Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Trajneri i Francës konfirmon mungesën e yllit të Real Madridit ndaj Italisë, por shpreson ta ketë në dispozicion për ndeshjen e së dielës. Në konferencë, Zidane vlerësoi edhe kombëtaren italiane dhe kujtoi vitet e tij te Juventusi.
ITALI - Zinedine Zidane ka dalë në konferencë për shtyp në prag të përballjes me Italinë në Ligën e Kombeve, duke sqaruar situatën e Kylian Mbappé. Sulmuesi i Real Madridit nuk do të jetë në dispozicion për sfidën në San Siro, por trajneri francez ka mohuar kategorikisht zërat për një përplasje mes tyre.
“Mbappé nuk do të luajë kundër Italisë. Ka ndier pak dhimbje dhe politika jonë është të mos rrezikojmë, pavarësisht se për cilin lojtar bëhet fjalë. Nuk ka asnjë tension mes nesh”, deklaroi Zidane.
Tekniku francez zbuloi se bëhet fjalë për një problem muskulor dhe la të hapur mundësinë e rikthimit të sulmuesit për ndeshjen e së dielës.
“Lajmi i mirë është se ai dëshiron të qëndrojë me ne. Madje donte të luante edhe nesër, por ka një problem fizik. Unë e shoh mirë dhe mund të jetë i gatshëm për të dielën. Shëndeti i lojtarëve është përparësia jonë”, shtoi ai.
Mungesa të tjera dhe respekt për Italinë
Mbappé nuk është i vetmi futbollist që mungon në këtë grumbullim. Zidane konfirmoi se edhe Aurélien Tchouaméni dhe Marcus Thuram nuk do të jenë në dispozicion, duke shpjeguar se lojtarët që nuk mund të aktivizohen në ndeshjet e radhës duhet të largohen nga grumbullimi.
Pavarësisht mungesave, trajneri beson se Franca ka alternativa të mjaftueshme për të ndërtuar një skuadër konkurruese.
Duke folur për Italinë, Zidane vlerësoi traditën taktike të kundërshtarit dhe kujtoi përvojën e tij si futbollist te Juventusi.
“E dimë se Italia, kur dëshiron të luajë mirë, e bën këtë, veçanërisht në mbrojtje. Kam luajtur te Juventusi për katër-pesë vite dhe mendoj se për një italian, fillimisht vjen mbrojtja e mirë dhe më pas sulmi. Këtë e bëjnë shumë mirë”, u shpreh ai.
Francezi veçoi edhe sulmuesin Pio Esposito, të cilin e konsideron një futbollist me cilësi dhe forcë fizike.
“Është një lojtar shumë i mirë dhe fizik. Nuk ishte e lehtë të përballeshim me të në ndeshjen e parë, por ne do të luajmë kundër Italisë, jo vetëm kundër tij”, tha Zidane.
“Një ditë mund të rikthehem te Juventusi”
Në fund, trajneri francez foli edhe për mundësinë e një rikthimi në Torino, këtë herë si trajner.
“Pse jo? Një ditë, nëse vazhdoj të jem trajner. Nuk i dihet kurrë”, u përgjigj ai. Zidane kujtoi gjithashtu ndikimin që pati Marcello Lippi në karrierën e tij te Juventusi, duke e cilësuar një nga njerëzit që i mësuan shumë për futbollin dhe taktikat.
“Ai më mësoi të shikoja gjithmonë përpara. Në fillim pata disa vështirësi, por Lippi më tha se do të luaja. Ia detyroj shumë. Për mua ishte një mjeshtër, që më mësoi shumë për taktikat”, përfundoi Zidane.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Një fotografi, dy ish-pjesëtarë të Milanit dhe një koment që nuk kaloi pa u vënë re. Theo Hernandez ka publikua...
ANGLI - E ardhmja e Erling Haaland te Manchester City mund të marrë një drejtim të papritur në rast se klubi anglez përballet me ...
TIRANE - I menjëhershëm ka qenë urimi i Presidentit Armand Duka për të rinjtë kuqezi U-19 dhe trajnerit Fatjon Tafaj, pas fitores...
QIPRO - Përfaqësuesja shqiptare U-19 e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në raundin e dytë të...
FRANCE - Një lajm tragjik ka tronditur futbollin francez. Wanis Honsor, vetëm 22 vjeç, ka ndërruar jetë pasi pësoi një arr...
ARABIA SAUDITE - Për herë të parë pas shumë vitesh, periudha e ndeshjeve të kombëtareve nuk e gjen Cristiano Ronaldon në...
GJERMANI - Një eksperiencë që mund të kishte përfunduar shumë keq për Robert Sánchez. Portieri i Chelseat, aktualisht...
TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, doli para mediave në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së L...
TIRANE - Konferenca për shtyp e Kombëtares shqiptare nis me mbrojtësin Ardian Ismajli, i cili doli para mediave së bashku me trajnerin Rola...
Marc Bernal (me topin) beson se Barça është skuadra më e mirë në Evropë, përpara PSG-së dhe Real Madridit SPANJ...