LIVE UPDATES
Politike

“Shqipëria i vetmi vend në rajon që…”/ Shkrimi i VOA: Pse dështoi votimi i emigrantëve në zgjedhje

1 April 2021, 18:34 Nga DOSJA
“Shqipëria i vetmi vend në rajon që…”/ Shkrimi

Në Shqipëri ka një debat të hapur për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë territorit të republikës, në vendin ku ata janë rezident. Ky proçes u përfshi për herë të parë në Kodin e ri zgjedhor, por palët përgjegjëse për realizimin e tij thonë se për zgjedhjet politike të 25 prillit ai nuk mund të aplikohet.

Opozita akuzon qeverinë dhe KQZ se nuk arritën të bëjnë të mundur regjistrimin e emigrantëve me të drejtë vote, ndërsa përfaqësues të shoqërise civile mendojnë, se në këtë proçes mungonte vullneti i të gjitha palëve politike. Në zgjedhje janë thirrur të votojnë afro 3 mln e 600 mijë votues në një popullsi me shtetësi shqiptare prej afro 4,5 mln persona.

Shqipëria është ndër të vetmet vende në rajon që nuk u mundëson shtetasve të saj me banim jashtë territorit të republikës, votimin në vendet ku ata janë rezidentë. Marrëveshja politike mes shumicës qeverisëse dhe opozitës në 5 qershor të vitit të kaluar, parashikonte dhe votimin e tyre. Për herë të parë ai u përfshi në Kodin e ri zgjedhor. Por sot në prag të zgjedhjeve politike të 25 prillit ky proçes konsiderohet i dështuar nga të gjitha palët, të cilat rendisin për këtë arsye të ndryshme. Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha për Zërin e Amerikës, se në këto zgjedhje nuk do të jetë i mundur votimi i qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, atje ku ata kanë vendbanimin

“Për fat të keq, duket që për këto zgjedhje nuk do të jetë i mundur, që qytetarët shqiptarë me vendianim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, të votojnë atje ku kanë vendbanimin, megjithë përpjekjen dhe angazhimin real dhe serioz të KQZ, për t’ja dalë në këto zgjedhje në kundërshtim më kohën që patëm në dispozicion. Por fakti është se rezultoi një proçes më i komplikuar nga sa mendohej”, tha Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve.

Qeveria dhe opozita fajësojnë KQZ-në se nuk miratoi aktet nënligjore në kohën e duhur, ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u shpreh se për të patur konsensus të gjerë, u ka dërguar partive politike një draft për votimin e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, dhe se ato nuk kthyen përgjigje. Përfaqësuesi i PD Ivi Kaso thotë se roli i opozitës ka qenë aktiv dhe përgjegjësia duhet kërkuar tek ata që kanë në dorë proçesin.

“Ne kemi bërë vërejtjet dhe sugjerimet tona për aktin e propozuar, por duhet të kuptojmë që proçesi i votimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit, për kompleksitetin dhe karakterin e vet kërkon një set shumë të detajuar rregullash, të cilat sigurisht nuk mund të zgjidhen me një akt të vetëm”, tha për Zërin e Amerikës Ivi Kaso, përfaqësues i PD për çështjet zgjedhore.

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko shmang përgjegjësinë e shumcicës qeverisëse kur thotë se KQZ-në e detyron Kodi zgjedhor që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e tij, të miratojë, aktet nënligjore për votimin e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit, në vendin ku ata janë rezidentë.

“Nuk thuhet në asnjë rresht të Kodit zgjedhor që KQZ duhet të kërkojë mendim nga partitë politike. Për më tepër të gjithë përfaqësuesit në KQZ, janë propozuarnga partitë politike si më të besuarit. Shpesh ata kanë status të vlerësimit njësoj me ministrat e ekzekutivit. Është jashtë çdo diskutimi që këta persona të kërkojnë mendimin e partive kur janë zgjedhur prej tyre”, tha për Zërin e Amerikës Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën.

Por Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve thotë se është normale të marrësh konsensus për aktin e parë të regjistrimit të shtetasve më banim jashtë, që do të përcaktonte institucionin përgjegjës të regjistrimit dhe mënyrën e votimit të tyre. Ai hedh poshtë çdo pretendim se KQZ nuk pati vullnet.

“Aktet nuk janë si puna e kulaçit, që ti merr miell, ujë dhe kripë dhe mbaron punë. Kërkohet angazhim subjektiv, mendor të njerëzve, sepse njerëzit kanë pikpamje dhe mendime të ndryshme. Vërtet nga njëra anë Kodi Zgjedhor ka detyrime për KQZ për nxjerrjen e akteve, por nga ana tjetër i ka lënë kompetencënKQZ-së të vendosë se në cilat zgjedhje do të jetë i mundur aplikimi i votës së emigrantëve”, u shpreh Ilirjan Celibashi, Komisioner shtetëror i zgjedhjeve.

