Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Skandali që mund të trondisë Botërorin, futbollisti “luante me dokumente fantazmë”
7 May 2022, 09:26Nga DOSJA
KILI – Gjashtë muaj para fillimit të “Katar 2022”, një skandal mund të spërkasë finalet, pasi Federata Kiliane e Futbollit denoncoi parregullsi serioze te skuadra e Ekuadorit gjatë fazës kualifikuese të Kupës së Botës. Kombëtarja e këtij vendi akuzohet se ka fshehur identitetin e një prej lojtarëve të tij të quajtur: Byron Castillo.
Avokati i Federatës Kiliane të Futbollit, Eduardo Carlezzo, zbulon për “MARCA” të gjitha parregullsitë e skuadrës ekuadoriane me Bajron Castillon dhe pohon se ai po luan me dokumentacion totalisht false, duke pohuar se në të vërtetë ai është kolumbian.
Kili e ka denoncuar tashmë këtë gjë në FIFA dhe kërkon kualifikimin e tij në finalet Kupën e Botës 2022 të Katarit, në vend të Ekuadorit. Kujtojmë se Bajron Castillo ka luajtur tetë ndeshje me Ekuadorin në fazën kualifikuese për Botërorin, dy prej tyre kundër Kilit.
“Ne kemi bërë një ankesë në FIFA, si rezultat i asaj që besojmë se është një incident shumë i rëndë në aktivizimin e lojtarit Byron Castillo me ekipin kombëtar të Ekuadorit. Ne kemi hetuar tërësisht rastin, për të kuptuar realisht se ku ka lindur lojtari dhe jemi të qartë: ai ka lindur në Kolumbi”,- tha Eduardo Carlezzo për këtë medium.
“Ajo që po theksojmë kategorikisht është se Byron Javier Castillo Segura ka lindur në Tumaco të Kolumbisë, më 25 korrik 1995, ndërkohë që Byron David Castillo Segura, i cili do të kishte lindur më 10 nëntor 1998, nuk ekziston, ai është një fantazmë. Ai është një falsifikim dhe madje një krim sipas ligjeve të Ekuadorit”,- shtoi avokati i Kilit.
“Gjithçka filloi në 2012 në provincën e Guayas (Ekuador), te një klub të quajtur Amerika e Veriut. Pikërisht Byron Castillo ishte regjistruar në atë klub në vitin 2012. Vetë Federata e Ekuadorit e quajti këtë klub si epiqendrën e falsifikimit të dokumenteve të lojtarëve në Ekuador dhe e përjashtoi. Për këtë u arrestuan edhe punonjës”,- pranon Eduardo Carlezzo.
Kupa e Botës 2022 e Katarit është në prag dhe Kili shpreson që FIFA do ta skualifikojë Ekuadorin për këtë parregullsi. Ajo është e befasuar nga ky skandal dhe shpreson që zgjidhja të jetë e shpejtë dhe e favorshme për interesat e saj.
B.T (Dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
ANGLI – Ky është një hap vendimtar në procesin e shitjes së Chelseas. Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly, një biznesmen amerikan, ka nënshkruar një m...
ANGLI – Edhe pse në verë ai do të largohet nga Manchester United, me gjasa mesfushori francez Paul Pogba të mund të qëndrojë në atë qytet në verilindje të...
GJERMANI – Udhëtimi i yjeve të Bayernit në Ibiza fundjavën e kaluar bëri bujë… As trajneri Julian Nagelsmann (34) nuk ishte vërtet entuziast për kët...
SPANJE – Agjencia Ndërkombëtare e Integritetit të Tenisit (ITIA) raportoi këtë të premte se gjashtë tenistë spanjolë u dënuan, nga 7 deri në 22 vjet, për ...
ITALI – E shtuna ka patur emocione të forta edhe në Serinë B të futbollin italian, pasi luheshin ndeshjet e fundit dhe jepeshin verdiktet e këtij kampiona...
ITALI– Në ndeshjen hapëse të javës së 36-të të Serie A, Inter mund Empolin 4-2 me përmbysje dhe, të paktën deri të dielën në mbrëmje, është në krye të ren...
ITALI-Marrëdhënia mes Igli Tares dhe Lazios është kthyer në dashuri dhe urrejtje. Me kalimin e viteve, shqiptari ka treguar se është në gjendje të nxjerrë lojta...