Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Legjenda e Liverpoolit vlerëson talentin e Barcelonës, duke e vendosur përpara dy ikonave të futbollit për nivelin e treguar në moshën 19-vjeçare. Megjithatë, thekson se mbetet për t'u parë nëse do të arrijë statistikat dhe qëndrueshmërinë e tyre.

ANGLI - Lamine Yamal vazhdon të marrë vlerësime nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror. Këtë herë, fjalët e forta për talentin e Barcelonës vijnë nga Steven Gerrard, i cili e konsideron spanjollin më të avancuar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo në të njëjtën moshë.
Gjatë emisionit “Overlap Daily”, ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerard nuk e fshehu admirimin për atë që 19-vjeçari po demonstron në fushën e lojës. Sipas tij, Yamal ka arritur një nivel që e veçon edhe nga emra të tjerë të mëdhenj të futbollit aktual, si Kylian Mbappé dhe Erling Haaland.
“Ka shumë superyje të rinj në të gjithë botën, por mendoj se ai qëndron pak më lart. Sfida më e madhe për të, për njerëzit që e rrethojnë dhe për stafin e Barcelonës, është të ruajë urinë për fitore. Duhet të vazhdojë të dëshirojë të fitojë trofe me ekipin dhe të arrijë çmime individuale. Për sa i përket talentit dhe potencialit, është diçka e jashtëzakonshme”, u shpreh Gerrard.
Ish-mesfushori shkoi edhe më tej, duke e krahasuar drejtpërdrejt me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon, kundërshtarë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij.
“Ai bën gjëra në fushë që nuk i kam parë kurrë nga një 19-vjeçar. Kam luajtur kundër Messit dhe Ronaldos kur ishin të rinj dhe mendoj se Yamal është më i avancuar se ata në të njëjtën moshë. Megjithatë, duhet të shohim nëse do të arrijë të njëjtat statistika dhe të ketë të njëjtën qëndrueshmëri. Do të duhet kohë për ta kuptuar nëse mund të arrijë numrat e tyre të golave”, theksoi anglezi.
Krahasimi bëhet edhe më interesant kur vihen përballë statistikat e tre futbollistëve në të njëjtën moshë, 19 vjeç, 3 muaj dhe 28 ditë. Sipas të dhënave të materialit, Yamal kishte realizuar 73 gola në 204 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa Messi kishte shënuar 15 gola në 57 ndeshje dhe Ronaldo 11 gola në 77 takime.
Yamal ka fituar gjithashtu vëmendje të madhe në garën për Topin e Artë, me dy podiume radhazi në edicionet e përmendura të vitit 2025 dhe 2026. Megjithatë, siç nënvizon edhe Steven Gerrard, sfida e vërtetë për të do të jetë të ruajë këtë nivel dhe ta shndërrojë potencialin e jashtëzakonshëm në një karrierë që mund të krahasohet me atë të dy prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - “Les Bleus” janë shumë pranë sigurimit të një vendi në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Kom...
ITALI - Rikthimi i Ronaldinhos në fushë ka ndezur entuziazmin në Ravenna. Ish-ylli i Barcelonës dhe Milanit, i cili gjatë verës u...
SKOCI - Scott McTominay ka zbuluar një episod të vështirë nga karriera e tij, që e përjetoi vetëm 48 orë para debutimit...
EGJIPT - Lewis Hamilton ka zhvilluar një vizitë në zonën e Rafahut, në Egjipt, për t'u njohur nga afër me operacionet e ndih...
FRANCE - Kombëtarja e Francës ka humbur një tjetër futbollist për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve. Aurél...
ITALI - Azzurrët po përgatiten për përballjen me Francën, por trajneri Roberto Mancini ka humbur një prej alternativave që s...
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidenti i CONMEBOL, Alejandro Domínguez PARAGUAJI - CONMEBOL ka riafirmuar mbështetjen për Giann...
SPANJE - Raphinha ndodhet tashmë në Singapor, ku kombëtarja e Brazilit do të zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër Japonis&eu...
TIRANE - Kombëtarja shqiptare do të përballet me Finlandën mbrëmjen e 12 nëntorit, në një sfidë të rënd&...
SPANJE - Barcelona po shqyrton mundësinë për të përforcuar repartin defensiv gjatë merkatos së dimrit, duke kërkuar nj&...