Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në intervistën e tij, presidenti i FSHF-së preku edhe një çështje të rëndësishme për të ardhmen e futbollit shqiptar, Ligjin e Sponsorizimeve. Duka zbuloi se ka marrë premtime nga kryeministri dhe ministri përgjegjës për sportin se ligji mund të konkretizohet brenda këtij viti

TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur në Klan News për Kombëtaren shqiptare, duke u ndalur te trajneri aktual Rolando Maran, dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve dhe mbështetja e tifozëve për kuqezinjtë. Në fund, kreu i FSHF-së u përball edhe me dilemën Sylvinho apo Maran, duke dhënë një përgjigje që nuk lë vend për shumë interpretime.
Duka vlerësoi eksperiencën e trajnerit italian, duke theksuar se ai di të menaxhojë presionin dhe të marrë vendimet e duhura në funksion të kundërshtarit dhe lojtarëve që ka në dispozicion. “Trajneri është një nga ata që ka më shumë dhimbje koke gjatë ndeshjes, sepse mendon për lojën, lojtarët që do të hedhë në fushë dhe mënyrën se si do t’i përshtatet kundërshtarit.
Duke qenë një trajner me eksperiencë, nuk është hera e parë që përballet me situata të tilla. Di si t’i përballojë dhe si të mos ua transmetojë presionin lojtarëve”, u shpreh Duka.
Presidenti i FSHF-së u ndal edhe te mbështetja e tifozëve, që kanë shteruar të gjitha biletat për sfidën e radhës në “Arenën Kombëtare”. Ai solli në vëmendje interesimin e madh në ndeshjen ndaj San Marinos, ku në stadium ishin të pranishëm rreth 17 mijë tifozë.
“Tashmë Kombëtarja ndiqet në të gjitha ndeshjet e saj. Ndaj San Marinos e pamë, asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur të kishte 17 mijë tifozë në stadium. Nuk mendoj se kjo ka lidhje me diçka tjetër, përveç dëshirës së njerëzve për të ndjekur skuadrën në stadium”, deklaroi kreu i FSHF-së.
Por pyetja më interesante erdhi në fund: Sylvinho apo Maran? Duka nuk preferoi të bënte dallime mes dy trajnerëve që kanë drejtuar Shqipërinë, duke iu përmbajtur qëndrimit të tij të mëparshëm.
“Më është bërë shpesh kjo pyetje, por gjithmonë jap të njëjtën përgjigje. Më i miri është ai që është trajner i Kombëtares për momentin”, ishte përgjigjja e Dukës. Ndërkohë, në intervistën e tij, presidenti i FSHF-së preku edhe një çështje të rëndësishme për të ardhmen e futbollit shqiptar, Ligjin e Sponsorizimeve.
Duka zbuloi se ka marrë premtime nga kryeministri dhe ministri përgjegjës për sportin se ligji mund të konkretizohet brenda këtij viti, ndonëse pas shumë diskutimeve dhe premtimeve ndër vite, mbetet ende i rezervuar për një konfirmim përfundimtar.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Lamine Yamal vazhdon të marrë vlerësime nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Këtë herë,...
FRANCE - “Les Bleus” janë shumë pranë sigurimit të një vendi në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Kom...
ITALI - Rikthimi i Ronaldinhos në fushë ka ndezur entuziazmin në Ravenna. Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, i cili gjatë verës u...
SKOCI - Scott McTominay ka zbuluar një episod të vështirë nga karriera e tij, që e përjetoi vetëm 48 orë para debutimit...
EGJIPT - Lewis Hamilton ka zhvilluar një vizitë në zonën e Rafahut, në Egjipt, për t'u njohur nga afër me operacionet e ndih...
FRANCE - Kombëtarja e Francës ka humbur një tjetër futbollist për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Aurél...
ITALI - Azzurrët po përgatiten për përballjen me Francën, por trajneri Roberto Mancini ka humbur një prej alternativave që s...
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i CONMEBOL, Alejandro Domínguez PARAGUAJI - CONMEBOL ka riafirmuar mbështetjen për Giann...
SPANJE - Raphinha ndodhet tashmë në Singapor, ku kombëtarja e Brazilit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Japonis&eu...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të përballet me Finlandën mbrëmjen e 12 nëntorit, në një sfidë të rënd&...