3 November 2026, 13:43
Nga E.M

KOSOVË- Një rrjet ndërkombëtar i mashtrimeve me investime është goditur nga një operacion i koordinuar nga autoritetet ndërkombëtare me mbështetjen e Eurojust dhe Europol. Rrjeti dyshohet se ka shkaktuar humbje prej mbi 4 milionë eurosh.
Sipas njoftimit të Eurojust, janë kontrolluar 17 lokacione, janë sekuestruar më shumë se 100 serverë dhe janë arrestuar shtatë persona, për të cilët është kërkuar dorëzimi ose ekstradimi drejt Gjermanisë.
Hetimet kanë zbuluar edhe një kompani me bazë në Qipro dhe Izrael, e cila dyshohet se u siguronte grupeve kriminale faqe interneti mashtruese, duke ofruar shërbime të paligjshme në formën e modelit të njohur si “krimi si shërbim”.
Dyshohet se klientë të kësaj kompanie në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut kanë operuar qendra të thirrjeve (Call Center), përmes të cilave realizoheshin mashtrimet me investime.
Ky zhvillim lidhet me aksionin policor të zhvilluar në Kosovë, ku njësitë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, kanë kryer bastisje në disa lokacione, përfshirë edhe lagjen “Pejton” në Prishtinë.
Autoritetet kosovare kanë konfirmuar se operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./Dosja.al
Europol Eurojust
Aktualitet
3 November 2026, 13:30
E.M
TIRANË- Studentët nuk e kanë ndalur protestën e tyre në Tiranë këtë të martë duke vijuar kështu marshimi...
Aktualitet
3 November 2026, 13:28
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe institucioneve të...
Aktualitet
3 November 2026, 12:38
E.M
TIRANË- Studentët vijojnë marshimin e tyre në rrugët e kryeqytetit me thirrjet “Dorëheqje!”, “Rama në burg...
Aktualitet
3 November 2026, 12:25
E.M
POGRADEC- Në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin, është regjisturar një aksident r...
Aktualitet
3 November 2026, 12:13
E.M
SARANDË- Një 31-vjeçare është arrestuar nga policia e Sarandës pasi dyshohet se vodhi një makinë nga parkimi i nj&eum...
Aktualitet
3 November 2026, 12:02
E.M
TIRANË- Në Komunë të Parisit ditën e djeshme u grabit Banka Raiffesen e nivelit të dytë ndërsa pas hetimeve të aut...
Aktualitet
3 November 2026, 11:49
E.M
TIRANË- Këtë të martë, grumbullimi i studentëve ka nisur në Universitetin Politeknik, ku një grup studentësh, me p...
Aktualitet
3 November 2026, 11:40
E.M
TIRANË- Studentët pas marshimit me pankartat në duar nga Unviersiteti Politeknik i Tiranës tashmë kanë hyrë në ambiente...
Aktualitet
3 November 2026, 11:15
E. D
TIRANË- Studentët kanë vijuar edhe sot revoltën kundër qeverisë Rama. Në ditën e 22 të protestës, a...
Aktualitet
3 November 2026, 11:07
E.M
TIRANË- Policia e Tiranës ka gjobitur me nga 5 000 lekë, 16 persona. Forcat policore informojnë se gjatë protestës të zhvill...