23 October 2026, 21:01
Nga E.d
Ermal Beqiri
FRANCA- Biznesmeni shqiptar Ermal Beqiri do të vijojë të qëndrojë në paraburgim në Francë, pasi Gjykata e Apelit në Amiens ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim. Beqiri kërkohet nga drejtësia shqiptare në kuadër të një hetimi për tenderat publikë, ndërsa autoritetet franceze po shqyrtojnë kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Media franceze “Le Courrier Picard” shkruan se vendimi për mbajtjen e tij në paraburgim u mor të premten, më 23 tetor, kur biznesmeni u paraqit sërish përpara gjykatës, vetëm tri ditë pas shqyrtimit të mëparshëm të kërkesës për lirim.
Gjykata vendosi të mos e pranojë kërkesën e tij, duke bërë që Beqiri të mbetet në qeli deri në vijimin e procedurave gjyqësore për ekstradimin e mundshëm drejt Shqipërisë. Gjatë së njëjtës ditë, Dhoma e Hetimit në Amiens shqyrtoi edhe çështjen që lidhet me kërkesën për ekstradim të paraqitur nga autoritetet shqiptare.
Ermal Beqiri, i njohur si pronar i një kështjelle në Berneuil-en-Bray, në departamentin francez të Oise, u arrestua në fund të korrikut në Méaulte, pranë Albertit. Arrestimi erdhi pasi ai kishte fluturuar me avionin e tij mbi centralin bërthamor të Penly, në rajonin e Seine-Maritime.
Ndërkohë, në Shqipëri emri i biznesmenit është përfshirë në një hetim që lidhet me kontratat publike. Media thekson se autoritetet shqiptare kanë kërkuar dorëzimin e tij, por vendimi përfundimtar për ekstradimin do të merret nga institucionet gjyqësore franceze. Deri në përfundimin e procedurave, Beqiri do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, ndërsa çështja e ekstradimit të tij mbetet në shqyrtim nga drejtësia franceze./Dosja.al
Ermal Beqiri
Aktualitet
23 October 2026, 20:56
G.M
pamje
TIRANË- Qendra Res Publica, së bashku me organizata, avokatë, studentë dhe qytetarë, kanë depozituar një kall&e...
Aktualitet
23 October 2026, 20:45
E.d
Pamje
Një student 20-vjeçar i Fakultetit të Mjekësisë u bë të premten target i një linçimi publik nga kryemin...
Aktualitet
23 October 2026, 20:35
E.d
Pamje
KAMËZ- Pamje të reja janë publikuar nga ngjarja e rëndë në Bathore të Kamzës, ku mbetën të vrar&...
Aktualitet
23 October 2026, 20:25
E.d
Ervin Vrioni
TIRANA- Ervin Vrioni, protestuesi të cilin kryeministri Rama akuzoi për një sërë veprash penale ka reaguar dhe ka ...
Aktualitet
23 October 2026, 20:01
G.M
pamje
TIRANË- Protesta studentore në Tiranë ka hyrë në ditën e 11-të, me një grup qytetarësh dhe studentësh ...
Aktualitet
23 October 2026, 19:51
E.d
Foto Ilustruese
TIRANA- I riu i cili u akuzua nga kryeministri Rama për shitje të lëndëve narkotike, ka reaguar pas akuzave. Gjatë nj...
Aktualitet
23 October 2026, 19:01
E.d
Foto ilustruse
HIMARA- Turisti i cili humbi orientimin në zonën e fshatit Iliaz, në Bashkinë Himarë, është gjetur dhe shp&e...
Aktualitet
23 October 2026, 18:30
E.d
Pamje
TIRANA- Dy sindikata të arsimit në Shqipëri kanë bërë thirrje për solidarizim me protestën kombëtare të...
Aktualitet
23 October 2026, 18:09
E.d
Foto ilustruese
ITALI- Një operacion i gjerë i Guardia di Finanza në Itali, kundër një organizate të dyshuar kriminale që m...
Aktualitet
23 October 2026, 17:37
G.M
Besmir Beja
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja ka dhënë dorëheqjen nga detyra, në kuadër të ...