3 November 2026, 15:21
Nga E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Një shtetas shqiptar, i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni në Francë dhe i kërkuar nga Interpoli për tentativë vrasjeje në Shqipëri, do të vijojë të qëndrojë në paraburgim. Gjykata e Shkallës së Parë në La Rochelle ka rrëzuar kërkesën e tij për lirim, ndërsa gjykimi për akuzat ndaj tij është caktuar më 2 dhjetor.
Shqiptari, rreth të tridhjetave u paraqit më 19 tetor para gjykatës, pasi ishte vendosur në paraburgim më 16 tetor. Sipas mediave franceze, ai ndodhet në mënyrë të parregullt në Francë dhe përdorte dokumente të falsifikuara me identitet italian.
Ndaj tij rëndon edhe një urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar nga Interpoli më 13 dhjetor 2016, së bashku me një kërkesë për ekstradim, për një çështje të tentativës së vrasjes në Shqipëri. Por shqiptari i mohon këto akuza, duke pretenduar se bëhet fjalë për një gabim.
Ai akuzohet gjithashtu për shfrytëzim prostitucioni në La Rochelle, gjatë periudhës 1 janar 2023 – 7 tetor 2026. Sipas hetimeve, viktima e dyshuar është një grua me të cilën ai bashkëjeton që prej vitit 2022. Përballë gjykatës, ai ka mohuar se kishte dijeni për aktivitetin e saj.
Hetuesit po analizojnë telefonin e tij celular, ndërsa po kërkojnë të identifikojnë edhe një viktimë të dytë, e cila dyshohet se ishte shoqe e gruas së parë. Gjatë seancës, shqiptari ka pretenduar se ishte vetë viktimë e situatës.
“Viktima jam unë, jo ajo”, ka thënë ai.
Prokuroria kërkoi vijimin e paraburgimit, duke argumentuar se shqiptari nuk ka qëndrim të rregullt në Francë dhe se ekziston rreziku që, në rast lirimi, të largohet pa lënë gjurmë. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur që ai të mbetet në qeli deri në vijimin e procedurave gjyqësore./Dosja.al
Shqiptari franca vrasje
Aktualitet
3 November 2026, 15:11
E.M
ITALI- Karabinierët e Kompanisë së Bressanones në Itali kanë arrestuar dy shqiptarë, 25 dhe 21 vjeç, pasi kishin arritur t...
Aktualitet
3 November 2026, 15:04
E.d
Vlora Hyseni
TIRANA- Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë nesër vendimin për çështjen e ish-drejtoreshës...
Aktualitet
3 November 2026, 15:04
G.M
Tre persona u arrestuan në Kosovë si pjesë e një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti të dyshuar krimin...
Aktualitet
3 November 2026, 15:00
E.M
VLORË- Reshjet e dendura të shiut dhe stuhitë kanë përfshirë qytetin e Vlorës këtë të martë ndë...
Aktualitet
3 November 2026, 14:53
E.M
GREQI- Në orët e para të së martës në Greqi ka nisur një operacion policor për të shpërbërë nj...
Aktualitet
3 November 2026, 14:44
E.M
TIRANË- Në rrugën “Kastriotët”, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kan&eum...
Aktualitet
3 November 2026, 14:30
E.M
TIRANË- Studentët janë zhvendosur para Ministrisë së Arsimit pasi u futën brenda Universitetit Politeknik të Tiranë...
Aktualitet
3 November 2026, 14:20
E. D
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pas...
Aktualitet
3 November 2026, 13:47
I.A
Saimir Vishaj
TIRANË- Avokati i njohur Saimir Vishaj është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare, pasi nuk ka mundur të...
Aktualitet
3 November 2026, 13:43
E.M
KOSOVË- Një rrjet ndërkombëtar i mashtrimeve me investime është goditur nga një operacion i koordinuar nga autoritetet nd&eu...