LIVE UPDATES
Aktualitet

Revoltat studentore/ Kallëzim në SPAK për dhunën në protesta, kërkohet hetimi i Ramës, Demos dhe drejtuesve të Policisë

Sipas kallëzuesve, janë dokumentuar mbi 180 episode të dyshuara paligjshmërie në Tiranë dhe qytete të tjera, ku pretendohet se janë përdorur forca joproporcionale, gaz dhe mjete të tjera ndaj protestuesve.

23 October 2026, 20:56 Nga G.M
Revoltat studentore/ Kallëzim në SPAK për dhunën në
pamje

TIRANË-  Qendra Res Publica, së bashku me organizata, avokatë, studentë dhe qytetarë, kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK lidhur me pretendimet për dhunë policore gjatë protestave. Në kallëzim kërkohet hetimi i kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Ervin Demo, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, si dhe drejtuesve të tjerë policorë, për rolin e tyre të mundshëm në planifikimin, urdhërimin dhe kontrollin e ndërhyrjeve. Sipas kallëzuesve, janë dokumentuar mbi 180 episode të dyshuara paligjshmërie në Tiranë dhe qytete të tjera, ku pretendohet se janë përdorur forca joproporcionale, gaz dhe mjete të tjera ndaj protestuesve.

Organizatorët e kallëzimit i kërkojnë SPAK-ut të hetojë të gjithë zinxhirin komandues dhe të përcaktojë nëse rastet e denoncuara përbëjnë veprime individuale apo një praktikë të organizuar. Ata ngrenë gjithashtu shqetësime për efektivë të paidentifikuar dhe persona civilë që, sipas tyre, kanë ndërhyrë ndaj protestuesve pa kompetenca ligjore. Kallëzuesit kërkojnë hetim të plotë dhe të paanshëm për të gjitha episodet e paraqitura, duke theksuar se përgjegjësia duhet të përcaktohet për secilin person sipas rolit të tij.

KALLËZIMI:

"Skënder Hita kallëzohet si drejtuesi më i lartë përgjegjës për organizimin, komandimin dhe kontrollin e operacioneve. Nën drejtimin e tij janë dislokuar në terren efektivë të maskuar, pa numra dhe pa shenja individuale identifikimi, të cilët kanë ushtruar forcë të paligjshme ndaj qytetarëve. Krahas tyre janë shfaqur edhe persona civilë të paidentifikuar, pa uniformë dhe pa asnjë kompetencë ligjore, të cilët kanë ndaluar, iu kanë hequr lirinë dhe dhunuar protestues në prani ose në bashkëveprim me Policinë.

Nxjerrja në terren e efektivëve të paidentifikueshëm dhe tolerimi i personave civilë që ushtronin kompetenca policore krijuan imunitet faktik për autorët e dhunës. Viktima dhe publiku e shohin dhunuesin, por nuk mund ta identifikojnë. Kjo nuk ishte rastësi, por pjesë e një praktike të organizuar për frikësimin e qytetarëve dhe shtypjen e protestës, e cila vijoi edhe pas denoncimeve publike. Skënder Hita, Oliger Torba dhe drejtuesit e tjerë policorë duhet të mbajnë përgjegjësi sipas rolit të secilit në planifikimin, urdhërimin dhe kontrollin e ndërhyrjeve dhe mosmarrjen e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.

Policia ka të drejtën dhe detyrimin të përdorë forcën kur është e domosdoshme për të ndalur dhunën, për të mbrojtur jetën dhe për të ruajtur rendin. Forca bëhet e paligjshme kur përdoret pa nevojë, në mënyrë joproporcionale dhe kundër protestuesit paqësor, kalimtarit, të miturit ose personit të neutralizuar.

Theksojmë gjithashtu se Policia dështoi në detyrën e saj për të ruajtur rendin. Gjatë protestave u dogjën godina gjykatash dhe u shkatërrua pronë publike, pa u parandaluar aktet dhe pa u izoluar autorët. Ndërkohë, forca policore u përqendrua te goditja pa dallim e protestuesve, duke treguar se synimi nuk ishte neutralizimi i dhunës, por shtypja e protestës. Policia duhej të identifikonte autorët e akteve të dhunshme, jo ta trajtonte të gjithë protestën si armik dhe dështimin e saj ta përdorte si justifikim për dhunën ndaj njerëzve që nuk paraqisnin asnjë rrezik.

Jemi të gjithë dëshmitarë të përdorimit të paligjshëm të forcës për të frikësuar qytetarët dhe për të shtypur protestën. Lidhja e një studenti të drejtësisë pas kangjellave të Ministrisë së Arsimit që në ditën e parë të rezistencës; goditjet jo njerëzore në sy të publikut; përplasja përtokë e njerëzve që qëndronin me duart në xhepa; përdorimi pa kriter i gazit dhe i substancave të tjera të raportuara si të panjohura e të pacertifikuara, të rrezikshme për shëndetin; si dhe qitja me plumba gome drejt pjesës së sipërme të trupit, megjithëse përdorimi i tyre mund të shkaktojë dëmtime të rënda, deri në humbjen e jetës. Këto nuk janë veprime për ruajtjen e rendit, por demonstrime publike force, të kryera përpara qytetarëve dhe kamerave, për të përcjellë mesazhin se kush proteston mund të dhunohet dhe të poshtërohet.

Kjo fushatë terrori është bërë dukshëm për të frikësuar publikun, ndërsa autorët janë bërë të padukshëm për t’i mbrojtur nga përgjegjësia. Viktima përdoret si shembull, efektivi i maskuar ose personi civil mbetet pa emër. Ky është mekanizmi i pandëshkueshmërisë që kërkohet të hetohet.

Gjykata e Strasburgut (GJEDNJ) ka përcaktuar standarde të qarta për hetimin e dhunës policore, pandëshkueshmërisë dhe përgjegjësisë së drejtuesve, ndër të tjera në çështjet kundër Rusisë dhe kundër Gjeorgjisë, të analizuara edhe në kallëzim.

Për ne, si profesionistë të së drejtës dhe më gjerë, veprimtaria që kërkojmë të hetohet përfaqëson një largim të rrezikshëm nga modeli perëndimor ku aspirojmë të shkojmëdhe një kthim drejt një regjimi ku dhuna shtetërore përdoret për të shtypur kundërshtimin qytetar. Jemi besimplotë se SPAK do të tregojë përgjegjshmëri, integritet dhe paanshmëri, duke qëndruar në lartësinë e pritshmërive të publikut dhe do të veprojë me shpejtësi."/Dosja.al

Revoltat studentore/ Kallëzim në SPAK për dhunën në

SPAK ervin demo protesta ne tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin