LIVE UPDATES
Bota

Varfëria dëmton shëndetin e fëmijëve në Gjermani/ DW: Ndihma ka plot po pse nuk arrin tek ata?

Kur një familje ka mundësi më të vogla për të blerë, kjo mund edhe të sëmurë. Ndër fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta, për shembull, rreziku i një problemi psikik është më se dyfish më i lartë. Për obezitetin, domethënë mbipeshën e rëndë, rreziku shkon trefish; këtë e tregojnë studimet afatgjata të Institutit Robert Koch.

23 November 2026, 08:05 Nga E. D

Varfëria dëmton shëndetin e fëmijëve në Gjermani/

GJERMANI- Një herë në javë Stephanie shkon te banka e ushqimit (Tafel) në Dortmund dhe merr ushqime për familjen. Çfarë do të gjejë, nuk e di kurrë: çdo herë ka një qese surprizë. Bukë ka gjithmonë. "Prandaj në familjen tonë kemi disa receta me bukë", thotë. "Semmelknödel, për shembull: i përgatit që më parë, i ngrin dhe i ha edhe më vonë; njësoj si 'Armer Ritter', French Toast, Bruschetta." Duhet të planifikosh. Dhe kjo, thotë ajo, "definitivisht nuk është aq e lehtë sa për familjet e tjera, sepse thjesht nuk i ke mjetet financiare për të siguruar një ushqim siç duhet të ishte".

Kur një familje ka mundësi më të vogla për të blerë, kjo mund edhe të sëmurë. Ndër fëmijët e familjeve me të ardhura të ulëta, për shembull, rreziku i një problemi psikik është më se dyfish më i lartë. Për obezitetin, domethënë mbipeshën e rëndë, rreziku shkon trefish; këtë e tregojnë studimet afatgjata të Institutit Robert Koch.

Sociologu i shëndetit Nico Dragano, që bën kërkime në Klinikën Universitare të Dyseldorfit, flet për një lidhje strukturore, jo "për disa familje që kanë një problem". E shpjegon me një shembull: shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes. "E dimë se varfëria shton rrezikun që të jetosh në një banesë të vogël, në një banesë me cilësi të dobët." Atje lagështia dhe myku kthehen lehtë në problem. Në një dimër të rëndë, familjet e varfra nuk i kanë paratë për të mbajtur ngrohjen pa ndërprerje. Të gjitha këto, sipas tij, janë faktorë rreziku për shëndetin e fëmijëve.

2.2 milion fëmijë të prekur nga varfëria

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, në vitin 2024 ishin rreth 2.2 milion fëmijë e të rinj në Gjermani të rrezikuar nga varfëria, pra rreth një në shtatë në këtë grupmoshë. Të rrezikuar nga varfëria quhen fëmijët që jetojnë në familje me më pak se 60 përqind të të ardhurave mesatare neto ekuivalente në Gjermani. Për një prind që e rrit i vetëm fëmijën, kjo është e barabartë aktualisht me 1.878 euro në muaj, për dy prindër me dy fëmijë 3.034 euro. Përveç të ardhurave të familjes, studimet tregojnë se edhe arsimi i prindërve ndikon në shëndetin e fëmijës.

Varfëria dhe obeziteti: kur mbipesha fillon herët

Jo çdo fëmijë që rritet në varfëri sëmuret automatikisht, por rreziku është dukshëm më i lartë. Këtë e vërteton edhe pediatri Marc Neukirch. Klinika e tij ndodhet në periferi të Köln-Chorweilerit, në një nga zonat më të varfra të qytetit. Gjithnjë e më shpesh ai ndjek fëmijë me obezitet. Një sëmundje me pasoja të rënda: fëmija që zhvillon obezitet qysh në vitet e para të jetës, jeton dhjetë vjet më pak.

Në obezitet ka rol edhe predispozita, por po aq ushqimi dhe mungesa e lëvizjes. Vetëm rreth 45 përqind e fëmijëve nga familjet e varfra bëjnë sport rregullisht në klub. Ndër fëmijët e familjeve me të ardhura të larta janë rreth 68 përqind, sipas studimit të Institutit Robert Koch. Kuotat e anëtarësimit dhe pajisjet shpesh nuk gjejnë vend në një buxhet të ngushtë.

Ndihma si paketa federale për arsim dhe përfshirje duhet t'i mbështesin familjet. 15 euro në muaj për fëmijë, për shembull, mund të tërheqin familjet për oferta sportive dhe të kohës së lirë. Por sipas një analize të Fondacionit Bertelsmann, kjo ndihmë nuk arrin fare tek tetë nga dhjetë familje nevojtare, sepse pengesat burokratike janë shumë të larta.

Lidhja për Mbrojtjen e Fëmijëve kërkon sigurim bazë më të lartë

Duhet nisur nga baza, nëse duam t'i arrijmë fëmijët e familjeve të varfra dhe t'i rritim shëndetshëm. Këtë e thotë Michael Kutz, drejtor i Lidhjes për Mbrojtjen e Fëmijëve (Kinderschutzbund) për Rinin Verior-Vestfalinë: "Sigurimi bazë social si i tillë me shumë gjasa nuk mjafton."

Sa para marrin familjet në sigurimin bazë social (Grundsicherung), Ministria Federale e Punës e përcakton sipas shpenzimeve faktike të familjeve me të ardhura të ulëta. Procedura ka kaluar kontrollin e Gjykatës Kushtetuese Federale. Për vitin 2027 nevojat standarde rillogariten. Do të ketë një formulë të re dhe një bazë të re të dhënash. Si do të ndikojë kjo, ende nuk dihet, sepse procesi ligjvënës vazhdon./DW

Gjermani varferia

Sondazh

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e para të dëborës mbërrijnë edhe në Qafë-Thore, borëpastrueset dalin në terren

Reshjet e dëborës përfshijnë juglindjen e vendit, zbardhen zonat malore të Korçës dhe Ersekës

Vijon marshimi në Tiranë, qytetarët prej 177 ditësh në protestë kundër Ramës: Më 28 nëntor...

Protesta e 177-të në Tiranë/ Qytetarët nisin marshimin dhe paralajmërojnë mobilizim më 28 nëntor

Ndreca nuk lejohet të takojë Veliajn në burgun e Fierit: Do t’i kërkoj Gjykatës të ndërhyjë

Avokati Plarent Ndreca denoncon pengesën në burgun e Fierit: Prej 90 minutash jam në pritje...

Tensione në protestën para Kryeministrisë, policia shtyn qytetarët dhe nuk i lejon...

Zbulohet ambienti sekret nëntokësor i kanabisit në Shkodër, 10 të arrestuar!

Ndërhyrje në lumin e Vërdovës, IKMT shemb banesa dhe ura për t’i hapur rrugë rehabilitimit

Berisha: Negociata pa paragjykime për të zgjedhur kandidatin për bashkinë e Tiranës

Berisha: Do të paraqesim amendamentet tona për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik

Berisha u bën thirrje mediave: Kohën që ia jepni ish-Çupit, ish-Spahisë, llogariteni për PS-në

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ‘ish-ët’ e mi bëhen avokatë të Ramës

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit