17 November 2026, 07:19
Nga E.d
Enver Robelli
TIRANA- Gazetari Enver Robelli ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës nacionaliste serbe në Bruksel, duke kritikuar jo vetëm provokimet nacionaliste, por edhe mungesën e organizimit strategjik të diasporës shqiptare. Përmes një postimi në Facebook, Robelli rikujton rastin e vitit 2013, kur gjatë kohës që Vuk Jeremiq ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York u interpretua kënga “Marshi në Drinë”. Kjo këngë, sipas tij, lidhet me nacionalizmin serb dhe me masakrat e kryera nga forcat serbe në Bosnjë.
Duke iu referuar interpretimit të së njëjtës këngë në Bruksel, Robelli vlerëson se reagimet e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve të tjerë janë të rëndësishme, por thekson se edhe diaspora shqiptare duhet të ketë rol më aktiv në këto çështje.
Sipas tij në Evropën Perëndimore ekzistojnë qindra shoqata shqiptare, por aktiviteti i tyre shpesh kufizohet në organizime kulturore dhe tema brenda komunitetit, ndërsa mungojnë institucionet serioze që do të ndikonin në jetën politike, kulturore dhe shoqërore të vendeve ku jetojnë shqiptarët. Robelli kritikon edhe mungesën e investimeve në institute kërkimore, qendra kulturore, institucione edukative dhe organizata që do të ndihmonin integrimin dhe përfaqësimin e interesave shqiptare.
Ai nuk i kursen as qeveritë e Kosovës, duke theksuar se asnjëra prej tyre nuk ka ndërtuar një strategji afatgjatë kulturore dhe edukative për diasporën. Në fund të reagimit, Robelli u bën thirrje shqiptarëve që përveç zemërimit ndaj provokimeve nacionaliste, të reflektojnë edhe mbi mungesën e organizimit dhe ndikimit të tyre në shoqëritë perëndimore.
Reagimi
Në vitin 2013, Vuk Jeremiqi ishte kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe organizoi në selinë e OKB-së në New York një koncert. Me atë rast u luajt kënga “Marshi në Drinë”, një këngë ushtarake serbe, e cila asociohet edhe me masakrat e forcave serbe në Bosnjë. Atëbotë, Kongresi i Boshnjakëve të Amerikës së Veriut, Instituti për Hulumtimin e Gjenocidit në Kanada, Komiteti Këshillimor për Bosnjë-Hercegovinën dhe Instituti dhe Qendra Edukative Boshnjako-Amerikane e Gjenocidit u ankuan për këngën në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.
Ky i fundit u detyrua të kërkonte falje që kishte marrë pjesë në një ngjarje ku kishte jehuar kjo këngë nacionaliste serbe. Krahas boshnjakëve, Jeremiqi provokoi edhe shqiptarët e Kosovës, duke thënë se ata do të hynin në OKB vetëm mbi kufomën e tij. Atëbotë, shkrimtari Ismail Kadare, në një bisedë me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, i dha një përgjigje brilante Jeremiqit. Kadare tha: “S’ka shumë kohë, ish-ministri i jashtëm i një vendi ballkanik, bëri betimin publik se vendimi i njohjes, domethënë e drejta për jetë normale e gjysmës së kombit fqinj shqiptar, nuk mund të kalonte në OKB veçse sipër kufomës së tij! Këtij ministri mund t’i thuhej vetëm një frazë: si shumë rëndësi i jepni kufomës tuaj, zotëri! Gadishulli s’ka nevojë për epope të rreme kufomash”. Jeremiqi i shkretë vërtet i jepte shumë rëndësi kufomës së tij.
Kënga nacionaliste serbe, e kënduar tani në Bruksel nga një artist slloven, ose naiv ose keqdashës, është në kundërshtim të plotë me të gjitha politikat e deklaruara të BE-së për fqinjësi të mirë në rajon. Shteti i Kosovës reagoi nëpërmjet ambasadorit të tij në Bruksel. Folën edhe përfaqësues të tjerë. Por nganjëherë më të fuqishme janë reagimet që vijnë nga institucione jashtë shtetërore ose joqeveritare. Për shembull, nga mërgata e madhe shqiptare në Europën Perëndimore. Shumë prej mërgimtarëve kanë edhe fuqinë e votës, sepse janë shtetas të vendeve të BE-së (Gjermani, Austri, për shembull).
Por kush të reagojë nga mërgata? Janë me qindra shoqata, por puna e tyre, me gjithë respektin maksimal, kufizohet në tema ndërshqiptare dhe organizime me këngë e valle. Kosova ka qindra miq në Gjermani, në Zvicër, në Austri e gjetiu. Shumica prej tyre janë harruar.
Në secilin vend, mërgata ka pasur dhe ka mundësi të financojë një institut, një qendër serioze kulturore, një qendër edukimi, një zyrë për integrim dhe politika. Asgjë nga këto nuk ka mërgata shqiptare në Evropën Perëndimore! Biznesmenët shqiptarë, me ndonjë përjashtim, harxhojnë miliona në projekte për thellimin e injorancës. I bashkohen turmës. Të gjitha qeveritë e Kosovës, përfshirë edhe këtë që është në pushtet, nuk kanë kurrfarë politikash strategjike kulturore e edukative ndaj mërgatës. Përkrahja e një aktiviteti në mërgatë nuk është strategji afatgjatë; është investim i njëhershëm, sipas interesave të momentit. Pa strategji afatgjatë dhe konkrete, nuk ka sukses. Kjo është njëra anë e problemit. Ana tjetër: mungesa e vetëorganizimit të mërgatës. Prandaj, mllefi ndaj një kënge nacionaliste serbe kundër Kosovës në Bruksel mbetet brenda arealit shqiptar, sepse integrimi në shoqëritë perëndimore nuk shihet si prioritet. Integrimi të aftëson të jesh subjekt. Injoranca të bën vetëm letër bixhozi në duart e të tjerëve. Andaj zemërimin drejtojeni pak edhe nga vetja./Dosja.al
Enver Robelli
Aktualitet
17 November 2026, 07:10
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme gjatë ditës së sotm...
Aktualitet
16 November 2026, 22:18
E.M
GJAKOVË- Qyteti i Gjakovës është përballur ditën e sotme me një grabitje ku si pasojë e të shtënave ka mbetur...
Aktualitet
16 November 2026, 22:00
E. D
SPANJA- Spanja nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, deklaroi kryediplomati spanjoll, Jose Manuel Albare...
Aktualitet
16 November 2026, 21:39
E.M
LONDËR- Një anëtar shqiptar i një grupi të krimit kibernetik është shpallur ditën e sotme fajtor pas përgjegjë...
Aktualitet
16 November 2026, 21:13
E.M
LEZHË- Lezha është përfshirë mbrëmjen e kësaj të hëne nga reshje të dendura shiu dhe erëra të ...
Aktualitet
16 November 2026, 21:04
E.M
TIRANË- Drejtuesja e një njësie në Agjencinë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, Lidjana Shahinaj, ka humb...
Aktualitet
16 November 2026, 20:49
E.d
GJERMANI- Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur të dielën pasdite Gjermaninë, ku si pasojë e një përplasj...
Aktualitet
16 November 2026, 20:38
E.M
TIRANË- Në rrethrrotullimin e Farkës një automjet tip “Range Rover”, me ngjyrë të bardhë, është p...
Aktualitet
16 November 2026, 20:26
E.M
TIRANË- Gjatë protestës ku qytetarët janë grumbulluar para Kryeministrisë një protestues ka njoftuar se djali i tij 15-...
Aktualitet
16 November 2026, 20:25
E. D
TIRANË- Disa persona janë ndaluar nga Policia pas përplasjeve të regjistruara mes efektivëve dhe protestuesve para Kryeministrisë...