12 November 2026, 10:48
Nga G.M
pamje
ABU DHABI- Një përplasje fizike mes dy emrave të njohur të arteve marciale mikse ka shkaktuar kaos në Abu Dhabi. Kampioni i peshave të lehta në PFL, Usman Nurmagomedov, është përfshirë në një incident me ish-kampionin e UFC-së, Merab Dvalishvili, duke e goditur këtë të fundit me shuplakë ndërsa ai po jepte një intervistë në hollin e një hoteli luksoz.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur Nurmagomedov i afrohet Dvalishvilit nga pas, i shoqëruar nga disa persona, dhe e godet në fytyrë. Situata u përshkallëzua menjëherë në një përleshje ku u përfshinë edhe pjesëtarë të dy ekipeve, ndërsa personeli i sigurisë ndërhyri për të ndarë palët.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, pas incidentit, Dvalishvili publikoi një video në Instagram, ku shfaqej me gjak në fytyrë dhe po merrte ndihmën e parë. Ai pretendoi se ishte sulmuar papritur nga një grup personash, ndërsa shprehu zemërimin për mënyrën se si ndodhi përplasja. Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetari i MMA-së, Ariel Helwani, autoritetet në Abu Dhabi shoqëruan personat e përfshirë në një komisariat për t'i marrë në pyetje.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për arrestime apo akuza. Po ashtu, nuk është bërë e ditur që Dvalishvili të ketë paraqitur një ankesë formale. Përplasja vjen pas një periudhe të gjatë tensionesh mes Dvalishvilit dhe familjes Nurmagomedov. Në janar të vitit 2025, luftëtari gjeorgjian mposhti Umar Nurmagomedovin në UFC 311, duke ruajtur titullin e tij. Marrëdhëniet mes palëve ishin tensionuar edhe më herët, pas deklaratave kritike të Dvalishvilit ndaj kundërshtarit të tij.
Një tjetër incident ishte regjistruar në gusht, gjatë një eventi mundjeje në Gjeorgji, ku Dvalishvili goditi me shuplakë Akhmed Gazimagomedovin, mikun e Usman Nurmagomedov. Ngjarja në Abu Dhabi ndodhi vetëm pak ditë përpara eventit Real American Freestyle, të planifikuar për 14 nëntor, ku Dvalishvili pritet të përballet me Marlon Moraes, ndërsa Umar Nurmagomedov me Urijah Faber. Deri tani, nuk janë njoftuar ndryshime në programin e ndeshjeve./Dosja.al
Usman Nurmagomedov Merab Dvalishvili
Sport
12 November 2026, 10:30
Pep Guardiola thuhet se është objektivi kryesor për ekipin kombëtar të SHBA-së nëse Mauricio Pochettino largohet
SHBA - Pep...
Sport
12 November 2026, 10:00
SPANJE - Luis de la Fuente ka sqaruar arsyen e mungesës së Lamine Yamal në ndeshjen e Spanjës kundër Republikës Çeke, e vl...
Sport
12 November 2026, 09:30
ZVICER - Nations League rikthehet sot me tetë përballje, të vlefshme për raundin e pestë të fazës së grupeve. Vëme...
Sport
12 November 2026, 09:00
ANGLI - Thomas Tuchel ka shprehur vlerësimin e tij të veçantë për Harry Kane, në prag të sfidës së Anglisë ...
Sport
12 November 2026, 08:30
ITALI - Roberto Mancini kërkon një tjetër provë force nga Italia në përballjen me Francën në San Siro. Në prag t&eu...
Sport
12 November 2026, 08:00
ITALI - Zinedine Zidane ka dalë në konferencë për shtyp në prag të përballjes me Italinë në Ligën e Kombeve, d...
Sport
12 November 2026, 07:30
ITALI - Një fotografi, dy ish-pjesëtarë të Milanit dhe një koment që nuk kaloi pa u vënë re. Theo Hernandez ka publikua...
Sport
11 November 2026, 18:14
ANGLI - E ardhmja e Erling Haaland te Manchester City mund të marrë një drejtim të papritur në rast se klubi anglez përballet me ...
Sport
11 November 2026, 17:50
TIRANE - I menjëhershëm ka qenë urimi i Presidentit Armand Duka për të rinjtë kuqezi U-19 dhe trajnerit Fatjon Tafaj, pas fitores...
Sport
11 November 2026, 17:35
QIPRO - Përfaqësuesja shqiptare U-19 e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në raundin e dytë të...