Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Vendimi erdhi pas polemikave të shumta të Hossam Hassan në jetën e tij private, të cilat ndikuan edhe në imazhin e përfaqësueses. Federata Egjiptiane e Futbollit ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun 60-vjeçar dhe stafin e tij, duke i besuar drejtimin e “Faraonëve” Ali Maherit, aktualisht trajner i Ceramica Cleopatra.

EGJIPT - Vendimi vjen në një moment të papritur, pasi Hassan kishte fituar besimin e federatës pas një Botërori historik për Egjiptin.
Nën drejtimin e tij, përfaqësuesja arriti për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, duke u ndalur në raundin e 16 skuadrave nga Argjentina, pas një ndeshjeje dramatike të humbur 3-2. Vetëm pak muaj më parë, kontrata e tij ishte rinovuar deri në vitin 2030.
Megjithatë, muajt e fundit janë shoqëruar me polemika të shumta rreth jetës private të trajnerit. Konflikti me ish-bashkëshorten, Dina Mostafa, e njohur publikisht si Dan Adam, u kthye në një çështje të komentuar gjerësisht në mediat egjiptiane. Debati mori edhe përmasa ligjore, ndërsa palët kanë pasur pretendime të kundërta.
Brawl Between Egypt Manager Hossam Hassan’s Wives Ends in His Collapse and Police Intervention A physical fight broke out between the two wives of Egypt national team manager Hossam Hassan at a North Coast hotel, escalating into a chaotic melee with family members and staff. The stress of the brawl caused Hassan to faint and be rushed to the hospital, while police detained all involved parties at the local station.
— ME24 - Middle East 24 (@MiddleEast_24) August 15, 2026
Më 4 nëntor, Këshilli i Lartë për Rregullimin e Medias në Egjipt vendosi të ndalojë Hassan të shfaqej në platformat mediatike, pas zhvillimeve që lidhen me çështjen e tij private. Tre ditë më vonë, federata njoftoi largimin e tij nga drejtimi i kombëtares.
Në komunikatën zyrtare, institucioni bëri të ditur se kishte shqyrtuar rrethanat dhe ngjarjet e fundit, si dhe ndikimin e tyre negativ në imazhin dhe stabilitetin e përfaqësueses. Federata theksoi se ruajtja e stabilitetit të ekipit kombëtar mbetet përparësi.
Hossam Hassan e drejtoi Egjiptin në 38 ndeshje, me një bilanc prej 21 fitoresh, 10 barazimesh dhe 7 humbjesh. Pasuesi i tij, Ali Maher, do të marrë menjëherë detyrën, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme me Malavinë, më 13 dhe 17 nëntor, në kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës.
B.T (Dosja.al)
SHBA - Emri i Johan Cruyff vazhdon të jetë i pranishëm në botën e futbollit, këtë herë përmes nipit të tij. S...
SPANJE - Marc Cucurella ka zbuluar një episod pikant me Jose Mourinhon, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e koleksionit të ...
SPANJE - Fitorja 3-0 e Real Madridit në transfertën ndaj Valencias nuk kaloi pa tensione dhe provokime. Në stadiumin Mestalla, Jude Bellingham dh...
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në Klan News për Kombëtaren shqiptare, duke u ndalur te ...
ANGLI - Lamine Yamal vazhdon të marrë vlerësime nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Këtë herë,...
FRANCE - “Les Bleus” janë shumë pranë sigurimit të një vendi në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Kom...
ITALI - Rikthimi i Ronaldinhos në fushë ka ndezur entuziazmin në Ravenna. Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, i cili gjatë verës u...
SKOCI - Scott McTominay ka zbuluar një episod të vështirë nga karriera e tij, që e përjetoi vetëm 48 orë para debutimit...
EGJIPT - Lewis Hamilton ka zhvilluar një vizitë në zonën e Rafahut, në Egjipt, për t'u njohur nga afër me operacionet e ndih...
FRANCE - Kombëtarja e Francës ka humbur një tjetër futbollist për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Aurél...