse këto sulme bëhen të bashkërenduara, të qëndrueshme dhe të vazhdueshme, ato mund të përbëjnë një sfidë më serioze për sigurinë e qeverisë”, tha Aman për Radion Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë.

Ekspertët thonë se grupet e armatosura po shfrytëzojnë pakënaqësitë e kahershme të pakicës baluçe, shumë prej anëtarëve të së cilës janë myslimanë sunitë, në një Iran me shumicë shiite. Kjo pakicë është përballur prej kohësh me diskriminim dhe dhunë joproporcionale nga autoritetet.

Baluçët përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë së Iranit, prej afërsisht 90 milionë banorësh. Megjithatë, ata përbëjnë rreth 20 për qind të të gjitha ekzekutimeve në vend. Gjatë protestave mbarëkombëtare kundër establishmentit, që tronditën Iranin në vitin 2022, Sistan-Baluçistani u bë skenë e shtypjes më vdekjeprurëse nga qeveria. Më 30 shtator të atij viti, në atë që njihet si “E Premtja e Përgjakshme”, gati 100 protestues u vranë nga të shtënat me armë zjarri.

Varfëria, diskriminimi fetar dhe etnik, si dhe mungesa e përfaqësimit politik, “kanë krijuar bazën për pakënaqësi të thellë në provincë”, tha Aman.

“Qasja e qeverisë, e mbështetur kryesisht te masat e sigurisë për t’iu përgjigjur kërkesave të popullit baluç, ka kontribuar gjithashtu në përhapjen e kësaj mosbesueshmërie”, shtoi ajo./REL

 

iran rel

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin