12 November 2026, 08:44
Nga E.d
SHBA- Këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë, Will Scharf, i ka dërguar një letër paralajmëruese kongresmenit demokrat Robert Garcia, duke kritikuar deklaratat e tij ndaj zyrtarëve të administratës Trump. Në letër, ai paralajmëron se kërcënimet dhe përpjekjet për të frikësuar zyrtarët, me qëllim pengimin e tyre në ushtrimin e detyrave publike, mund të përbëjnë vepra penale.
Garcia pritet të marrë drejtimin e Komisionit të Mbikëqyrjes në Dhomën e Përfaqësuesve, pasi demokratët siguruan shumicën në Kongresin e ri. Pas rezultateve të zgjedhjeve, ai u kishte bërë thirrje zyrtarëve të administratës Trump të angazhonin avokatë, në pritje të hetimeve që pritet të nisin në janar.
Garcia: Trump ka diçka për të fshehur
Reagimi i kongresmenit demokrat ishte i menjëhershëm. Ai deklaroi se paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë nuk do t’i ndalin demokratët dhe se Kongresi ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi pushtetin ekzekutiv.
“Donald Trump duket qartë se ka diçka për të fshehur”, deklaroi Garcia, duke theksuar se Kongresi është një pushtet i barabartë me atë ekzekutiv dhe se nuk do të tërhiqet përballë presioneve.
Demokratët po përgatisin një paketë të gjerë hetimesh, ku në fokus do të jetë mënyra se si Trump dhe familjarët e tij kanë shtuar pasurinë që prej rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë.
Mes çështjeve që pritet të shqyrtohen janë trajtimi i dosjes së Jeffrey Epstein, veprimtaria e Agjencisë së Emigracionit dhe Doganave (ICE), ndërtimi i sallës së ballove në Shtëpinë e Bardhë, si dhe marrëveshjet që lidhen me burimet minerare.
Në lupën e demokratëve pritet të përfundojnë edhe transaksionet në sektorin e kriptomonedhave ku përfshihen Trump dhe i dërguari i tij special, Steve Witkoff .
Republikanët kërkojnë pavarësinë e Komisionit të Mbikëqyrjes
Kryetari aktual i Komisionit të Mbikëqyrjes, republikani James Comer, deklaroi se institucioni duhet të ruajë pavarësinë e tij, pavarësisht se cila parti kontrollon Shtëpinë e Bardhë.
Ai i cilësoi si të papërshtatshme deklaratat e Garcia-s për nevojën që zyrtarët e administratës Trump të punësojnë avokatë, por pranoi se demokratët kanë fituar zgjedhjet dhe do të marrin drejtimin e komisionit.
Edhe prokurori i përgjithshëm Todd Blanche ka paralajmëruar se deklaratat e demokratëve mund të përbëjnë shkelje ligjore nëse marrin karakter kërcënues. Megjithatë, ai ka theksuar se Kongresi ka kompetenca mbikëqyrëse dhe se institucionet federale do të vijojnë të bashkëpunojnë me të.
Përplasje edhe brenda kampit republikan
Paralajmërimet e Shtëpisë së Bardhë kanë shkaktuar reagime edhe në radhët e republikanëve që kanë kritikuar Trumpin.
Ish-kongresmeni republikan Thomas Massie u shpreh se demokratët duhet t’i përqendrojnë hetimet te çështjet reale të korrupsionit dhe jo te ato që i cilësoi si hetime të panevojshme.
Ai pranoi se mund të ketë raste konkrete korrupsioni që përfshijnë presidentin dhe persona të afërt me të.
Ndërkohë, demokrati Mark DeSaulnier, i cili pritet të drejtojë Komisionin e Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve, deklaroi se nuk do të tërhiqet nga hetimet për shkak të paralajmërimeve të Shtëpisë së Bardhë.
Përplasja shënon fillimin e një beteje të fortë politike mes administratës Trump dhe shumicës së re demokrate në Kongres, ku hetimet për presidentin dhe rrethin e tij të afërt pritet të jenë në qendër të debatit në SHBA./Dosja.al
shba donalda trump Kongres
Bota
12 November 2026, 08:41
G.M
Jensen Huang
SHBA- CEO i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, Jensen Huang, është përfshirë në një tjetër s...
Bota
12 November 2026, 08:12
G.M
pamje nga mbërritja në Moskë
RUSI- Të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff kanë mbërritur në...
Bota
12 November 2026, 07:59
G.M
pamje
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Britani, ku 18-vjeçarja Kayla Smith akuzohet për vrasjen e 16-vje&cc...
Bota
12 November 2026, 07:58
E.d
Foto ilustruse
SERBI- Serbia po përgatitet për një tranzicion politik pas konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare t&eum...
Bota
12 November 2026, 07:50
G.M
pamje
UKRAINA- Një ushtar rus ka humbur jetën pas shpërthimit të një automjeti në lagjen Pushkinsky të Shën Pet...
Bota
12 November 2026, 07:48
G.M
pamje
SHBA- Dy persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një ndërt...
Bota
12 November 2026, 07:46
E.d
Jensen Huang
KINA- Një universitet kinez me lidhje të ngushta me ushtrinë ka blerë çipa të avancuar të inteligjencë...
Bota
12 November 2026, 07:44
G.M
Hudhitë
JEMEN- Sulme të reja me raketa dhe dronë kanë shënjestruar instalime ushtarake në qytetin e Adenit në Jemen,...
Bota
12 November 2026, 07:41
E.d
Pamje nga protestat
SPANJA- Punonjësit në të gjithë Spanjën nisën sot grevën e parë të përgjithshme në ...
Bota
12 November 2026, 07:38
G.M
Scott Bessent
SHBA- Sekretari i Thesarit i Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, është zhvendosur nga rezidenca e tij në Uashington...