Përfaqësues të opozitës sjellin dhe një argument tjetër të dështimit të këtij proçesi, kur thonë se qeveria s’ka asnjë regjistër të shtetasve të saj më banim jashtë edhe pse për këtë e detyron një ligj i miratuar në vitin 2016. Z. Kaso mendon se kjo është pikënisja për votimin e tyre.

“Është vetë shteti shqiptar që duhet të dijë sa shtetas ka me banim jashtë vendit në mënyrë që pas këtij proçesi të mund të bëjë proçeduart e tjera, që kanë të bëjnë me listat përfundimtare të zgjedhësve. Pra nxerrjen nga lista e zgjedhësve që votojnë brenda vendit, të shtetasve që kanë deklaruar banesën e tyre jashtë vendit. Theksojmë këtu se sipas të dhënave të INSTAT-it, që edhe qeveria i disponon, janë 1.2 milion shtetas shqiptar më banim të përhershëm jashtë vendit”, u shpreh Ivi Kaso, përfaqësues i PD për çështjet zgjedhore.

Ministri i Shtetit për Diasporën thotë, se ka qenë i gatshëm të marrë çdo përgjegjësi në takimet me përfaqësuesit e opozitës. I pyetur se përsenuk është zbatuar ligji për regjistrimin e shtetastve me banim jashtë vendit i miratuar 5 vjet me parë, Zoti Majkojep këtë përgjigje:

“Janë 3500 adresa të regjistruara deri tani. Proçesi po vazhdonte me shpejtësi, sipas informacioneve të përfaqësuesve të Ministrisë së Brendshme. Unë nuk besoj që edhe opozita e cila është larguar nga parlamenti prej kohësh, nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale, do të ishte e gatshme të hynte në këto zgjedhje, duke futur në sistem 100 mijë apo 200 mijë votues. Duhet patur parasysh që edhe administrata ishte e pamësuar me këtë çështje dhe në kushtet kur opozita ishte në rrugë dhe nuk merrte pjesë në asnjë lloj negociate dhe në asnjë tavolinë, të diksutoje për të drejtën e votimit të shtetasve jashtë vendit në vendin ku banojnë, të shikonin si ufo”, argumenton Pandeli Majko, Ministër shteti për Diasporën.

Përfaqësues të shoqërisë civile i shohin pengesat për votimin e emigrantëve atje ku kanë rezidencën, si mungesë të vullentit politik të partive dhe qeverisë përtej të gjitha justifikimeve. Gerta Meta përfaqësuese e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor, veçon vonesat në ngritjen e institucionit zgjedhor, dhe kohën e pamjaftueshme që iu la KQZ në këtë proçes, dhe thotë se përtej asaj që duket, e vërteta lidhet me pasigurinë e partive për drejtimin e votës së emigrantëve.

“Përplasja midis mazhorncën aktuale dhe opozitës së bashkuar ishte se kush punon më fort me pjesën e emigrantëve, kush është më prezent. Kështu që ata nuk kanë qenë shumë të sigurt në menaxhimin e votës së emigrantëve, ndoshta e meduan që në këto zgjedhje të mos provohet, por t’a lënë për zgjedhjet e tjera”, u shpreh për Zërin e Amerikës Gerta Meta, përfaqësuese e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor.

Edhe Anila Hyka me banim në Francë, Nënkryetare e Këshillit Kordiunes të Diasporës, pjesë e grupit të punës pranë KQZ, thotë se ka konstatuar mungesë tëvullnetit të partivepolitike dhe të institucioneve përgjegjëse gjatë diskutimeve për votimin e qytetarëve shqiptarë me banim jashtë vendit.

“Si çdo gjë filloi me shumë vonesë. Qeveria ka patur mjaft kohë për të ngritur të gjithë infrastrukturën e mundshme për të krijuar një regjistër të plotë të diasporës, të shtetasve që kanë të drejtë të votojnë. Ka një mungesë vullneti të të gjitha palëve politike”, tha për Zërin e Amerikës Anila Hyka, Nënkryetare e Këshillit Kordinues të Diasporës.

30 vjet pas rrëzimit të regjimit komunist dhe valëve të pandalshme të emigracionit në këto tre dekada, shteti shqiptar ende nuk ka një regjistër të veçantë për shtetasit e tij që banojnë jashtë, edhe pse për këtë ka një ligj të posaçëm. Votimi i tyre atje ku ata banojnë në këto zgjedhje nuk mund tw realizohet. Ata kanë të drejtë të votojnë, ashtu si dhe me herët, vetëm nëse paraqiten në qendrat e votimit brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Analistët e lidhin këtë dështim me mungesën e vullnetit politik, që sic thonë ata në Shqipëri ka munguar në vijimësi në mjaft proçese me rëndësi për zhvillimet demokratike.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike vota e diaspores vota e diaspores

Sondazh

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes