23 November 2026, 07:51
Nga E. D

SHBA- Arrestimi i një babai dhe vajzës së tij meksikane nga agjentë të Shërbimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE), në aeroportin e Siatëllit, ka shkaktuar reagime të forta në Shtetet e Bashkuara, duke nxitur edhe reagimin e guvernatorit të shtetit të Uashingtonit. Ngjarja ndodhi të shtunën në mëngjes, në momentin kur dy shtetasit meksikanë po përgatiteshin të hipnin në një fluturim të kompanisë Alaska Airlines.
Agjentët e ICE-së, të cilët ishin të veshur civilë, ndërhynë dhe arrestuan dy personat, me pretendimin se kishin tejkaluar afatin e qëndrimit të lejuar nga vizat e tyre. Sipas deklaratës së agjencisë amerikane, burri, i identifikuar si Ricardo Larondo Mendoza, u arrestua gjatë operacionit. ICE pretendon se gjatë ndërhyrjes, udhëtarë të tjerë tentuan të pengonin dhe sulmonin agjentët federalë, veprime që agjencia i cilësoi si vepra penale.
Ndërsa vajza e tij, Sofia Hernandez Mejia, sipas versionit të ICE-së, dyshohet se hodhi kafe të nxehtë në drejtim të oficerëve. Për këtë arsye, ajo pritet të përballet me akuza për sulm ndaj një zyrtari federal. Megjithatë, mënyra se si u zhvillua arrestimi ka shkaktuar polemika. Pamjet e publikuara tregojnë agjentët e veshur civilë duke iu afruar dy personave, duke i rrëzuar në tokë dhe më pas duke i tërhequr zvarrë për t'i larguar nga zona e aeroportit.
Administrata e aeroportit të Siatëllit reagoi duke shprehur zemërim për incidentin. Edhe kompania Alaska Airlines deklaroi se nuk kishte marrë paraprakisht informacionin e nevojshëm për operacionin e autoriteteve. Kompania shprehu gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si u zhvillua ndërhyrja, duke theksuar se ngjarja kishte qenë shqetësuese për punonjësit dhe pasagjerët që ndodheshin në aeroport.
Nga ana tjetër, avokatja e dy të arrestuarve, Olia Katala, deklaroi për televizionin lokal King 5 News se klientët e saj nuk kanë precedentë penalë dhe nuk janë persona në kërkim. Sipas saj, ata po ndiqnin një proces ligjor. Familjarët pretendojnë gjithashtu se agjentët nuk kishin veshur uniforma dhe nuk kishin paraqitur dokumente identifikimi përpara se të ndërhynin.
Avokatja shpjegoi se kjo situatë shkaktoi panik dhe konfuzion, pasi dy personat nuk e dinin se kush po u afrohej. Edhe një dëshmitar okular, i cili foli për agjencinë Reuters, konfirmoi se fillimisht kishte menduar se personat që ndërhynë ishin pasagjerë të zakonshëm, pasi nuk kishin asnjë shenjë identifikimi. Sipas dëshmitarit, agjentët iu drejtuan dy personave dhe më pas, pas një sinjali mes tyre, u vërsulën menjëherë për t'i arrestuar.
Ai tha se pa kafenë të derdhej gjatë përplasjes, por nuk mundi të konfirmonte se gruaja e kishte hedhur qëllimisht drejt oficerëve. Në reagimin e tij, guvernatori demokrat i shtetit të Uashingtonit, Bob Ferguson, kritikoi ashpër veprimet e agjencisë së emigracionit./Dosja.al
shba
Bota
23 November 2026, 07:44
E.M
BERLIN- Në spitalin e Berlinit ka shpërthyer të dielën në mbrëmjenjë zjarr ndërsa rreth 15 persona u plagosën pasi...
Bota
23 November 2026, 07:38
E.M
SHBA- Një tufë flokësh që i përkiste presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George &e...
Bota
23 November 2026, 07:35
E. D
FRANCË- Pierre-Olivier Costa, ish-shefi i stafit të Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, është vë...
Bota
23 November 2026, 07:29
E.M
SHBA- Artikujt që dikur u përkisnin pasagjerëve të Titanikut janë shitur në ankand për shuma rekord. Artikujt më të...
Bota
23 November 2026, 07:25
E.M
TURQI- Në bisedimet e OKB-së së COP31 në Turqi u diskutuan përçarjet e thella mbi lëndët djegëse fosile dhe para...
Bota
22 November 2026, 22:40
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar mundësinë e sulmeve të reja ushtarake ndaj Iranit pas Vitit të...
Bota
22 November 2026, 22:31
E.d
Anije në Ngushticën e Hormuzit
Komentatorët e linjës së ashpër dhe mediat pranë Gardës Revolucionare Islamike të ...
Bota
22 November 2026, 22:20
E.d
Foto ilustruse
SIRI- Pesë fëmijë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shp&e...
Bota
22 November 2026, 22:14
E.d
Foto ilustruse
EUROPA- Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më t&eu...
Bota
22 November 2026, 21:47
E.d
Pamje
LIBI- Një shpërthim është regjistruar në bazën detare të Bengazit, në Libi, ku objektiv i mundshëm i n...