Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Frika për sigurinë në Lindjen e Mesme detyron Federatën Amerikane të Futbollit të anulojë pjesëmarrjen. FIFA mund ta ndëshkojë me një gjobë prej 20 mijë frangash zvicerane për tërheqjen në minutën e fundit.

SHBA - Një vendim i papritur vetëm tetë ditë përpara nisjes së turneut. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Kupa e Botës U17 në Katar, pasi Federata Amerikane e Futbollit ka vlerësuar se situata e sigurisë në Lindjen e Mesme nuk garanton kushtet e nevojshme për udhëtimin dhe pjesëmarrjen e ekipit.
Sipas një letre të siguruar nga agjencia AFP, federata u ka komunikuar lojtarëve anulimin e kampit përgatitor dhe të pjesëmarrjes në kompeticion. Në argumentimin e saj, ajo i është referuar këshillës së udhëtimit të Nivelit 3 të Departamentit Amerikan të Shtetit për Katarin, e cila u kërkon qytetarëve të rishqyrtojnë udhëtimin për shkak të rrezikut të një konflikti të armatosur.
“Mirëqenia e lojtarëve dhe stafit tonë do të jetë gjithmonë përparësia jonë kryesore”, thuhet në letrën drejtuar futbollistëve, ku Federata shpreh gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e përfaqësimit të SHBA-së në këtë turne.
Rreziku i një gjobe nga FIFA
Tërheqja në këtë fazë mund të ketë edhe pasoja financiare. Sipas rregulloreve të FIFA-s, një kombëtare që largohet nga turneu brenda 30 ditëve përpara fillimit të tij mund të gjobitet me 20 mijë franga zvicerane, rreth 24 mijë dollarë.
Sipas raportimeve, FIFA është njoftuar për vendimin të mërkurën, ndërsa organizmi ndërkombëtar është kontaktuar për një koment lidhur me situatën.
SHBA ishte në Grupin J
Kupa e Botës U17 do të nisë në Doha më 19 nëntor dhe do të përfshijë 48 përfaqësuese. SHBA-ja ishte shortuar në Grupin J, së bashku me Malin e Zi, Algjerinë dhe Kilin.
Tërheqja e amerikanëve vjen në një periudhë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, të cilat kanë ndikuar edhe në kalendarin e sportit ndërkombëtar. Tashmë mbetet për t'u parë se si do të veprojë FIFA për të plotësuar vendin e lënë bosh dhe nëse do të zbatojë sanksionet e parashikuara në rregullore.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Manchester United vazhdon revolucionin në stol. Klubi anglez ka njoftuar zyrtarisht shkarkimin e Michael Carrick, duke i dhënë fund aven...
SPANJE - E ardhmja e Endrick po kthehet në një nga çështjet më të diskutuara të merkatos. Milani dhe Roma kanë shfaqu...
SHBA - Divock Origi po përgatitet për një aventurë krejt të re, larg fushave të futbollit. Ish-sulmuesi belg, i cili nuk arriti t...
pamje ABU DHABI- Një përplasje fizike mes dy emrave të njohur të arteve marciale mikse ka shkaktuar kaos në Abu Dhabi. Kampioni i pes...
Pep Guardiola thuhet se është objektivi kryesor për ekipin kombëtar të SHBA-së nëse Mauricio Pochettino largohet SHBA - Pep...
SPANJE - Luis de la Fuente ka sqaruar arsyen e mungesës së Lamine Yamal në ndeshjen e Spanjës kundër Republikës Çeke, e vl...
ZVICER - Nations League rikthehet sot me tetë përballje, të vlefshme për raundin e pestë të fazës së grupeve. Vëme...
ANGLI - Thomas Tuchel ka shprehur vlerësimin e tij të veçantë për Harry Kane, në prag të sfidës së Anglisë ...
ITALI - Roberto Mancini kërkon një tjetër provë force nga Italia në përballjen me Francën në San Siro. Në prag t&eu...
ITALI - Zinedine Zidane ka dalë në konferencë për shtyp në prag të përballjes me Italinë në Ligën e Kombeve, d...